Ushqime që heqin helmet dhe tkurrjet e mushkërive
Ushqime që heqin helmet dhe tkurrjet e mushkërive të shkaktuara nga nikotina dhe toksinat
Pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë, por për disa është mjaft e vështirë për ta thyer këtë zakon. Nikotina shkakton rritjen e shpejtë të presionit të gjakut dhe dëme serioze në mushkëri. Për më tepër, edhe në qoftë se ju e ndaloni pirjen e duhanit, efekti i nikotinës do të zgjasë për vite me rradhë në trupin tuaj.
Ushqimet e shëndetshme dhe ndryshimet e jetesës mund t’ju ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj.
Ne kemi listuar disa nga ushqimet më të mira që do t’ju ndihmojnë të hiqni nikotinën nga trupi juaj:
– Brokoli; Është i pasur me vitaminë C dhe B5. Pirja e duhanit ul nivelet e vitaminës C në trup. Hani më shumë brokoli për të eliminuar nikotinën nga organizmi juaj.
– Portokalli; Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C. Konsumi i rregullt i portokallit do të rritë metabolizmin tuaj dhe lehtësimin e stresit.
– Lëng karrote; Nëse pini duhan, atëherë ju duhet të dini se çdo herë që ndezni një cigare, nikotina mbetet në trupin tuaj për tre ditë. Nikotina dëmton edhe lëkurën tuaj. Lëngu i karrotës është ushqyes dhe mbrojtës i lëkurës. Ajo është e pasur me vitamina A, C, K dhe B, të cilat kanë provuar të jenë efektive në largimin e nikotinës nga trupi.
– Spinaqi; Spinaqi është një nga perimet shumëkuruese, sepse ai nuk është vetëm i pasur me vitamina, por gjithashtu përmban sasi të mëdha të acidit folik.
– Kivi; Ky frut mrekulli do t’ju ndihmojë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj. Fruti i kivit është një burim i pasur i vitaminave A, C dhe E. Kur pini duhan, niveli i këtyre vitaminave reduktohet.
– Uji: Pirja e duhanit than ujrat e trupit tuaj. Sipas shumë studiuesve, duke pirë shumë ujë, ju mund të ndaloni pirjen e duhanit dhe të eleminoni nikotinën nga trupi juaj.