You are here:-, Zemra Gjaku-UTHULLA E HUDHRES

UTHULLA E HUDHRES

By | 2017-11-21T12:28:00+00:00 November 20th, 2017|Categories: Ushqimi, Zemra Gjaku|0 Comments

UTHULLA E HUDHRES; RECETA E MREKULLUESHME E ZEMRES

 

Dobitë e uthullës së hudhrës

  1. Kjo recetë shkrin të gjitha llojet e yndyrave dhe kolesterolin precipitat, përmirëson metabolizmin në trup dhe rrit fleksibilitetin e arterieve dhe venave, duke parandaluar kështu sëmundjet e mëposhtme:

– Ngritjen e tensionit të gjakut.

– Infarktin në zemër.

– Trashjen e fibrave të indeve shtrëngues, si për shembull arteriet, mëlçinë dhe zorrët me sekrecion të brendshëm në sistemin nervor qendror.

  1. Përmirëson shikimin dhe mbulon çrregullimet e bebëzës së syrit.
  2. Nëse e ndjek rregullisht këtë recetë, rinia e qelizave të trupit përtërihet me më shumë se 10 vite, me lejen e Zotit.
  3. Ndihmon në uljen e peshës së trupit, gjë e cila është vërtetuar edhe nga përvoja jonë.

Zemra dhe receta e mrekullueshme

Nuk ka dyshim se ai që zhytet për të vështruar në origjinën e mjekësisë konvencionale, dhe në atë që na ka përcjellë kultura origjinale arabe, e mbledhur në librat e të parëve për të nxjerrë në dritë të mirat e tyre, dhe duke u bazuar në metodologjinë e provës dhe përvojës, gjen se kjo mjekësi (mjekësia e vjetër bimore arabe) i ka përfshirë të gjitha bazat e mjekimit dhe ilaçit, dhe se mjekësia moderne nuk ka shkuar larg kësaj, madje arritjet më të fundit të mjekësisë moderne janë pikërisht ato ku kanë arritur dijetarët dhe shkencëtarët tanë të parë prej bazave të mjekësisë. Mjekësia moderne nuk ka shtuar ndonjë gjë të madhe mbi ato baza, madje në fund e ka gjetur veten të takohet me mjekësinë e të parëve.

Në këtë artikull të përmbledhur do të përmendim disa nga fjalët e shkencetareve të parë në lidhje me këtë çështje si dhe disa manifestime të mrekullive profetike në këtë temë, veçanërisht në temën që po flasim, që ka të bëjë me zemrën dhe problemet që i kanosen asaj dhe të gjithë sistemit të qarkullimit të gjakut, nisur edhe nga fakti që sipas statistikave, shkaku i parë për vdekjet e menjëhershme e të papritura janë sëmundjet e zemrës, me në krye infarktin e zemrës.

Fakte

Statistikat në vendet perëndimore tregojnë se 30% e vdekjeve që ndodhin atje, janë për shkak të prekjes nga problemet e arteries koronare. Dhe arsyet për këtë kthehen te konsumimi i ushqimeve me shumë yndyrë, sidomos me kolesterol dhe trigliceride, të cilat me kalimin e kohës mund të rezultojnë në depozitimin e kësaj yndyre në murin e brendshëm të arterieve (intima), duke shkaktuar kështu arteriosklerozën, dhe më pas infarktin në zemër ose në tru, ose ngushtimin të bllokimeve të arterieve kryesore që ushqejnë organe të tjera kryesore si sytë dhe veshkat, si dhe problemet që pasojnë, veçanërisht në pacientët me diabet, i cili konsiderohet si një nga faktorët kryesorë për raste të tilla.

Pirja e duhanit është gjithashtu një nga arsyet e njohura që i shkaktojnë këto probleme (të koronares). Pastaj vjen një tjetër faktor: lëvizja e pakët, gjë e cila zgjidhet duke ushtruar sport dhe ushtrime fizike, gjë e cila vepron në djegien e yndyrave.

Dhe shkaku i fundit, nga shkaqet që njihen deri më sot, është depresioni, të cilin shkenca moderne e ka bërë një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve në përgjithësi dhe të sëmundjeve të zemrës në veçanti.

Mrekullitë shkencore në fjalët e profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!)

