Ushqime që rrisin në fshehtësi Kolesterolin e dëmshëm

Kujdes! Ushqime që rrisin në fshehtësi Kolesterolin e dëmshëm

 

Rritja e kolesterolit të dëmshëm në organizëm është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore me të cilat përballen shumë njerëz sot dhe ky problem mund të rezultojë nga një dietë jo e shëndetshme.

Këtu janë një grup ushqimesh që rrisin në mënyrë të fshehtë kolesterolin në trup

  1. Mishi i kuq

Mishi i kuq përmban sasi të larta të yndyrave të ngopura, të cilat rrisin nivelet e kolesterolit të keq në trup.

  1. Ushqimet e skuqura

Ushqimet që skuqen në vaj janë të larta në yndyrna të ngopura, të cilat rrisin në mënyrë të fshehtë nivelin e kolesterolit.

  1. Mishi i përpunuar

Sasitë e larta të konservuesve dhe kripës, të cilat përdoren në përpunimin e mishit, janë ndër shkaqet më të rëndësishme të kolesterolit të lartë.

  1. Ushqimet e tymosura

Ushqimet e tymosura nuk janë aspak të shëndetshme dhe mund të ndihmojnë në rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak, ndaj nuk duhet të mashtrohemi nga ajo që shkruhet në etiketat shëndetësore në këto ushqime.

  1. Sheqeri

Sheqeri i rafinuar ul nivelet e lipoproteinave me densitet të lartë, ose kolesterolit të mirë, të cilat janë të mira për trupin

  1. Produktet e qumështit me yndyrë të lartë

Edhe pse produktet e qumështit janë të pasura me minerale esenciale si kalciumi, ato përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha yndyrnash të ngopura që rrisin kolesterolin e keq.

  1. Pitet dhe pastat

Pitet dhe pastat janë plot yndyrë dhe gjithçka që ndihmon në rritjen e kolesterolit.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook