Shenjat paralajmëruese të mungesës së zinkut

8 Shenjat paralajmëruese të mungesës së zinkut dhe si ta rregulloni

 

Zinku është një mineral vital që është i nevojshëm për një sistem të shëndetshëm imun dhe për riparimin e ADN-së. Ai gjithashtu lufton dëmtimin oksidativ, luan rol në ndarjen dhe rritjen e qelizave, mundëson ndjenjën e shijes dhe erës, shpejton shërimin e plagëve dhe lehtëson ndarjen e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave.

Rreth 2 miliardë njerëz në mbarë botën vuajnë nga mungesa e zinkut.

Vazhdoni të lexoni për të kuptuar nëse jeni në rrezik të mungesës së zinkut dhe të zbuloni se çfarë mund të bëni për këtë.

Pse zinku është kaq i rëndësishëm?

Zinku është një mineral esencial pikërisht për shkak se është i nevojshëm në aktivitetin katalitik të rreth 300 enzimeve, si dhe në aspekte të shumta të metabolizmit qelizor.

Për gratë shtatzëna, mbajtja e niveleve optimale të zinkut është edhe më e rëndësishme pasi ajo mbështet rritjen normale dhe zhvillimin e fetusit.

Duke qenë se edhe mungesa më e vogël  e zinkut kontribuon në një numër problemesh shëndetësore, ne duhet të marrim zink nga dietat tona çdo ditë, veçanërisht pasi trupi ynë nuk është në gjendje ta ruajë mineralin.

A jeni në rrezik mangësie të zinkut?

Disa njerëz janë në rrezik mangësie më shumë se të tjerët, duke përfshirë:

– Ata që kanë një dietë të pamjaftueshme.

– Vegjetarianët dhe veganët; sepse burimet më bioavailable të zinkut, janë të bazuara në kafshë.

– Ata me sëmundje gastrointestinale që pengojnë thithjen, duke përfshirë kolitin ulçeroz, sëmundjen e Crohn, sindromën e zorrëve të shkurtra dhe diarrenë kronike.

– Ata me sëmundje kronike të mëlçisë ose veshkave.

– Ata me diabet.

– Alkoolistët, meqë alkooli zvogëlon absorbimin e zinkut dhe rrit sekretimin e zinkut urinar.

– Ata që plotësojnë sasi të mëdha hekuri.

– Gratë shtatzëna dhe ato me gji.

8 Shenja paralajmërue që keni mangësi të zinkut

  1. Imuniteti i dobët

Nëse nivelet e zinkut janë duke u ulur, një nga shenjat e para mund të jetë që jeni duke u sëmurë më shpesh.

Sistemi imunitar, mbrojtja e trupit tonë kundër infeksionit dhe sëmundjes, ndikohet fuqimisht nga marrja e lëndës ushqyese, duke përfshirë atë të zinkut.

Zinku ndihmon rritjen e qelizave dhe lehtëson prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që ne kemi nevojë për të luftuar bakteret dhe viruset. Ai luan gjithashtu një rol në apoptozën – ose vetëvrasjen e qelizës – ku qelizat që nuk janë më të nevojshme ose janë kërcënim për shëndetin tonë janë programuar të vdesin.

Zinku është gjithashtu efektiv në parandalimin e inflamacionit të tepërt – diçka që lidhet me një sërë sëmundjesh si astma, alergjitë, sëmundjet e zemrës, kanceri, plakja e parakohshme dhe më shumë.

  1. Humbja e shijes dhe aromës

Vini re se kohët e fundit nuk mund të nuhatni trëndafilat tuaj të çmuar? Apo ndoshta, kafja juaj e errët e mëngjesit papritmas nuk shijon?

Nivelet adekuate trupore të zinkut janë të nevojshme për të prodhuar një enzimë të quajtur anhidrasi karbonik, i cili është kritik për shijen dhe erën, që do të thotë humbje e këtyre shqisave të rëndësishme, është një nga shenjat klasike të mungesës kronike të zinkut.

  1. Flokë dhe thonj të dëmtuar

Për shkak se zinku luan një rol në ndarjen dhe rritjen e qelizave dhe lehtëson shërimin, mosmarrja e mjaftueshme mund të thotë që flokët dhe thonjtë tuaj vuajnë.

Qelizat që prodhojnë lëkurën, flokët dhe thonjtë kanë nevojë për nivele të qëndrueshme të zinkut për të nxitur rritjen e shëndetshme të këtyre indeve. Si rezultat, mund të vëreni që në thonjtë tuaj shfaqen njolla ose vija të bardha, ose ato mund të rriten ngadalë ose të jenë të prirura për t’u thyer.

