You are here:--Vaj i Avokados

Vaj i Avokados

By | 2017-12-03T16:10:29+00:00 December 3rd, 2017|Categories: Aromaterapia|0 Comments

Vaj i Avokados për Lëkurën dhe Flokët

 

Vaji i Avokados nxirret nga fruti i tij. Ky vaj ka shumë dobi kozmetike.

Dobitë e vajit të Avokados për lëkurën

– Ndihmon për kurimin e psoriasis.

– Zbut lëkurën e ashpër.

– Stimulon aktivizimin e gjakut në lëkurë.

– Pastrues i fytyrës nga qelizat e vdekura në të.

– Zbardh ngjyrën e lëkurës.

– Shkëlqen lëkurën dhe ndalon acarimin e saj

– Ndihmon për kurimin e puçërrave të rinisë.

– Forcon lëkurën dhe largon rrudhat.

– Mbyll poret e mëdha në fytyrë dhe i jep një pamje më rinore.

Mënyra përdorimi

– Masazhon fytyrën me vaj avokado dhe e lë për 10 min.

– Maskë vaji për një fytyrë të butë dhe të shëndetëshme:  kombinoni vaj avokado+ vaj bajame+ vaj arrë kokosi + vaj trëndafili (masa të njëjta). E maszhon fytyrën dhe e lë për 20 min.

Për flokët

– Zbut flokun e thatë dhe të ashpër.

– I jep flokut shkëlqim dhe gjallëri.

– Ndihmon zgjatjen e flokut.

– Ndalon rënien dhe nxit mbirjen e flokut.

– Mbron flokët nga rrezet e diellit dhe nga faktorë të tjerë të jashtëm.

– Forcon flokun e dobët dhe redukton thyerjen dhe këputjen e tij.

– Vaji i avokados është i dobishëm edhe për flokë të yndyrshëm, hap poret dhe largon yndyrën e dëmshme nga lëkura e kokës.

Mënyra përdorimi

– Masazhon lëkurën e kokës me vaj avokado dhe e lë për 30 min, dhe më pas e lan me ujë të vakët.

– Vaj ulliri + vaj avokado masazhon flokët dhe e lë për 30 min.