Dobitë e uthullës së rrushit dhe mënyrat e përdorimit

 

Uthulla e rrushit është një nga llojet e uthullës që përdoret në përgatitjen e disa lloje të salcës, ajo gjithashtu është antibakteriale dhe është përdorur në mjekësinë bimore për trajtimin e infeksioneve. Uthulla e rrushit konsiderohet si kurues dhe eliminiues i shumë sëmundjeve.

Dobitë mjekësore të uthullës së rrushit

Pini çdo ditë një filxhan të vogël uthull  rrushi të përzier në një gotë uji për kurimin e këtyre sëmundjeve:

– Për të rritur fluksin e gjakut nëpër arterie.

– Për të mbrojtur trupin nga qelizat kancerore.

– Për të ulur kolesterolin.

– Për pastrimin e gjakut dhe mëlçisë.

– Pijeni para gjumit për lehtësimin e gjumit.

– Për uljen në peshë dhe tretjen e yndyrave.

– Uthulla e rrushit ndihmon për dobësim; shtoni një lugë uthull çdo ditë në sallatën me perime, dhe kjo mënyrë ndihmon për uljen e peshës brënda një muaji. Kjo konsiderohet shumë e shëndetshme sidomos për ata që nuk mund të bien në peshë apo që nuk mund të frenohen në konsumimin e ushqimit.

– Uthulla e rrushit për lëkurën; uthulla e rrushit tendos lëkurën, ndihmon në formimin e indeve të dëmtuara dhe e shkëlqen atë; masazho lehtë lëkurën më uthull rrushi për 3 min, më pas lajeni me ujë të vakët. Kjo bëhet dy herë në javë ose sipas nevojës.

– Uthulla e rrushit për dhimbjet e fytit; uthulla e rrushit zhbllokon rrugët e frymëmarrjes, kuron bajamet e infektuara; në një gotë me ujë shtoni 3 lugë uthull dhe bëni gargarë tre herë në ditë (ose më shumë sipas nevojës).

– Uthulla e rrushit qetëson dhimbjet e kokës; në një gotë uji shtoni 1 lugë uthull + 1 lugë mjaltë. Kjo recetë  e qetëson dhimbjen e kokës menjëherë, kjo mënyrë konsiderohet mënyra natyrale më e shpejtë për dhimbjet e kokës.

– Uthulla e rrushit për astmën; thith avullin e uthullës së rrushit për kurimin e astmës.

– Uthulla e rrushit për të vjellat; një peshqir të njomë me uthullën e rrushit vendose mbi stomak për të ndaluar të përzierat dhe të vjellat.

 – Për shëndetin e flokëve; lajini flokët me uthull rrushi dhe ujë.