  1. Probleme të lëkurës

Puçërra, akne cistike dhe madje edhe disa skuqje të lëkurës mund të tregojnë nivelet e zinkut të pamjaftueshëm.

Këto probleme shfaqen sepse zinku ndihmon në strukturën e duhur të proteinave dhe membranave qelizore, ka efekte anti-inflamatore dhe madje mbron kundër rrezatimit UV që çon në plakjen e parakohshme.

Hulumtimet kanë zbuluar se meshkujt dhe femrat me puçrra serioze kanë nivele më të ulëta të zinkut.

Zinku rrit gjithashtu nivelet e vitaminës A (retinol) në trup – një lëndë tjetër ushqyese që luan rol të madh në shëndetin e lëkurës.

  1. Shërimi i ngadaltë i plagëve

Shërimi i vonuar i plagëve  është një tjetër shenjë e zakonshme që keni nevojë për më shumë zink në dietën tuaj. Pa këtë faktor të rëndësishëm, qelizat përpiqen të ndahen dhe të rriten më shpejt se çduhet, duke rezultuar në kohë më të gjata shërimi.

Zinku është gjithashtu veçanërisht efektiv në përshpejtimin e shërimit të plagëve rreth gojës.

  1. Humbja e vizionit

Nëse keni problem me shikimin natën, apo edhe gjatë ditës, merrni parasysh dietën tuaj.

Nivelet e larta të mineralit gjenden në makulën, pjesë e retinës së syrit, duke bërë që studiuesit të besojnë se zinku është jetik për vizionin. Zinku mundëson Vitaminën A për të krijuar melaninën, e cila mbron syrin. Disa studime tregojnë se marrja e zinkut të mjaftueshëm mund të përmirësojë vizionin natën.

Plotësimi i trupit me zink ngadalëson progresin e degjenerimit makular të moshës (shkaku kryesor i humbjes së shikimit) me 25% dhe humbjen e shikimit të syrit me 19%.

  1. Memoria dhe përqendrimi i dobët

Zinku, kjo lëndë ushqyese e pabesueshme, luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbështetjen e formimit të kujtesës dhe stabilitetit njohës, pasi që rregullon komunikimin ndërmjet neuroneve dhe hipokampusit për të përmirësuar aftësitë e kujtesës dhe të të mësuarit.

Duhet të theksohet se zinku absorbohet mirë kur sigurohet së bashku me një ekuilibër të duhur të ushqyesve të tjerë, siç janë ato që gjenden në ushqimet e plota.

  1. Depresioni ose Stresi

Përqendrimi dhe kujtesa nuk janë pjesë e vetme e trurit që ndikon zinku – ai luan një rol në modulimin e reagimit të trurit dhe trupit ndaj stresit gjithashtu.

Zinku është gjetur të mungojë në serumin e njerëzve që përjetojnë depresion. Çuditërisht, sa më shumë që është në depresion, niveli i zinkut në serum është më i ulët! Kjo vlen edhe për stresin – siç zakonisht kur jemi të stresuar, depresuar ose të dyja, trupat tanë kërkojnë ushqyes shtesë për t’u marrë me implikimet fizike të këtyre emocioneve.

Plotësimi me zink ka treguar se ka efekte antidepresive, dhe trajtimi me ilaçet kundër depresionit zakonisht kthen nivelet e zinkut në serum në normale.

Burimet më të mira të zinkut

Për shkak se është më e lehtë, më e shëndetshme dhe më e sigurt për të marrë konsum adekuat të zinkut nga një dietë e ekuilibruar e cila përmban nivelet e duhura të ushqyesve të tjerë të rëndësishëm, më poshtë janë disa nga burimet më të mira ushqimore të këtij minerali:

– Mishi i kuq e organik.

– Gjeli i detit.

– Gruri i plotë dhe tërshëra.

– Bishtajoret.

– Fara kungulli, farat e pishës, arrat.

– Spinaqi, marule, brokoli.

– Karkalecat, peshku, midhjet.

Sa Zink na duhet?

Sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë;

Burrat mbi moshën 19 vjeç duhet të synojnë 11 mg zink çdo ditë.

Ndërsa gratë kërkojnë vetëm 8 mg.

Gratë që janë shtatzëna kërkojnë 11 mg.

Ndërsa ato me fëmijë në gji duhet të përpiqen për 12 mg në ditë.

Ata që kanë mangësi të zinkut, fillimisht mund të kërkojnë më shumë zink për të rikthyer nivelet normale.

Nëse keni ndonjë prej simptomave të mësipërme, ju mund të keni i mangët në zink dhe një vizitë tek mjeku mund tju ndihmojë për të vërtetuar këtë!

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook