Ushqime që ndihmojnë në luftimin e kancerit të gjirit

Ushqime që ndihmojnë në luftimin e kancerit të gjirit
Dihet se kanceri i gjirit nuk shkaktohet nga një faktor i vetëm, por nga shumë ndikime si: gjenetika, mjedisi, të ushqyerit, pesha, tensioni, stresi, etj. OBSH ka parashikuar që deri në vitin 2020 numri i rasteve të kancerit të gjirit do të rritet me shifra alarmante, një në çdo tetë gra do të jetë e rrezikuar nga zhvillimi i sëmundjes në jetën e saj. Zbulimi i hershëm dhe trajtimi i saj në mënyrë natyrale është mundësia më e mirë për të kapërcyer rrezikun.
Sipas kërkimeve më të fundit, vetëm 10% janë të sëmurë nga tendenca e gjenetikës, në të kundërt nga kequshqyerja janë sëmurë mbi 40%. Ata që qëndrojnë afër natyrës (me ushqim organik dhe çajra bimore) janë shumë pak të rrezikuar nga kanceri i gjirit. Këto të dyja konsiderohen si “mburojë dhe armë” efektive kundër kancerit të gjirit.
Gjenden ushqime të ndryshme për kurimin e kancerit të gjirit. Në vijim po përmëndim disa prej tyre që ndihmojnë në luftimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit.
Domatja: është e pasur me lycopene, një pigment i kuq i cili mbron strukturën qelizore DNA nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira, të cilat nxisin zhvillimin e kancerit. Është e ditur se lypocene ngadalëson rritjen e qelizave kancerore të gjirit.
Hudhra: konsiderohet si ushqim që lufton qelizat kancerore në shumë mënyra. Një studim francez ka zbuluar se gratë që konsumojnë rregullisht hudhër, reduktojnë shumë rrezikun e kancerit të gjirit. Gjithashtu qepa përmban anti-ooksidantë si Farnesene të cilët zvogëlojnë rrezikun e kancerit.
Brokoli; ka një veti pozitive në luftimin e kancerit, falë komponentit të quajtur Sulforaphane i cili ndihmon trupin për të luftuar përhapjen e tumoreve. Një studim i fundit zbuloi se arsyeja kryesore për këtë është se sulforaphane mund të pengojë një enzimë të quajtur HDAC e cila shtyp aftësinë e trupit për të luftuar tumorin.
Arra; e mbushur me acid-linolenic, një yndyrë e shëndetshme si; omega-3 e cila është thelbësore për veprimin biologjik të trupit. Acidet yndyrore luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtim e qelizave dhe i bëjnë ato të punojnë në mënyrën e duhur. Arra është nga ato lloj ushqimesh që zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit deri në 50%.
Boronica; përmban anti-oksidantë të fuqishëm, veçanërisht Anthocyanin dhe acid-ellagic të cilët luftojnë radikalet e lira. Një tjetër studim ka zbuluar se boronicat zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit, gojës, zorrës së trashë dhe prostatës.
Shega; është e njohur për vetitë e saj në luftën kundër kancerit, në sajë të komponentëve anti-oksidant dhe anti-inflamator të cilët luftojnë qelizat kancerore.
Farat e lirit; studime të shumta kanë zbuluar se farat e lirit ndiihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit.
Perimet me gjethe jeshile; spinaqi, sallata jeshile, lakërishta, janë të pasura me fibra, vitamin B, phytochemicals, klorofil, etj, që konsiderohen si ushqyese për të gjithë trupin dhe si armë për të cilën trupi ka nevojë për shmangien e qelizave kancerore.
Salomon; një burim i madh i omega-3 dhe vitaminës B12, dhe D. Vitamina B12 (methylcobalamin) parandalon rritjen e qelizave kancerore dhe i lufton ato.
Speci; shumica e llojeve të speceve përmbajnë phytochemical dhe lëndë të tjera që ndihmojnë për të luftuar qelizat kancerore.
Drithërat; orizi i zi, thekra, gruri i zi, janë të pasura me fibra, vitamina dhe minerale të cilat janë ushquyese dhe parandalojnë përhapjen e qelizave kancerore.
Bishtajoret; thjerrëzat, fasulet përmbajnë folate (acid-folik) fibra dhe një mori vlerash ushqyese që parandalojnë rrezikun e kancerit.
Avokado, vaji i kokosit; ka prova bindëse se konsumi i tyre në mënyrë të rregullt ndihmon në trajtimin e shumë llojeve të kancerit.
Vezët, mëlçitë e pulës; përmbajnë vitamin A dhe D, të cilat ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit.
Thuaj jo..
– Alkoolit; edhe konsumimi i një sasie të vogël prej tij shton rrezikun e kancerit.
– Thuaj jo të gjitha pijeve të gazuara dhe artificiale.
– Largohuni nga duhanpirja përfundimisht.
– Thuaj jo karbohidrateve të rafinuara (përfshi miellin e bardhë dhe sheqerin e bardhë).
– Jo mishit të kuq (mish vici, derri, dele), mishi i pjekur në zgarë krijon komponime amino- heterociklike të cilat janë të lidhur me rrezikun e kancerit të gjirit.
