Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Ushqimet e Autizmit

Ushqimet e Autizmit

Autizmi; Ushqime që duhen konsumuar

dhe ushqime që duhen shmangur

 

Autismi i referohet një çrregullimi zhvillimor në fëmijërinë e hershme. Autizmi është një çrregullim zhvillimor afat-gjatë që ndikon në aftësinë e individit për të bashkëvepruar me botën që e rrethon. Autizmi besohet të rrjedh nga gjenetika trashëgimore ose pabarazitë neurologjike.

Fëmijët më autizëm zhvillojnë simptomat para moshës 3 vjeçare, dhe çrregullimi tenton të ndikojë katër herë më shumë djemtë se sa vajzat.
Fëmijët të cilët shfaqin simptomat e sjelljes me autizëm mund të përmirësohen në një masë të konsiderueshme, nëse trajtohen në mënyrën e duhur.

Ushqimet që ndihmojnë të sëmurët me autizëm

– Mishi organik; duhet të jetë pa dhjam dhe i  zier mirë.

– Mishi i bardhë: këshillohen pula organike.

– Mëlçitë.

– Vezët;  Një burim cilësor i proteinave. Këshillohen vezët organike të ziera pak.

– Kosi i holluar dhe kefiri nuk përmbajnë shumë kasein dhe mund të konsumohen. Kaseina e tyre është e thyer në pjesë nga enzimat e prodhuara nga bakteret të cilat përmirësojnë shëndetin.

– Qumështi i njeriut, dhisë dhe i devesë ka tipin A2 të kaseinës dhe ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit.

– Vaj i ullirit: Është perfekt.

– Vaj i peshkut: Përmban acide omega 3. Çdokush, i ri, i vjetër, apo fëmijë duhet ta përdorë. Ky lloji vaji nuk të shton në peshë dhe mund të përdoret në verë dhe dimër. Vaj i peshkut përmban vitaminën D, e për këtë arsye nuk mund të përdoret shumë gjatë verës.

Farat e lirit: Mbas vajit të peshkut është burimi i dytë më i rëndësishëm i omega 3. Fillimisht piqini ngadalë dhe thërrmojini. Hidhni 2-3 lugë të vogla në sallatë, ose mund t’i shtoni në pjatën e kosit.

– Uthulla (sidomos uthull molle) është shumë e shëndetshme.

– Mjalti origjinal: lufton helmet, redukton alergjitë dhe helmimin nga ushqimet.

– Thjerrëzat, fasulet e bardha, bishtajat jeshile, bizelet etj.

Spinaqi, manaferrat, kivi, fasulet jeshile, speci jeshil, patatet e ëmbla etj. janë të pasura me vitaminë K, kalcium dhe magnez.

Hudhrat, qepët: Hudhrat janë një nga ushqimet më të rëndësishme për të parandaluar qelizat nga oksidimi. Ato ndihmojnë në detoksifikimin e metaleve të rënda për shkak të përmbajtjes së sulfurit. Qepa gjithashtu është po aq e vlefshme sa hudhra.

– Vitaminat: Vitamina B ndihmon për  lehtësimin e simptomave, ndihmon në metabolizmin e karbohidrateve dhe proteinave. Vitamina B6 për autizmin është thelbësore në trup, për prodhimin e pyroxidal-5-fosfat që është e nevojshme për metabolizmin e karbohidrateve dhe proteinave. Vitamina B12 për autizmin është gjithashtu një vitaminë e grupit B që është e dobishme për zhvillimin e trurit. Cobalamine metil në vitaminën B12 ndihmon rigjenerimin dhe zhvillimin e sistemit nervor qendror.

Vitamina D është elementi thelbësor mbrojtës ndaj sëmundjeve të kockave, reumatizmës, kancerit, sidomos të lëkurës dhe sëmundjeve të tjera kronike.

– Chlorella ose spirulina (lloje algash), mund të përdoren, ato mund të mposhtin metalet e rënda me nivelin e lartë të klorofilës.

– Këshillohet uji natyral i pasur me minerale. Ose i ujë i filtruar.

Ushqime që duhen shmangur

– Mielli i bardhë dhe i rafinuar( mielli i grurit, thekrës, elbit) duhet të eliminohen.

– Ushqimet e përpunuara.

– Ëmbëlsirat artificiale.

– Ngjyrosësit e pijeve.

– Qumështi  i lopës, deles si dhe produktet e tyre përmbajnë kazeinë, dhe mund të shkaktojnë efekte të dëmshme në qelizat e trurit.
– Përpiquni të shmangni antibiotikët sa më shumë të jetë e mundur.

– Ushqimet e detit (peshku, midhjet dhe karkalecët) janë kategorikisht të ndaluara për shkak të përmbajtjes në nivele të larta të hekurit.

– Produktet e sojës duhet të eliminohen.

– Fëmijët me autizëm janë gjetur të jenë shumë alergjik ndaj disa ushqimeve si vezët, peshku, frutat e detit, arrat, kikirikët, dhe soja. Eliminimi i këtyre ushqimeve mund të përmirësojë simptomat.

– Lëngjet e gazuara: Çdo lloj i tyre është i ndaluar.
– Mos përdorni ushqime të konservuara.

Aktiviteti fizik

– Këshillohet të ecet shpejt për të paktën gjysmë ore, ose të vrapohet lehtë.

– Ushtrimet që shkaktojnë lodhje duhet të eleminohen.

– Thithja e ajrit të pastër rrit nivelin e oksigjenit në qeliza.

– Këshillohet të flihet para orës 22:00. Mos flini më pak se 6 orë dhe jo më shumë se 9 orë.

– Mos flini me stomakun plot.

Kura Bimore per Autizmin

 

 

By | 2017-07-21T18:45:33+00:00 April 13th, 2017|Autoimune & Gjenetike|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!