Ushqimi i modifikuar gjenetikisht

Published On: February 1st, 2023Categories: Ushqimi0 Comments on Ushqimi i modifikuar gjenetikisht

Ushqimi i modifikuar gjenetikisht; 7 gjërat që çdo konsumator duhet të dijë

A po përpiqeni të zgjidhni ushqimin tuaj dhe t’i largoheni  ushqimit të modifikuar gjenetikisht, dhe organizmave të modifikuar gjenetikisht (të njohur edhe si OMGJ)? Ja se çfarë duhet të dini për të blerë me mençuri në supermarket.

Ja çfarë bën ushqimi OMGJ me shëndetin tuaj

  1. Ushqimet e modifikuara gjenetikisht janë të lidhura me probleme të rënda shëndetësore

Ushqimet që janë modifikuar gjenetikisht ndryshojnë strukturën e ADN-së, e cila kryen përmirësimin e organizmit. Disa studime kanë treguar një lidhje të mundshme midis ushqimeve të modifikuara gjenetikisht dhe sëmundjeve të tilla si: kanceri, infertiliteti dhe alergjitë e rënda.

  1. Soja dhe misri të modifikuar gjenetikisht janë ndoshta në shumicën e ushqimeve që blini

Rreth 90% e kulturave bujqësore të sojës dhe të misrit janë modifikuar gjenetikisht. Meqenëse pothuajse të gjitha ushqimet e përpunuara përmbajnë derivatet e tyre dhe misër, kultura më e madhe e cila është element kryesor për ushqimin e kafshëve, edhe gjasat janë të larta që ju po hani ushqime të modifikuara gjenetikisht. Shikoni për përbërës si maltodekstrin, shurup të lartë fruktoze misri (HFCS), dekstrozë, lecithin soje, dhe niseshte misri.

  1. Nuk janë vetëm bimët; Edhe kafshët janë inxhinieruar gjenetikisht

Salmoni është një peshk gjenetikisht i projektuar dhe rritet në ferma. Edhe mishi i kafshëve që nuk  ushqehen me bar është OMGJ. Blini vetëm peshk të egër  dhe mish që është ushqyer me bar organik.

  1. Sot, 80 % e artikujve të dyqaneve ushqimore rrjedhin nga OMGJ-të

Përveç misrit dhe sojës, ushqime të tjera janë aprovuar për modifikim gjenetik dhe përfshijnë vajin e kanolas dhe produktet e kafshëve si qumështi, vezët dhe sallamrat. Gjithashtu, në listë janë edhe: panxhar sheqeri, papaja, jonxha, kungulli i njomë dhe kungulli i verdhë.

  1. Ju duhet të kontrolloni kodet e ushqimeve

Kodet që fillojnë me “9” janë organike. Kodet që fillojnë me “4” nënkuptojnë se ushqimi ka gjasa të trajtohet kimikisht me një herbicid, pesticid, ose të dyja së bashku. Megjithëse kodet që fillojnë me “8” kanë për qëllim të përcaktojnë modifikimin gjenetik, shumica e supermarketeve nuk e kanë përshtatur atë praktikë etiketimi me prodhimet e tyre, prandaj është mirë të pyesni. Për Shembull: Organike – 973634; Konvencionale – 450801.

  1. Mos harroni: Edhe ushqimi organik mund të ketë gjurmë të OMGJ-ve

Megjithëse rregullat organike ndalojnë ‘përdorimin’ e modifikimit gjenetik në bujqësinë organike, nëse aeroplani spërkat misrin e modifikuar gjenetikisht në fushën e misrit tuaj organik, atëherë ai nuk mund të jetë ushqim organik. Në fakt, disa nga fermat e misrit organik që ushqehen pulat apo kafshë të tjera, përmbajnë nivele të OMGJ-ve. Fermerët organikë përpiqen për të shmangur kontaminimin, sidomos për të korrat si misri dhe soja, por kjo mund të jetë e vështirë. Ju duhet të blini vetëm ushqim që jeni të sigurtë se nuk përmban OMGJ.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook