You are here:-, Ushqimi-Ushqime që ndihmojnë për gjatësinë e trupit 

Ushqime që ndihmojnë për gjatësinë e trupit 

2018-02-04T19:37:46+00:00 February 5th, 2018|Categories: Fëmijët, Ushqimi|

Ushqime të mahnitshme që ndihmojnë për gjatësinë e trupit

Gjatësia apo Lartësia ka qenë gjithmonë një çështje shqetësuese për të gjithë. Njerëzit me lartësi të  shkurtër shpesh vuajnë nga besimi i ulët dhe kompleks inferioriteti kur ata gjenden ballë për ballë me homologët e tyre shtatlartë. Ndërsa, ka një gamë të gjërë të produkteve në dispozicion që ndihmojnë për rritjen e lartësisë. Kryesisht, lartësia varet nga gjenet, nga lloj i ushqimit dhe ushtrimet e duhura. Burrat vazhdojë të rriten deri në moshën njëzet e pesë vjeç, ndërsa gratë arrijnë lartësinë e plotë në moshën tetëmbëdhjetë deri nëntëmbëdhjetë vjeç.

Lartësia rregullohet nga një lloj hormoni i quajtur Hormoni Njerëzor  Groëth (HGH). Ai është i sekretuar nga gjëndrra e hipofizës që rrit lartësinë e trupit. Prandaj,  është e rekomanduar për të marrë ushqime që ndihmojnë funksionin HGH.

Edhe pse lartësia e trupit është e përcaktuar gjenetikisht, gjithashtu është fakt i njohur se zgjatja varet nga disa faktorë të jashtëm dhe të ushqyerit është një prej tyre. Lartësia e dobët mund të jetë si rezultat i rritjes së ngadaltë për shkak të ushqimit të pamjaftueshëm. Kështu, duke ndjekur një dietë të ekuilibruar është absolutisht thelbësore për përmirësimin e perspektivave të rritjes, veçanërisht gjatë viteve të adoleshencës, për të marrë një trup të mirë-ndërtuar. Ushqimi i duhur dhe ushtrimet fizike  janë të nevojshme për të arritur gjatësinë optimale dhe për të patur një peshë të ekuilibruar.

Sigurohuni që trupi juaj të marrrë këto lloje të ndryshme të ushqyesve për të ndërtuar muskujt dhe kockat tuaja. Sasi e mjaftueshme e kalciumit, mineraleve, vitaminave dhe proteinave duhet të përfshihen në dietën tuaj të përditëshme.

– Proteinat: Proteinat janë blloqet ndërtuese të trupit tonë dhe kështu mund të ndihmojnë për të fituar lartësi, duke ndërtuar indet e ndryshme. Aminoacidet janë të dizajnuara për: hormonet e rritjes, për mbajtjen e shëndetshme të kockave, muskujve, indeve, organeve të brendëshme, lëkurën, dhëmbët.

Mungesa e proteinave mund të shkaktojë disa probleme shëndetësore të tilla si: dobësim të muskujve, rritje anormale, sistem imunitar të dobët, zhvillim të pamjaftueshëm mendor.
Prandaj, karbohidratet duhet të zëvendësohen me ushqime që janë të pasura në proteina, të tilla si: peshku, vezët, qumështi dhe bishtajoret. Proteinat  janë një përbërës i nevojshëm në ushqim për të ndihmuar zgjatjen e  trupit.

– Mineralet: Ushqime që përmbajnë minerale si: magnezi, fosfori, fluori, jodi, hekuri dhe mangani, gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e lartësisë.

Kalciumi është mineral thelbësor për rritjen dhe mirëmbajtjen e kocave të forta.

Pijet e gazuara, kripërat e tepërta, sheqeri, yndyrat dhe kafeja  duhet të kufizohen, pasi ato veprojnë si frenues të kalciumit, duke ndikuar negativisht në rritjen tuaj. Droga dhe pirja e tepruar e duhanit mund të pengojë rritjen dhe të ketë efekte të tjera të dëmshme për shëndetin.

– Vitaminat: Vitamina D është jetike për zhvillimin e kockave të forta dhe të shëndetshme dhe mungesa e saj mund të rezultojë në rritjen e kockave të dobëta dhe statutit të shkurtër. Përveç vitaminës D, vitamina të tjera si vitamina A, vitamina B1, B2 ose riboflavin, vitamina C ose acidi Askorbik dhe Omega 3 janë të nevojshme për rritjen normale. Këto janë të përfshira kryesisht në fruta dhe perime.

