Dobitë e vajit të hudhrës, mënyra e përgatitjes në shtëpi dhe mënyra e përdorimit
Shekuj më parë, paraardhësit tanë janë mbështetur në mrekullitë e natyrës për të qëndruar të shëndetshëm. Një prej ilaçeve më të njohura tradicionale është hudhra, ende e njohur në të gjithë botën për aftësinë e saj të jashtëzakonshme për të luftuar sëmundjet. Përveç të qënit një përbërës që ka përdorim të gjerë në kuzhinë, përbërësit antibacterial, antibiotik dhe antifungal e bëjnë atë një agjent shërimi natyral.
Dobitë shëndetësore të vajit të hudhrës
– Lufton infeksionet e lëkurës
Hudhra është e njohur për efektet e saj antifungale dhe anti-inflamatore, dhe ajo lufton shumë çrregulime të lëkurës si: psoriasis, qerenë, lythat, etj. Një studim nga Journal Nutrition, rezultoi se hudhra ndihmon për të shmangur kancerin e lëkurës, për shkak të përqendrimit të lartë të phytochemicals.
Çfare ju duhet?
• pambuk
• vaj hudhre
Çfarë duhet të bëni?
Vendosni disa pika të vajit të hudhrës në një copë pambuku dhe fërkoni zonat e prekura të lëkurës.
Përsëriteni aplikacionin dy deri në tre herë në ditë.
– Trajton puçrrat e fytyrës
Ju mund të dëshironi të provoni vaj hudhre për të luftuar këtë problem shqetësues dhe kokëfortë. Hudhra është plot e përplot me ushqyes thelbësor dhe antioksidantë të njohur për efektin e tyre në luftën kundra puçrrave të fytyrës. Ajo përmban selen, allicin, vitaminë C, vitaminë B6, bakër dhe zink. Hudhra, duke qenë një agjent anti-inflamator ndihmon gjithashtu për të zbutur lëkurën e përflakur të shkaktuar nga aknet.
Çfarë ju duhet?
- vaj hudhre
- një paketë me baltë nga deti i vdekur
Çfarë duhet të bëni?
- Shtoni disa pika vaj hudhre në një paketë me baltë nga deti i vdekur dhe aplikojeni si pastë në fytyrën tuaj.
- Lereni për 10 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.
- Përsëriteni procesin çdo ditë për të trajtuar aknet e fytyrës.Kujdes!
Mos e mbani maskën në fytyrën tuaj për më shumë se 10 minuta, pasi mund të shkaktojë një ndjesi thumbuese.
– Për flokët
Vaj i hudhrës përmban ushqyes të shumtë që ndihmojnë rritjen e flokëve dhe përmirësojnë shëndetin e tyre. Këto vlera ushqyse ndihmojnë në luftën kundër shumë sëmundjeve të kokës. Vaj hudhrës është një burim i pasur i squfurit, vitaminës E, vitaminës C, vitaminës B1 dhe vitaminës B6, të cilat janë të gjitha ushqyesve të rëndësishme të nevojshme për rritjen më të shpejtë të flokëve dhe për përmirësimin e shëndetit të kokës. Ajo gjithashtu parandalon thyerjen dhe forcon rrënjët e flokëve. Një studim i kryer nga Gazeta Indiane e Dermatologjisë, Venereology dhe Leprology, ka zbuluar se hudhra është e dobishme në trajtimin e alopecia areata, një formë e gjendjes periodike të humbjes së flokëve. Lyerja rregullt e flokëve dhe e kokës me vaj hudhre rrit gjithashtu qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, duke rritur thithjen e ushqyesve thelbësore dhe duke përmirësuar shëndetin e flokëve.
Çfarë ju duhet?
- vaj hudhre
Çfarë duhet të bëni?
- Ngrohni pak vajin e hudhrës dhe aplikojeni në flokë dhe në lëkurën e kokës.
- Lëreni për 5-6 orë.
- Më pas lajeni me shampo natyrale.