– Ushqimet e shpejta; përfshi, ëmbëlsirat, patatinat, burger, ej,
– Shmangni ushqimet e skuqura , sepse përmbajnë yndyra të ngopura të cilat shkaktojnë kancere të ndryshme në trupin e njeriut.
Arti i të jetuarit
– Ushtrimet fizike; si ecja, noti, vrapim i lehtë në ajër të pastër, ndihmojnë shumë në parandalimin e kancerit të gjirit.
– Qëndroni larg stresit, ankthit, pesimizmit dhe shqetësimeve të ndryshme të cilat dobësojnë sistemin imun.
– Optimizmi është një armë e fortë për luftimin e shumë sëmundjeve.
– Duke marrë kontrollin e jetesës suaj në mënyrë të konsiderueshme zvogëlohen shanset për rrezikun nga kanceri i gjirit.
– Parandalimi i kancerit të gjirit është shumë më i rëndësishëm dhe më i fuqishëm se thjesht duke u përpjekur për ta zbuluar atë.
🌿Potenciali Antikancerogjen i Bimëve të Shkretëtirës në Mbështetje të Pacientëve me Sëmundje Malinje të Gjirit
Kufizimet e terapive konvencionale
Trajtimet konvencionale kundër neoplazive malinje – kimioterapia, radioterapia dhe kirurgjia – megjithëse janë baza e mjekësisë onkologjike moderne, shpesh kanë treguar kufizimet dhe dështimet e tyre, dhe i ekspozojnë pacientët ndaj efekteve anësore seriozedhe vuajtjeve të rënda: dëmtime të parikuperueshme të organeve jetike, mielosupresion, lodhje kronike dhe rënie të imunitetit. Pasojat janë përkeqësimi i shpejtë i gjendjes klinike, ulja e cilësisë së jetës së pacientit dhe shpejtimi e fundit tragjik.
Urtësia e natyrës dhe tradita mjekësore
Një thënie profetike na kujton:
“Zoti nuk ka zbritur ndonjë sëmundje në Tokë, veçse ka zbritur edhe ilaç për të. Disa e dinë, e disa nuk e dinë.” [1]
Kjo përputhet me gjetjet moderne, të cilat dëshmojnë se natyra përmban substanca bioaktive me vlera terapeutike të pazëvendësueshme [2]. Traditat mjekësore arabe kanë përdorur bimët e shkretëtirës për trajtime, dhe sot kërkimet farmakologjike po konfirmojnë këtë potencial [3].
Fuqia e bimëve të shkretëtirës
Në këtë kontekst, shkenca moderne po kthen gjithnjë e më shumë vëmendjen te burimet natyrore si alternativë apo si mbështetje e terapive ekzistuese. Tradita mjekësore e rajoneve arabe dëshmon prej shekujsh përdorimin e bimëve të shkretëtirës për qëllime shëruese, ndërsa studimet farmakologjike bashkëkohore po vërtetojnë këtë potencial.
Në kushtet ekstreme klimatike, këto bimë prodhojnë komponime mbrojtëse: flavonoide, alkaloide, terpenoide dhe polifenole, të cilat kanë treguar aktivitete të rëndësishme biologjike:
- Antioksiduese – neutralizojnë radikalet e lira dhe mbrojnë ADN-në [4].
- Antiinflamatore – reduktojnë prodhimin e citokinave inflamatore si TNF-α dhe IL-6 [5].
- Antikancerogjene – frenojnë proliferimin qelizor, nxisin apoptozën dhe pengojnë metastazimin [6,7].
Roli i Wild Arabic Herbs
Ekipi i Zbulimit dhe Zhvillimit i Wild Arabic Herbs është i përkushtuar në identifikimin, izolimin dhe formulimin e këtyre komponimeve nga bimët e shkretëtirës arabe, për t’i vënë ato në shërbim të pacientëve me gjendje malinje të rënda. Bazuar në të dhënat paraprake:
- Komponimet tregojnë efekt citotoksik selektiv mbi qelizat tumorale, duke kursyer qelizat e shëndetshme [6].
- Induktojnë apoptozë në qelizat kancerogjene [7].
- Frenojnë metastazimin duke bllokuar rrugët sinjalizuese qelizore [8].
- Stimulojnë imunitetin dhe rrisin kapacitetin rigjenerues të trupit [9].
- Shfaqin toksicitet të ulët, duke reduktuar rrezikun e efekteve anësore sistemike [10].
Një shpresë e re për pacientët
Studimet paraprake janë premtuese: bimët e shkretëtirës mund të shërbejnë si terapi plotësuese ose sinergjike me trajtimet ekzistuese, duke zbutur efektet anësore dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve [11]. Kjo i jep dimension të ri fitoterapisë moderne dhe hap rrugën për zhvillimin e barnave inovative.
Në duart e ekspertëve, natyra e shkretëtirës shndërrohet në një aleat të fuqishëm të mjekësisë, duke ofruar jo vetëm shpresë, por edhe perspektiva konkrete për përballimin e njërës prej sfidave më të mëdha të kohës sonë – kancerin.