You are here:--Vaj i bajames së ëmbël

Vaj i bajames së ëmbël

2018-01-07T13:37:55+00:00 January 9th, 2018|Categories: Aromaterapia|

Vaj i bajames së ëmbël

 

Vaj i bajames së ëmbël nxirret nga farat e saj dhe  është nga vajrat esencialë më të njohur dhe me dobi të shumta për shëndetin, lëkurën dhe flokët.

Vaji i bajames së ëmbël është i pasur me: proteina, fibra, vitamin;  Thiamine (B1),Ribloflavin (B2), Niacin (B3), Acid Pantotenik (B5), Vitaminë B6, Folate(B9), Vitaminë E dhe K,  Hekur, Magnez, Manganese, Fosfor, Potas, Zink, Sodium. Acid Linoleik (Omega-9), 62% Acid Oleik (Omega-6). Omega-3

Dobitë shëndetësore

– Aktivizon qarkullimin e gjakut dhe parandalon sëmundjet e zemrës.

– Ul  ndjeshëm nivelin i kolesterolit dhe trigliceridet.

– Është një antioksidant i fuqishëm që mbron organizmin nga plakja.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Ndihmon për kurimin e diabetit.

– Lufton  mikroorganizmat e dëmshme të stomakut.

– Pastron  zorrët dhe parandalon problemet e konstipacionit.

– Konsumimi i vajit të pastër të bajames, pakëson rrezikun e kancerit të zorrëve.

– Qetëson dhimbjet muskulare dhe trupore në përgjithësi.

Për flokët; Masazhoni flokët me vaj bajame për:

– Aktivizimin e gjakut dhe  forcimin e rrënjës së flokut.

– Shkëlqimin e flokut dhe zgjatjen e tij .

– Parandalimin e rënies së flokut dhe luftimin e qeresë.

– Përmirëson mbirjen e flokut.

– Ndihmon mbirjen e qerpikëve.

Për fytyrën dhe lëkurën e gjithë trupit; Masazhoni lëkurën me vaj bajame për:

– Hidratimin e lëkurës dhe infeksionet e saj.

– Parandalimin e rrudhave.

– Zbutjen e lëkurës së thatë.

– Largimin e skuqjes së lëkurës dhe alergjive të saj.

– Zbut buzët dhe largon tharjen e tyre.

– Largon të zezat poshtë syve.

– Përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurë.

– Zbardhjen e lëkurës dhe djegien nga dielli.

– Ndihmon për kurimin e Ekzemës, Psoriasis dhe erysipelas (një lloj infeksioni i lëkurës).