Ushqimet më efektevie për pastrimin e mëlçisë, gjakut dhe të trupit nga toksinat

 

Rekomandimet e mëposhtme janë të vlefshme për të gjithë njerëzit, të sëmurë e të shëndetshëm, por kuptohet që për të sëmurët duhen ilaçe të posaçme dhe këto rekomandime mund të ndiqen përkrah ilaçeve natyrale që Mjekësia Arabe ofron për çdo sëmundje të caktuar.

Jeta moderne është karakterizuar me sulme të vazhdueshme në trupin e njeriut, kryesisht të shkaktuara nga kimikatet që vijnë nga ushqimet e përpunuara, ndotja e mjedisit, etj.

Pastrimi i mëlçisë nga toksinat, në mënyrë natyrale duke konsumuar ushqime të ndryshme, mund të përmirësojë performancën e saj dhe mund të parandalojnë sëmudjet e mëlçisë në të ardhmen.

Këto janë disa prej ushqimeve që rekomandohen dhe të cilat kontribojnë në pastrimin e mëlçisë dhe trupit nga helmet:

Hudhra: edhe një sasi e vogël e hudhrës ka aftësinë për të aktivizuar enzimat e mëlçisë dhe ndihmon për pastrimin e mëlçisë nga toksinat. Hudhra përmban sasi të larta të Allicin dhe selen, dy substanca natyrale që ndihmojnë për pastrimin e mëlçisë nga toksinat.

Grejpfrut: grejpfrut përmban sasi të lartë të vitaminës C dhe antioksidantë që ndihmojnë procesin e pastrimit në mënyrë natyrale të mëlçisë. Një gotë e vogël me lëng të freskët nga  grejpfrut ndihmon mëlçinë në punën e saj të rëndësishme dhe pastrimin e kimikateve dhe toksinave të trupit.

Panxhari dhe karrota: panxhari dhe karrota përmbajnë sasi shumë të mëdha të beta-carotene dhe flavonoids, dy substanca natyrale që janë vecanërisht efektive për përmirësimin e funksionit të mëlçisë.

Çaj jeshil: çaj jeshil është shumë i dashur për mëlçinë, përmban një numër të madh të antioksidantëve që ndihmojnë në dekompozimin e toksinave në mëlçi. Çaj i jeshil ka vecori medicinale që kontribojnë për shëndetin e trupit dhe gjëndjes shpirtërore.

Perimet e gjelbëra: perimet e gjelbëra janë një aleat i fortë i mëlçisë, ato mund të hahen të përpunuara, të freskëta ose të shtrydhura në lëng. Këto perime kanë kapacitet të lartë për të absorbuar toksinat që gjenden në gjak. Perimet e gjelbëra ofrojnë mbrojtje të mirë kundër metaleve të rënda, kimikateve dhe ushqimeve jo të shëndetshme që konsumojmë. Përmendim vecanërisht: spinaqin, lakërishtën, sallatën jeshile, qepën e njomë, trangullin, etj. Këto perime karaktrizohen në mënyrë të vecantë për të inkujaruar rrjedhjen bilare që heq mbeturinat nga gjaku dhe në këtë mënyrë parandalojnë afrimin e tyre nga pjesët e tjera të trupit…

Avokado: avokado ndihmon trupin të prodhojë glutathione, të cilat janë të nevojshme pë veprimtarinë e mëlçisë dhe procesin e pastrimit të trupit dhe mëlçisë nga toksinat.

Molla: molla ka nivele të larta të pectin, i cili është përbërës kimik i domosdoshëm për pastrimin e trupit dhe mëlçisë nga toksinat.

Vaj i ullirit; vaji organik i ullirit ka aftësi për të absorbuar toksinat e dëmshme nga trupi, absorbimi i toksinave me anë të vajit të ullirit është një mënyrë shumë e lehtë për mëlçinë.

Drithërat e plota: orizi i zi, gruri i zi ose elbi, janë shumë të pasura me vitamin B, përmirësojnë metabolikën e plotë të yndyrës në trup gjë që ndihmon për funksionet e mëlçisë. Por duhet të shmangni miellin e bardhë, dhe shumë ushqime alternative nga drithërat e përpunuar.

Brokoli dhe lulelakra: brokoli dhe lulelakra përmbajnë lëndë që ndihmojnë për rritjen e sasisë së glucosanolates në trup, kjo lëndë ndihmon mëlçinë në procesin e prodhimit të enzimave të nevojshme për funksionimin e punës së saj.

Limoni; Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C, e cila ndihmon trupin për shpërbërjen e materialeve toksike dhe i kthen ato në ujë. Lëngu i freskët i limonit është shumë i rekomanduar.

Arra; Arra përmban nivele të larta të aminoacideve të cilat ndihmojnë në procesin e pastrimit të mëlçisë. Arra përmban gjithashtu omega-3 dhe glutathione, të cilat pastrojnë mëlçinë. Përtypeni mirë para ngrënies dhe kështu trupi absorbon materialet e nevojshme më lehtë.

Produkti bimor “Liver Health Restore” per rigjenerimin e plote te melçise

Dobite shendetesore

– Rigjeneron qelizat e melçise, shpejton krijimin e qelizave te reja dhe pastron qelizat e vdekura.

– Stimulon funksionet e melçise dhe lufton dhjamosjen e saj.

– Ndihmon ne kurimin e te gjitha çrregullimeve te melçise perfshire edhe Cirrozën.

– Ndihmon ne rigjenerimin e mëlçisë se dëmtuar nga alkooli, hepatiti dhe ilaçet kimike.

– Mbron qelizat e mëlçisë nga dëmtimi.

– Tonik për qelizat e mëlçisë.

– Antibiotik natyral, anti-bakterial dhe antioksid për nxjerrjen e helmeve dhe toksinave nga mëlçia.

– Pastron gjakun dhe forcon mendjen

– Parandalon mpiksjet e rrezikshme të gjakut dhe parandalon goditjet në tru.

– Aktivizon pankreasin, ul sasinë e sheqerit në urinë dhe në gjak.

– Pastrues i fortë i trupit dhe vret shumë lloje bakteriesh.

– Forcon stomakun, largon thartirën e stomakut.

Shënim!

– Liver Health Restore eshte ilaç bimor i perfituar nga bimet e egra shkretinore, i sigurte per te gjithe, dhe nuk ka efekte anesore te demshme.

– Liver Health Restore nuk permban ruajtes kimik, shtesa, ngjyroses apo aromatizues, por vetem ruajtes natyral krejtesisht bimor.

– Produkti eshte ne forme te kapsulave dhe merret 3 here ne dite nga 1 kapsule para ngrenies.

– Klikoni mbi foton me siper per te mesuar me shume rreth produktit.