Ushqimet më të mira për të qëndruar energjik gjatë gjithë ditës

7 Ushqimet më të mira për të qëndruar energjik gjatë gjithë ditës

 

Kur filloni të vini re që nivelet e energjisë tuaj janë duke u ulur, ju keni tendencë të pini një filxhan kafeje ose diçka të ëmbël? Kjo mund t’ju mbajnë enrgjik për pak kohë, por ka të ngjarë të jetë një zgjidhje afatshkurtër.

Ndjekja e një diete të ekuilibruar është një mënyrë e shkëlqyer për të siguruar që të kemi më shumë energji.  Shtimi i ushqimeve të pasura me energji në vaktet tona mund të jetë vetëm nxitja që na nevojitet..

Këto janë disa nga ushqimet më të mira për të rritur energjinë gjatë ditës

– Bajamet

Bajamet e papërpunuara, të pakripura  janë një ushqim i shkëlqyeshëm, veçanërisht nëse ndiheni të lodhur. Bajamet përmbajnë disa lloje të vitaminës B, të cilat ndihmojnë trupin të shndërrojë ushqimin në energji. Bajamet përmbajnë gjithashtu magnez, i cili është i nevojshëm për muskujt që të funksionojnë në  mënyrë optimale. Nivelet e ulëta të magnezit mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur më shpejt kur ushtroheni.

– Tërshëra

Fillimi i ditës me një tas me tërshërë mund t’ju ndihmojë të keni energji të qëndrueshme! Tërshëra përmban beta-glukan, një formë e fibrës së tretshme që ngadalëson tretjen e ushqimit. Kjo do të thotë që trupi nuk thith glukozën (sheqerin) shpejt, kështu që ju do të qëndroni energjik më gjatë. Tërshëra është gjithashtu e pasur me një numër të vitaminave B, të cilat ndihmojnë trupin të metabolizojnë energjinë.

– Spinaqi

Spinaqi është një burim vërtet i mirë i hekurit, për të cilin trupi ka nevojë për të prodhuar energji. Hekuri në spinaq quhet hekuri “no-haem”, i cili është një formë që trupi ynë nuk e përthith aq lehtë. Për të përfituar sa më shumë nga spinaqi ose perime të tjera me gjethe jeshile, përpiquni të shtoni ushqime të pasura me vitaminë C në të njëjtin vakt. Për shembull, mund të shtoni disa speca të kuq ose disa feta portokalli.

– Veza

Vezët  mund t’i sigurojnë trupit energji në disa mënyra dhe është e lehtë të shtoni vezë në ushqimet tuaja të preferuara. Vezët janë një proteinë e plotë, që do të thotë se ato përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore që trupi ynë ka nevojë për të kryer detyrat, si ndërtimi i indeve dhe prodhimi i energjisë. Vezët përmbajnë gjithashtu hekur dhe zink, dy minerale që mund të ndihmojnë për të mbajtur lart nivelin e energjisë tuaj.

– Orizi kaf

Ju mund të mos mendoni për orizin kaf kur mendoni për ushqime për energji, por, orizi kafe përmban mangan, një mineral që ndihmon enzimat  të zbërthejnë proteina dhe karbohidrate për t’i dhënë energji trupit. Orizi kafe është gjithashtu një burim i fibrave dhe ka një GI të ulët (indeksi glicemik) që do të thotë se trupi merr një lëshim të ngadaltë të energjisë për një periudhë më të gjatë kohore.

– Molla

Nëse ndonjëherë po përpiqeni të qëndroni zgjuar, merrni një mollë! Mollët ofrojnë një furnizim të qëndrueshëm të glukozës në trup dhe muskuj, që do të thotë se energjia lëshohet gjatë një periudhe më të gjatë kohore. Mollët janë një burim i fibrave të tretshme që mund t’ju bëjnë të ndjeheni të ngopur  për më gjatë.

– Salmoni

Një nga ushqimet më të mira për energji është edhe salmoni. Ai është një burim i proteinave, acideve yndyrore omega-3 dhe vitaminave B. Në veçanti, salmoni është një burim i vitaminës B6, niacin dhe riboflavin – të cilat ndihmojnë për ta kthyer ushqimin në energji. Shtimi i salmonit në pjatë  mund të jetë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndihmuar në uljen e inflamacionit, i cili mund të shkaktojë ndjenja të lodhjes.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook