Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Vaj Qepës

//Vaj Qepës

Vaj Qepës

Dobitë shëndetësore të vajit të qepës; Mënyra e përgatitjes

 

Vaji i qepës ka dobi të mrekullueshme shëndetësore sidomos për flokët dhe lëkurën. Vajin e qepës mund ta përdorim gjithashtu në gatime të ndryshme sidomos në salcën e sallatës.

Vaji i qepës është i pasur me: Vitaminë B, C, minerale, sodium, potassium, fosfor, calcium, jod, etj.

Dobitë shëndetësore

– Vaji i qepës është i mrekullueshëm për problemet e lëkurës.

– Ndihmon për kurimin e ekzemës, skuqjet e lëkurës, puçrrat e rinisë, lythat që dalin në pjesë të ndryshme të trupit, heq njollat dhe njëhson ngjyrën e lëkurës.

– Ndihmon edhe për shëndetin e flokëve, ndalon rënien, kuron zbokthin, nxit mbirjen e tij, e gjallëron dhe shkëlqen ngjyrën e tij.

– Pastron gjakun dhe ul kolesterolin në gjak.

– Ndihmon për kurimin e infeksionit të fytit, dhimbjet në kraharor, largon gëlbazën dhe kollën kronike.

– Mbron mëlçinë nga viruset.

– Stimulon sistemin tretës.

– Vret baktieret dhe është antibotik natyral.

– Për infeksionet e kyçeve dhe dhimbjet e këmbëve, ndihmon për kurimin e plasaritjeve të këmbëve.

 

Si mund ta përgatisim?

– Hiqni lëvoren e qepëve.

– Vendosini në një vazo qelqi dhe shtoni vaj ulliri derisa ti mbulojë.

– Vendoseni vazon në një vend me diell për 2-3 javë.

– Gjatë kësaj kohe tundeni  vazon herë pas here.

– Pas tre javësh kulloje këtë masë.

– Ju tani keni vaj qepe natyral.

 

By | 2016-12-11T16:50:22+00:00 December 11th, 2016|Aromaterapia|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!