Ushqimet më të mira që ndihmojnë për zgjatjen e trupit natyrshëm

– Qumështi: Kalciumi është jetik për rritjen dhe mirëmbajtjen e kockave të forta dhe vepron si një përforcues për lartësi. Qumështi është një burim i shkëlqyer i kalciumit. Përveç kësaj, ai ka vitaminë A, e cila ruan kalciumin në trup. Ai gjithashtu përmban proteina të cilat ndihmojnë në ndërtimin e qelizave tona. Qumështi mund të tretet lehtë dhe lehtëson asimilimin maksimal të proteinave. Qumështi i skremuar është i lirë nga yndyra dhe përmban 100% proteina. Të paktën 2 gota qumësht është rekomandimi ditor.
Përveç qumështit, edhe produktet e tij  po ashtu duhet të konsumohen për të pasur një efekt mbi lartësinë. Produkte të qumështit si: djathi, kosi, janë të pasura me vitamina A, B, D dhe E. Ato gjithashtu përmbajnë proteina dhe kalcium. Vitamina D dhe kalciumi janë të domosdoshme për rritjen. Mangësia e vitaminës D mund të rezultojë në lartësi të ulët.

– Frutat dhe Perimet: Përveç rritjes së lartësisë, frutat dhe perimet luajnë një rol vendimtar në mbajtjen e një jetese të shëndetshme. Ato janë një burim i madh i vitaminave, fibrave, kaliumit dhe acidit folik. Vitamina A ndihmon në zhvillimin e kockave dhe indeve. Frutat si: bostani, grejpfrut, papaja, mango, shalqiri dhe kajsia janë të bollshme në vitaminë A. Vitamina A gjendet edhe në perime si: karrotat, bizelet, kungulli, brokoli, spinaqi, lakra, patatet e ëmbla, manaferrat, dhe domatet gjithashtu përmbajnë vitaminë C, të cilat ndihmojnë në rritjen e shëndetshme të kockave dhe kontribojnë në lartësinë e një personi.

– Mishi i pulës: Mishi i pulës është një nga burimet më të larta të proteinave në mesin e ushqimeve të kafshëve. Në fakt, ai siguron sasi të madhe të proteinave për të ndërtuar indet dhe muskujt. Sigurohuni që të konsumoni pulë organike.

– Drithërat e plota; janë burim kryesor i energjisë në trupin tonë. Përveç kësaj, ato ofrojnë vitaminë B, fibra, hekur, magnez dhe selen. Konsumi i tyre duhet të rritet, sidomos gjatë pubertetit, kur fëmijët kalojnë nëpër një fazë të rritjes së shpejtë. Orizi i zi, gruri i plotë, janë të dobishme për rritjen e duhur.

– Vezët: Vezët janë gjithashtu një burim i mirë i proteinave. Albumina e tyre ka 100% proteina, por ju duhet t’i konsumoni ato të ziera. Vezët gjithashtu përmbajnë vitaminë B2, e cila është e njohur edhe si riboflavin. Në mënyrë që të merret masa e duhur për lartësinë, duhet të merren 2-3 vezë në bazë ditore.

– Farat: farat e sojës, kungullit, lulediellit, etj,  përmbajnë sasi të larta në mesin e të gjitha ushqimeve vegjetariane. Rekomandohet të konsumohet deri në 50g fara në ditë. VEGJETARIANËT mund të përmbushin kërkesat e tyre me proteina  të mara nga farat.

– Peshku dhe frutat e detit; ndihmojnë në rritjen në masë të kockave, duke ndihmuar kockat të rriten në gjatësi. Konsumimi i peshkut dhe frutave të detit  duhet të merren që  në moshë të re për të arritur rezultate maksimale.

Kështu, lartësia është një faktor gjenetik, por ajo gjithashtu mund të ndikohet ndjeshëm nga të ushqyerit e duhur.  Ushqimi i shëndetshëm së bashku me aktivitetin e duhur fizik mund të kontribuojnë në mënyrë të madhe në rritjen e lartësisë tuaj.