You are here:-, Ushqimi-Ushqime të dëmshme që i jepni fëmijëve

Ushqime të dëmshme që i jepni fëmijëve

By | 2017-11-20T14:57:53+00:00 November 20th, 2017|Categories: Fëmijët, Ushqimi|0 Comments

Ushqimet më të dëmshme që ju i ofroni fëmijës tuaj dhe çfarë duhet t’u ofroni në vend të tyre

Kush prej prindërve nuk dëshiron për të parë fëmijët e tij të lumtur, duke shijuar ushqimin që ata duan? Prindërit janë të lumtur kur i ofrojnë fëmijëve ushqime të shijshme, por ajo që nuk mund të kuptojnë shumë njerëz, është se disa prej këtyre ushqimeve «të shijshme» nuk mund të jenë të shëndetshme për fëmijët.

Edhe pse fëmijët e hanë të lumtur këtë lloj ushqimi , është më mirë që prindërit të mos ia ofrojnë atë fëmijëve  të tyre.

Pra, cilat janë ushqimet që nuk duhet ti ofroni  fëmijëve tuaj, dhe çfarë duhet të ofroni në vend të tyre?

Është e natyrshme që fëmija të ndihet i uritur gjatë pasdites dhe pas një periudhe pasi ka ngrënë drekë, është gjithashtu e natyrshme që prindërit ti ofrojnë  fëmijës së tyre një vakt të vogël.

Por a janë të gjitha ushqimet  të shëndetshme?

Mundet që  shumë ushqime të lehta të ofruara nga prindërit për fëmijët e tyre, të duken si të shëndetshme, por në fakt nuk janë të tilla aspak.
Në të vërtetë prindërit duan që të kujdesen gjithmonë për të ruajtur shëndetin e fëmijëve të tyre, atëherë është e nevojshme të identifikohen ushqimet që fëmijët e tyre preferojnë dhe të përpiqen t’i mbajnë ata larg tyre sa më shumë të jetë e mundur.

– Lëng frutash komercial

A mund të jetë një lëng frutash artificial i dëmshëm për shëndetin e fëmijës?
Shumë prindër kanë tendencë për t’i siguruar fëmijëve të tyre lëng frutash të gatshëm, pa e ditur se çfarë përmbajnë këto shishe të lëngjeve me ngjyra dhe të ëmbël, të cilët mund të jenë të dëmshme për shëndetin e fëmijës.
Shkrimet në shishet  konfirmojnë se lëngu  është bërë nga fruta natyrale, por preferohet të mos mbështeteni  plotësisht në këto fjalë.
Sasia e sheqerit në lëngje është nga gjërat negative dhe të dëmshme për fëmijën. Përveç problemeve të shkaktuara në prishjen e dhëmbëve, këto pije përmbajnë kalori të larta që nuk kanë ndonjë përfitim ushqyes.
Kjo së bashku me ngjyrat artificiale që përmbajnë pijet artificiale. Prandaj , do të ishte më mirë një frut i plotë, në mënyrë që fëmija të përfitojë të gjitha dobitë që gjenden në kokrrën e plotë.

Cila është alternativa më e sigurtë?

Ekspertët nuk ndalojnë rreptësisht të qëndroni larg nga lëngjet e frutave, por t’i minimizoni ato sa më shumë të jetë e mundur, dhe t’i zëvendësoni  ato me lëng frutash natyral të përgatitur në shtëpi.
Është mirë që prindërit, në vend të lëngut artificial, t’i ofrojnë fëmijëve lëng manaferrash, lëng  rrushi, lëng mandarine,lëng bananeje, lëng shege, etj. Këto janë frutat më të preferuara nga fëmijët.

– Biskota dhe ëmbëlsira të gatshme

Prindërit e dinë shumë mirë se ëmbëlsirat e gatshme nuk janë ushqim i shëndetshëm, por ata ia ofrojnë fëmijëve, sepse ata i duan fëmijët e tyre dhe duan t’i bëjnë të lumtur ata duke i dhënë  ushqimin që ata duan.

Kush nga prindërit nuk i jep fëmijës një copë tortë, apo biskota të gatëshme me qumësht gjatë pasdites?

Është për të ardhur keq se ushqimet e gatshme bëjnë pjesë në mesin e ushqimit më të keq, duke qenë i pasur me yndyra të hidrogjenizuara, të cilat kurrë nuk janë konsideruar të shëndetshme.
Fëmijët i pëlqejnë këto ushqime të ëmbla apo të kripura, por këto ushqime nuk konsiderohen të dobishme për veprimtarinë e tyre intelektuale.
Ekspertët thonë se këto pasta janë të lartë në yndyrë të dëmshme dhe e bëjnë fëmijën  të plogësht dhe të lodhur.
Problemi i këtyre ushqimeve nuk qëndron vetëm në këtë yndyrë, por ato janë konsideruar të mbushura me sheqer.
Fëmija nuk mjaftohet vetëm me një copë prej tyre, ai mund të konsumojë shumë prej tyre, sidomos kur është duke luajtur në kompjuter apo para tv.
Fëmija gjatë lojës në kompjuter ose duke parë tv, nuk është i përqëndruar tek sasia e ushqimit që ai konsumon.

Cila është alternativa e shëndetëshme për këtë?

Nuk është e nevojshme t’i japësh fëmijës ëmbëlsira pas çdo ngrënie,  por mund t’i japësh sasi të vogla gjatë ditës.
Mënyra më e mirë është që t’i gatuani në shtëpi ëmbëlsirat, biskotat,etj,  dhe kështu jo vetëm që siguroheni në përbërësit që përdorni, por edhe i gëzoni fëmijët duke i gatuar ato së bashku me ta.

– Patatina dhe patate të skuqura

Fëmijëve i  pëlqen të hanë patate të skuqura si një meze e lehtë gjatë pasdites.
Patatinat mund t’ju duken  «të pafajshme» dhe të shëndetshme, por ato përmbajnë një sasi të madhe të kripës, e cila shkakton dehidratim të fëmijës dhe e shtyn atë që të pijë lëng të ëmbël. Ndërsa patatet e skuqura përmbajnë sasi të lartë të yndyrës, e cila shkakton mbipeshë, sëmundje të zemrës, probleme të tretjes, etj.

Cila është alternativa?

Në vend të patateve të skuqura si një ushqim të lehtë për fëmijët, ekspertët këshillojnë që t’i ofroni atyre misër ose patate të ziera ose të pjekura në skarë, pasi këto janë të pasura në fibra.
Misri dhe pataja të përgatitur në mënyrë të shëndetëshme, janë të ulët në yndyrë.