Profeti ynë i nderuar, Muhamedi (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!), vendosi një rregull mrekulli, ku mblodhi të gjitha sekretet e sëmundjeve dhe të shërimit, në hadithin ku flet për zemrën dhe thotë: «A nuk gjendet në trup një copë mishi, e cila nëse është e shëndetshme, është i shëndetshëm i gjithë trupi, dhe nëse prishet, prishet i gjithë trupi? Ajo është zemra.» Kjo është një mrekulli e pashoqe nga një pejgamber analfabet, sepse siç është vërtetuar tani: Gjaku pompohet nga zemra përmes arterieve që gjenden në trup, të cilat me rolin e tyre ushqejnë qelizat e trupit me ushqimet e nevojshme dhe me oksigjen, veprojnë për nxjerrjen e mbeturinave dhe toksinave nga qelizat jashtë trupit nëpërmjet organeve të caktuara për këtë. Pikërisht këtu tërheqim vëmendjen për këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, e ajo është se mjekësia moderne sot përqëndrohet në faktin se substancat që veprojnë si antioksidantë janë një nga faktorët më të mëdha që i parandalojnë trupit të keqen e kancerit.

Dhe siç është vërtetuar, arritja e oksigjenit te qelizat në mënyrë të rregullt dhe të plotë, si dhe procesi i nxjerrjes jashtë nga trupi të dioksidit të karbonit dhe toksinave në përgjithësi, është diçka që ia largon qelizave të trupit të keqen e oksideve, dhe kjo nuk mund të bëhet veçse nga një zemër e shëndoshë. Pikërisht këtu e kuptojmë sa e mrekullueshme është fjala e Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!). Madje shtoj këtu, se në këtë fjalë profetike gjejmë thirrje për të bërë kërkime të mëtejshme rreth gjithçkaje për shëndetin e zemrës.

Ndoshta në çështjen e dietës ku ka arritur mjekësia moderne më së fundi pas shekujsh të gjatë, ka tregues për këtë gjë, të cilën Profeti -paqja qoftë mbi të, e ka përmbledhur me fjalën e tij: «Ne jemi një popull që kur hamë, nuk hamë sa të ngopemi (por hamë pak)».

Po kështu, përmend diçka prej asaj që kanë lënë dijetarët tanë në kulturën tonë të persekutuar dhe të lënë në harresë, për fat të keq. Dëgjo se ç’thotë mjeku i arabëve, El Harith ibën Keldeh: «Koka e mjekësisë është dieta».

Prej rregullave të Galenit (mjekut të lashtë grek) ishte: «Vazhdueshmëria e shëndetit arrihet me lënien e përtesës nga lodhja dhe me lënien e ngopjes me ushqim dhe pije.” Këtu, ai bën shenjë për dy gjëra të rëndëishme: sportin dhe dietën.

Shkaku i fundit që përmend mjekësia moderne (në lidhje me sëmundjet e zemrës dhe koronareve) është depresioni, stresi, gjendjet shpirtërore dhe emocionale që kalon njeriu. Këtë gjë ne e argumentojmë me fjalën e Allahut të Madhëruar: “A mos vallë do të vrasësh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë në këtë Fjalë (Kuran)?” [Kurani: El Kehf, 6]. Po kështu, me fjalën e të Dërguarit të Allahut: “Zoti im! Ty të kërkoj mbrojtje nga pikëllimi dhe mërzitja!”

Medito pak rreth fjalës së Galenit: «Shqetësimi është fikje e zemrës dhe pikëllimi është sëmundje e saj». Pastaj e provoi këtë fjalë me eksperiment, duke marrë një kafshë të ndjeshme dhe duke e lënë të trishtuar për disa ditë. Kur e theri atë, e gjeti zemrën e saj të dobësuar e të tretur, shumica e së cilës ishte shuar. Në këtë mënyrë, ai provoi se kur në zemër variojnë shqetësimet e pikëllimet njëri pas tjetrit, ajo dobësohet dhe tretet, kështu që paraljmëroi pas kësaj për pasojat e shqetësimit dhe pikëllimit, të cilave u vendosi edhe një përkufizim: “Pikëllimi është për atë që ka kaluar kurse shqetësimi për atë që do të vijë në të ardhmen. Ruaju pikëllimit, sepse pikëllimi është largim i jetës.”

Përmendim këtu edhe fjalën e Ibn el-Kajim el-Xheuzije: «Mjekësia e mjekëve përballë mjekesisë së Profetëve të Allahut, është si mjekësia e pleqve përballë mjekësisë së mjekëve». Pra, recetat që i ka dhënë i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) janë shpallje nga Allahu, i Cili di gjithçka për njeriun dhe se çfarë i bën mirë atij.

