Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Vaj Luleshëngjini

//Vaj Luleshëngjini

Vaj Luleshëngjini

Dobitë mjekësore të vajit të Luleshëngjinit

 

Vaj i luleshëngjinit nxirret nga gjethet dhe lulet e bimës dhe ka veti kuruese dhe qetësuese. Përdoret gjerësisht në kozmetikë për sëmundjet e lëkurës, qarkullimin e gjakut, relaksimin e muskujve, etj. Përdorimi i tij është i brëndshëm dhe i jashtëm.

Elementët aktiv të vajit të luleshëngjinit: Monoterpenes, oxides, ketones, sesquiterpene alcohols, aldehydes, linalyl acetate, linalol, geraniol, a-terpineol, germacrene-D, B-caryophyllene, sclareol, myrcene, a-pinene, B-pinene, l-limonene, ocimene, terpinolene, 1,8 cineol, linalol oxide, sclareol oxide, a-thujone, and B-thujone.

Dobitë kuruese të vajit të luleshëngjinit

– Largon infeksionet e syve dhe forcon shikimin.

– Aroma e tij qetëson dhimbjet e kokës.

– Lufton stresin dhe depresionin duke masazhuar kokën me të.

– Relakson muskujt dhe largon ngurtësimin e tyre.

– Nxit dëshirën seksuale, ndihmon ata që kanë impotencë.

– Ndikon në hormonet e trupit dhe rrit nivelet e testosteronit.

– Ndihmon për shërimin e shpejtë të plagëve.

– Mbron lëkurën nga infeksionet dhe kruajtjet.

– Masazhimi i trupit me të lehtëson qarkullimin e gjakut, relaksion arteriet, ul rrezikun e problemeve të zemrës.

– Nxit rritjen e flokut dhe lufton zbokthin.

– Redukton inflamacionin e lëkurës, dhe kuron skuqjen dhe kruajtjen e lëkurës.

– Redukton yndyrën dhe ndihmon për kurimin e puçërrave të rinisë.

– Forcon lëkurën dhe parandalon rrudhat.

– Mund të kombinohet edhe me vajin e arrës së kokosit + vaj ulliri + vaj jasmine + vaj dëllinje + vaj bliu.

– Kuron lëkurën e thatë dhe të yndyrshme.

 

Kujdes!!

– Mos përdor vajin e luleshëngjinit nëse ke alergji prej tij (provoje në një pjesë të vogël të lëkurës para se ta përdorësh për masazh).

– Nuk është i këshillueshëm gjatë shtatzanisë.

– Nuk është i këshilllueshëm për ata që pijnë pije alkoolike.

 

By | 2016-12-24T15:30:25+00:00 December 24th, 2016|Aromaterapia|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!