You are here:-, Bota Bimore-Vaj Arganit

Vaj Arganit

By | 2017-11-12T23:17:56+00:00 November 11th, 2017|Categories: Aromaterapia, Bota Bimore|0 Comments

Dobitë e Vajit të  Arganit

 

Arabisht: الأرغان أو الأرقان أو لوز البربر

Anglisht: Argan.

Emri shkencor: Argania spinosa L.

Familja: Sapotaceae.

Argani është pemë shumëvjeçare me lartësi 8-10m, me gjethe të vogla e ovale, me lule të vogla, me pesë petale e me ngjyrë të verdhë në të gjelbër, me fryt të gjatë, me lëvozhgë të trashë e të hidhur.

Origjina e arganit është Maroku, Kjo pemë gjendet në tokë gëlqerore, në një mjedis gjysmë-shkretëtirë në Marok. Vaj i nxjerrë nga argani është përdorur nga grate marokene që në kohët e lashta për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, rrudhat, flokët, reumatizmën, etj.

Dobitë mjekësore të vajit të Arganit

– Parandalon formimin e qelizave tumorale në lëkurë.

– Ndihmon në  trajtimin e puçrrave të fytyrës.

– Zvogëlon plakjen e parakohshme, duke rritur normën rigjeneruese të  qelizave të shëndetshme të lëkurës.

– Mbron lëkurën, flokët dhe thonjtë nga dëmet e shkaktuara nga rrezatimi UV.

– Ndihmon në lehtësim e dhimbjeve të muskujve dhe nyjeve; Masazhoni me disa pika të vajit të pastër Argan në lëkurën tuaj mbi zonën e prekur.

– Kur aplikohet mbi flokë, vaj Arganit parandalon tharjen dhe dëmtimin e flokëve nga faktorët e mjedisit.

– Forcon thonjtë; Kur aplikohet në gishtat e këmbëve, vaj Arganit ndihmon në promovimin e thonjve të shëndetshëm.

– Ndihmon në kurimin e psoriasis dhe ekzemës.

– Masazhimi i trupit me vaj të araganit inkurajon qarkullimin e gjakut dhe lufton celulitin e lëkurës.

– Ndihmon në mbylljen e çarjeve të lëkurës nga shtatzania ose mbipesha.

Kujdes!

Vaj komercial i arganit duhet te perdoret vetem nga jashte mbi lekure apo floke, dhe jo per perdorim te brendshem nga goja. Per perdorim te brendshem mund te perdoret vetem vaj i arganit i prodhuar ne menyre artizanale te posaçme, qe njihet ne disa zona te Afrikes dhe Marokut.