Ndoshta mjekësia moderne ka bërë një hap të madh dhe të mrekullueshëm në fushën e trajtimit kirurgjik, në operacionet e zemrës me anë të Cardiac Catheterization në lidhje me hapjen e arterieve dhe valvulave të arteries koronare, por është për të ardhur keq se edhe në dritën e përparimit të konsiderueshëm në mjetet e trajtimit kirurgjikal të sëmundjeve të zemrës, përsëri vazhdojnë të vdesin një numër i madh njerëzish çdo vit për shkak të sëmundjes së arterise koronare, brenda një apo dy orësh nga ndodhja e krizës së sëmundjes.

Po kështu, hapja e arterieve dhe intervenimi kirurgjik nuk i pengon shkaqet që çojnë në këtë gjendje të sëmundjes, kështu që ekziston mundësia e përsëritjes së problemit dhe e bllokimit të arterieve në të ardhmen, në qoftë se i sëmuri nuk i ndjek me përpikmëri udhëzimet e mjekut dhe nuk kujdeset për veten e tij duke e ruajtur atë në maksimum. Shumica e mjekëve kardiologë janë bashkuar në mendimin se reduktimi i numrit të vdekjeve që rezultojnë nga arteria koronare qëndron në theksimin e rëndësisë së masave parandaluese, e në veçanti duke i bindur njerëzit të mos pinë duhan dhe të mësojnë gjithçka në lidhje me simptomat e krizës (atakut) të zemrës, të cilat po i përmendim në vijim:

Simptomat e krizës (sulmit) të zemrës

  1. Dhimbje të forta në qendër të gjoksit.
  2. Vështirësi në frymëmarrje.
  3. Djersitje.
  4. Ndjesi e rënies së fikëve (e humbjes së ndienjave).

Këto simptoma janë tregues pothuajse i sigurtë për një sulm (atak) në zemër, gjë e cila kërkon ndihmë mjekësore.

Më lejoni që së fundi të nxjerr në pah se Islami e ka ndaluar pirjen e duhanit, dhe se fjala e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit -paqja qoftë mbi të, padyshim që ishte një mrekulli, kur ai tha: «Nuk lejohet dëmtimi dhe as kthyerja e dëmit me dëm!» Këtu, ai (Muhamedi –salallahu alejhi ue selem) ka përmbledhur të fshehtat e mjekësisë parandaluese me dy fjalë.

Në mbyllje!

Meqenëse jemi duke folur për recetën e mrekullueshme që vepron në parandalimin dhe eliminimin e shkaqeve të sëmundjeve të zemrës, me lejen e Allahut, vlen të përmendet se Profeti -paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Uthulla është gjellë e bekuar. O Zot! Bekoje uthullën! Uthulla është gjella e pejgamberëve, dhe nuk ka për t’u varfëruar ajo shtëpi në të cilën ka uthull.” Ky është një nga dhjetëra hadithe të përcjella me zinxhir transmetuesish të rregullt dhe të saktë, dhe të transmetuara në librat e hadithit me në krye Sahihun e Buhariut dhe atë të Muslimit, ku në të gjitha ato bekohet uthulla dhe tregohet rëndësia dhe vlera e saj për çdo shtëpi dhe njeri.

Mjekësia Bimore Arabe disponon program trajtimor të posaçëm për të gjithë të sëmurët me zemër dhe diabet, që vepron për pastrimin e arterieve, hapjen e valvulave të mbyllura të koronares dhe kthimin e nervave në gjendjen e tyre normale, dhe si rrjedhojë i eliminon të sëmurëve me diabet gjurmët dhe simptomat e frikshme të kësaj sëmundje.

Përgatitja e Uthullës së Hudhrës në shtëpi

– 200 ml uthull molle

– 200 gram hudhra te qeruara dhe te shtypura

– I vendos ne nje kavanoz qelqi qe mbyllet mire me kapak dhe nuk i futet ajri, por duke lene nje hapesire prej 4-5 cm nga kapaku i kavanozit e deri te niveli i uthulles me gjithe hudhrat.

– Pastaj e mbyll mire kapakun dhe e vendos ne frigorifer.

– E lini per 10 dite pa e hapur.

– Pas 10 ditesh, e hapni dhe e kulloni uthullen, i largoni hudhrat, ndersa lengun e kulluar e futni perseri ne vazo, dhe e mbyllni perseri mire, e vendosni ne frigorifer dhe e lini per dy dite. Ne diten e trete eshte gati per perdorim.