Vaj i Dru Sandalit

 

Vaji i dru Sandalit është nga vajrat më me cilësi në botë, konsiderohet si i ngrohtë, i butë, i ëmbël dhe me aromë të këndëshme. Është përdorur gjerësisht në produktet kozmetike.

Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

Dobitë mjekësore të vajit të dru Sandalit

– Ndihmon për kurimin e shpejtë të plagëve, dhe ulçërave.

– Lehtëson qarkullimin e gjakut në lëkurë.

– Ndihmon për kurimin e celulitit.

– Lufton rrudhat dhe infeksionet e lëkurës.

– Zbut lëkurën e thatë dhe kuron puçërrat e rinisë.

– Ndihmon për kurimin e zgjebes dhe psoriasis.

– Rifreskon lëkurën e  fytyrës.

– Forcon mishrat e dhëmbëve dhe kuron ulçërat e gojës.

– Relakson muskujt e gjithë trupit.

– Largon dhimbjen e kokës dhe migrenën.

– Lufton stresin, ankthin dhe depresionin.

– Ruan lëkurën e fëmijëve nga skuqja, irritimi dhe tharja.

– Mund të kombinohet edhe me vaj lavande, vaj piperi, vaj mire, etj.

Kujdes!

– Në raste të rralla mund të shkaktojë alergji të lëkurës; para përdorimit sigurohu që nuk ke alergji prej tij.