Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Ushqime Alkaline

//Ushqime Alkaline

Ushqime Alkaline

SEKRETI USHQIMEVE ALKALINE

Këto ushqime të pasura me Alkaline parandalojnë kancerin, obezitetin dhe sëmundjet e zemrës


Sekreti ka dalë hapur prej vitesh që: dieta standarde amerikane është një gjë e neveritshme. Nuk është ndonjë çudi që amerikanët janë duke u rrënuar nga nivele të larta të diabetit dhe obezitetit, ju duhet ta vini re seriozisht se sa shumë sheqer, kalori dhe vajra të përpunuara keni futur në trup?

Ky lloj i të ngrënit bën kërdi jo vetëm në belin tuaj, por edhe në nivelet e pH-së së trupit. Trupi i njeriut kërkon një ekuilibër të mirë alkaline për të qëndruar i shëndetshëm.
Në qoftë se ju jeni të shqetësuar veçanërisht në lidhje me nivelet e pH-së në gjak, disa ushqime të pasura me alkaline ndihmojnë në mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Ja ushqimet më të pasura me alkaline

Marule/sallata jeshile; është një ushqim i lartë me alkaline, është gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminës A, C dhe K.

– Shalqiri;  Është i lartë me alkaine, vitaminë A,  kalium dhe fantastik për pastrimin e veshkave.

– Vaj ullirit; Vaj i ullirit është burimi kryesor i yndyrës në dietën mesdhetare, dhe konsiderohet të jetë një nga vajrat më kurues në botë.
Konsumuesit e  rregullit të tij kanë më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe kolesterol të lartë.

Farat e lirit; Farat e lirit janë të larta në alkaline dhe si të tilla, ju duhet të konsumoni shumë prej tyre! Vaj i lirit është shumë i dobishëm  në sallatë. Ai përmban  sasi të lartë të fibrave dietike dhe ushqyesve të tjerë.

– Avokado; Avokado përmban sasi të madhe të acidit folik, kalium, vitamina B5, C, K, B6 dhe E. Ai gjithashtu përmban magnez, bakër, hekur dhe zink.

– Bananet; Bananet përmbajnë disa ushqyes mbreslënës, duke përfshirë edhe kalium, fibra dietike, vitaminë C, vitaminë A dhe hekur.

Hudhra; Hudhra është nga e njëjta familje bimore si qepa dhe është një burim i madh i kalciumit, selenit, hekurit, magnezit dhe vitaminave. Ajo ndihmon në rregullimin e pH-së së trupit dhe mund të përdoret gjithashtu për të rregulluar tensionin e gjakut.

Limoni; Limoni është një anti-oksidant i fuqishëm dhe ndihmon në metabolizmin e trupit. Është gjithashtu i mrekullueshëm për infeksionet,  të ftohtët, kollën dhe gripin.

– Lakër brukseli; Përveç balancimit të nivelit të pH-së, lakra e brukselit konsiderohet një nga ushqimet më kuruese në botë, për shkak të përmbajtjes së disa mineraleve dhe ushqyesve të tilla si vitaminë K, vitaminë C dhe fibra.

– Jonxha/alfalfa; Një nga dobitë e saj është se tretet lehtë. Ato përmbajnë kalcium, vitaminë K dhe vitaminë C. Ajo gjithashtu ka pak kalori dhe 0 gram yndyrë.

 

By | 2017-06-11T17:01:55+00:00 June 11th, 2017|Ushqimi|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!