You are here:-, Ushqimi-Ushqimet më të mira për fëmijët

Ushqimet më të mira për fëmijët

2018-03-27T14:50:11+00:00December 13th, 2017|Categories: Fëmijët, Ushqimi|

Ushqimet më të mira që ndihmojnë rritjen e shëndetshme të fëmijëve

 

Një dietë ushqyese dhe e ekuilibruar është nga gjërat më të rëndësishme për një fëmijë në rritje. Fëmijët kanë energji, dhe nevoja për lëndë ushqyese është më e lartë se tek të rriturit. Gjatë fazëz së rritjes trupi ka nevojë për vitamina dhe minerale për zhvillimin e duhur të trupit dhe të mendjes. Shumë të rinj ushqehen me ushqime të shpejta (fastfood) dhe kjo gjë i çon ata drejt obizitetit dhe shtimit në peshë. Prindërit duhet të kontrollojnë dhe të këshillojnë fëmijët e tyre për konsumimin e ushqimeve të shëndetëshme dhe të gatuara në shtëpi.

Ja disa nga ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën e fëmijëve:

Qumështi

Qumështi është jashtëzakonisht i domosdoshëm dhe i dobishëm për fëmijët. Kalciumi dhe fosfori, dy minerale të rëndësishme të qumështit, janë të domosdoshme për zhvillimin e shëndetshëm të kockave, dhëmbëve dhe thonjve; gjithashtu Vitaminat A, B2, B6, B12, D janë të rëndësishme. Deri në dy vjeç fëmijët duhet të ushqehen me qumështin e nënës dhe më pas me qumësht të skremuar. 1-2 gota qumësht në ditë janë të rëndësishme për një fëmijë në rrritje.

Vezët

Vezët luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe funksionimin e trurit; përmbajnë sasi të lartë të proteinave, vitamin B, D, acide yndyrore, omega -3, zink, hekur, selen.  Ju mund ti gatuani në shumë mënyra, të ziera, të fërguara. Një vezë në mëngjes i siguron fëmijës energji të qëndrueshme që zgjat gjatë gjithë ditës.

Brokoli

Brokoli është një nga burimet më të mira të perimeve që përmbajnë fibra, calcium, magnes, zink, acid-folik; këto lëndë mbrojnë shikimin, shmangin dëmtimin e qelizave, ndihmojnë tretjen, përmirësojnë sistemin nervor. Fëmijët duhet të konsumojnë çdo ditë brokoli të papërpunuar, të zier në avull ose supë e zier pak.

Boronica

Boronicat janë të shijshme dhe super të shëndetëshme për fëmijët në rritje. Boronicat përmbajnë anti-oksidant, anti-bakterial, anti-diarreike, fibra, hekur, zink, magnes, vitamin B, C; këto lëndë mbrojnë trupin nga toksinat dhe mbajnë kockat të forta.  Boronicat janë të ëmbla dhe shumica e fëmijëve i pëlqejnë, ju mund t’i shtoni në kos ose në drithëra.

Kosi

Në veçanti salca e kosit apo kosi grek është i domosdoshëm për fëmijët. Bakteriet e mira të pranishme në kos stimulojnë imunitetin dhe ndihmojnë tretjen. Ai përmban gjithashtu kalcium, proteina, zink, fosfor, vitamin B. Konsumimi i përditshëm i kosit promovon kocka dhe dhëmbë të fortë si dhe plotëson nevojat e larta të energjisë së fëmijëve. Nëse fëmija nuk e pëlqen kosin, mund ti shtoni, rigon, mjaltë, fruta ose pak çokollatë.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë renditur nga perimet më ushqyese dhe shumë të dobishme për shikimin dhe shëndetin e lëkurës. Ato janë të pasura me beta-carotene, carotenoids, vitamin, A, C, E, kalcium, hekur dhe fibra. Shumica e fëmijve i pëlqejnë patatet e ëmbla. Ju mund ti servirni të ziera, të pjekura ose supë.

Tërshëra

Që fëmijët të jenë energjik gjatë ditës, duhet që në mëngjes të konsumojnë fara tërshëre ose bukë tërshëre. Tërshëra është konsideruar si një nga ushqimet më të mira të mëngjesit. Humultimet kanë treguar se fëmijët që konsumojnë tërshërë në mëngjes janë më të përqëndruar dhe më të vëmendshëm në shkollë. Tërshëra është e pasur me vitamin B dhe E, zink, dhe kalium, që ndihmojnë zhvillimin e trurit dhe funksionin e tij. Gjithashtu janë burim i mirë i fibrave të cilat  e ndihmojnë fëmijën të jetë në shëndet të mirë e të plotë. Ju mund ti servirni me qumësht ose me kos dhe fruta.

Djathi

Djathi është një ushqim i pasur me kalori dhe ndihmon rritjen e fëmijëve. Djathi përmban sasi të mirë të kalciumit, proteinave, vitamin B12 dhe fosfor. Gjithashtu ai është zëvëndësues i mishit, për shkak të sasisë së lartë të proteinave të cilat mirëmbajnë trupin dhe riparojnë indet.

Peshku

Fëmijët në rritje duhet të konsumojnë të paktën dy herë në javë peshk. Peshku është i pasur me proteina, i ulët në yndyra, i pasur me vitamin B , omega -3, acide yndyrore; këto lëndë forcojnë shikimin, parandalojnë depresionin, mbajnë zemrën të shëndetëshme. Peshku më i mirë për fëmijët është peshku solomon, ton. Shmangni peshkun shpatë dhe marlinin, sepse këto lloj peshqish përmbajnë nivele të larta të merkurit që mund të kenë ndikim negativ në zhvillimin e sistemit nervor të fëmijës.

Bishtajoret

Bishtajoret janë super ushqyese dhe të dobishme për fëmijët. Përmbajnë sasi të larta anti-oksidante, proteina, kalcium, fibra, hekur, kalori, sodium, vitamin B. Konsumimi i bishtajoreve i mban fëmijët energjik, përmirëson gjëndjen shpirtërore të tyre, mban zemrën të shëndetëshme, mban peshën nën kontroll, etj. Nga llojii bishtajoreve theksojmë fasulet, thjerrëzat, sojën, bizelet, etj.

Inkurajoni fëmijët tuaj për të ngrënë këto superushqime për të përfituar një gamë të gjërë vitaminash, proteinash dhe mineralesh që ata kanë nevojë për të qëndruar të shëndetshëm.