– Vaj hudhrës trajton Zbokthin
Kur në rrobat tuaja bie zbokth, kjo është një tregues se zbokthi ka dalë nga kontrolli. Gjëja më e mirë që mund të bëni është që të përdorni vaj hudhre për t’ju ndihmuar në trajtimin e tij.
Çfare ju duhet?
- vaj hudhre
• shampo e butë
Çfarë duhet të bëni?
- Ngrohni vajin e hudhrës dhe aplikojeni butë në lëkurën e kokës.
- Lëreni për disa orë dhe më pas e lani me ujë të vakët dhe shampo.
– Për infeksionet e veshit
Disa infeksione të veshit janë shumë tërënda. Antibiotikët që përshkruhen zakonisht për infeksionin e veshit janë me efekte anësore të dëmshme dhe nuk e kurojnë problemin.
Përdorimi i vazhdueshëm i antibiotikëve nuk është i mirë për ju.
Vaj i hudhrës ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve, dhe ajo gjithashtu ka avantazhin e efekteve antibacteriale.
Çfarë ju duhet?
– Vaj hudhre
– Pikatore
Çfarë duhet të bëni?
Vendosni 2-3 pika nga vaj i hudhrës në vesh dhe qëndroni i shtrirë në anën tjetër për disa minuta.
Infeksioni i veshit – Otitis
– Për dhimbjet e dhëmbëve
Vuan nga një dhimbje dhëmbi e tmerrshme? Mos u shqetësoni! Këtu është një tjetër shqetësim që vaj i hudhrës mund të trajtojë.
Çfare ju duhet
- vaj hudhre
• top pambuku
Çfarë duhet të bëni
- Merrni disa pika vaj hudhre në një top pambuku.
- Mbajeni këtë top në dhëmbin e prekur për 10-30 minuta.
- Përsëriteni këtë procedurë 2-3 herë në ditë për rezultatet më të mira.
Përbërësi allicin, jo vetëm që ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes së dhëmbit, por ai lufton inflamacionin, zvogëlon aktivitetin bakterial dhe parandalon prishjen e dhëmbëve.
Dobi të tjera të vajit të hudhrës
– Përmirëson shëndetin kardiovaskular
Ndihmon në relaksimin e muskujve të enëve të gjakut dhe ul presionin e gjakut.
Vaj hudhrës ofron gjithashtu përfitime anti-inflamatore.
Për rezultate më të mira konsumoni çdo ditë sallatë me perime organike të shoqëruar me vajin e hudhrës.
– Ul kolesterolin e keq
Kolesteroli është një faktor i rëndësishëm që kontribuon në shëndetin kardiovaskular. Vaj i hudhrës ndihmon në uljen e kolesterolit të keq.
– Parandalon sëmundjen Alzheimer
Një përfitim tjetër i vajit të hudhrës është se ai ul rrezikun e sëmundjeve të koinshencës të shkaktuara nga sëmundjet neurodegjenerative.
Për rezultate më të mira konsumoni çdo ditë sallatë me perime organike të shoqëruar me vajin e hudhrës.
– Lufton kancerin
Vaj hudhrës përmban komponime që luftojnë qelizat e kancerit. Përbërësi diallyl disulfide, që gjendet në hudhër, ka aftësi për të shtypur qelizat e kancerit.
SI TA PËRGATISNI VAJIN E HUDHRËS NË SHTËPI
Ju mund ta përgatisni vet vajin e hudhrës në mënyrë shumë të thjeshtë, për përdorim të jashtëm dhe të brëndshëm
– Në një enë qelqi me kapak vendosni 10 thelpi hudhre ose më shumë, të qëruara dhe të shtypura pak.
– Shtoni vaj ulliri të ngrohtë deri sa të mbulojë hudhrat.
– Lëreni 12 orë të mbuluar me kapak, larg dritës dhe nxetësisë.
– Më pas nxirrini të gjitha copat e hudhrës duke i shtrydhur.
– Vajin ruajeni në frigorifer, në enë qelqi me kapak, dhe duhet ta përdorni brenda një jave.