URINIMI NË SHTRAT

 

Urinimi në shtrat i referohet urinimit të pavullnetshëm në shtrat gjatë natës, kryesisht në moshën e fëmijërisë. Kjo zakonisht ndalon në mënyrë spontane në vitet e adoleshencës.

Për të trajtuar këtë problem, mjeku përshkruan zakonisht barna farmaceutike, të tilla si ilaçet kundër ankthit. Problemi është se këto barna psikiatrike në fakt mund të përkeqësojnë situatën. Jo vetëm që ato kanë efekte anësore të tilla si shqetësime, pagjumësi, ankth dhe të përziera, por ato i shkaktojnë trupit mbingarkesë të kimikateve që ai duhet të përpunojë.

Shkaqet e urinimit në shtrat

Edhe pse shkaqet e urinimit në shtrat janë të panjohura nga shkenca, ky urinim është shpesh një shenjë e përgjithshme që në trup mund të ketë disa problem më të thella. Problemet e tilla mund të përfshijnë hypoglycemia (sheqer i ulët i gjakut), diabet, dhe infeksione të traktit urinar. Probleme të tjera të mundshme janë stresi emocional, fshikëza e vogël dhe e dobët që nuk mund të mbajë urinën gjithë natën, konsumi i tepërt i pijeve të lëngshme, fjetja shumë rëndë (gjum i thellë), alergjitë ushqimore, trashëgimia, dhe probleme të sjelljes.

Nga shkaqet e papërmendura nga shkenca, janë edhe “mësyshi”, sidomos tek fëmijët e pashëm, të shkathët, apo me çdo cilësi tjetër që tërheq vëmendjen dhe habinë e një personi që e sheh dhe mahnitet me të, duke harruar apo mos e ditur se në këtë rast duhet të thotë “MashaAllah” -Çfarë do Zoti bëhet / Kjo është nga Zoti, ose “Barakallahu fijk” – Zoti të begatoftë edhe më shumë!

Po kështu nga shkaqet është edhe “shkelja” e shpirtrave të këqinj apo e xhinëve, që ndodh kryesisht duke ecur apo shkelur në vende të pista apo në plehra dhe nuk thua “Bismilah”.

Çfarë duhet të bëni

Kurimi për urinimin në shtrat për shkaqet e papërmendura nga shkenca, pra për ndërhyrjen e shpirtrave të këqinj, bëhet duke i lexuar fëmijës diçka nga Kurani tek një hoxhë, apo edhe vetë në shtëpi. Mjafton të vini dorën tuaj të djathtë mbi kokën e fëmijës, para gjumit, duke qenë në shtrat, dhe të lexoni me pak zë suren El Fatiha, Ajetin Kursij, dhe 3 suret e fundit të Kuranit. Më shumë për këto gjeni në këtë link.

Ka edhe disa trajtime natyrale për urinimin në shtrat që nuk përfshijnë përdorimin e barnave farmaceutike. Trajtimet natyrale të cilat përdoren për të trajtuar urinimin në shtrat përfshijnë: rivendosjen e bilancit biokimik të trupit, dhe bërja e ndryshimeve të jetesës që i japin individëve mjete mendore dhe emocionale për t’u marrë me jetën e tyre në përgjithësi. Ka edhe shumë terapi alternative që janë projektuar për të rivendosur ekuilibrin mendor dhe shpirtëror të dikujt, siç e përmendëm më sipër, nëpërmjet leximit të Kuranit.

Mënyra të tjera të trajtimit natyral për urinimin në shtrat përfshijnë:

Aromaterapia

Vaj selvie dhe vaj rozmarine janë të njohura për efektet e tyre pozitive në sistemin urinar. Këto janë dy vajra të fuqishme, prandaj duhen përdorur me kujdes te fëmijët. Holloni disa pika të secilit me një vaj të mirë vegjetal (vaj ulliri) dhe fërkoni mbi bark.

Mjekësia homeopatike

Ne ju rekomandojmë të konsultoheni me një mjek të licencuar. Shumë ilaçe homeopatike janë gjetur të jenë të dobishme për këtë rast.

Kreosote (Beechëood) është përdorur në rastet kur urinimi në shtrat ndodh në pjesën e parë të gjumit dhe fëmija e ka të vështirë të zgjohet nga gjumi i thellë.

Causticum është i dobishëm kur urinimi i pavullnetshëm është më i keq në dimër dhe më i mirë në verë. Kjo është edhe për fëmijët të cilët kanë tendencë të lagen në pantallona kur kolliten dhe teshtijnë apo edhe kur qeshin.

Equisetum është për fëmijët të cilët lagin pantallonat apo shtratin e tyre e tyre pa asnjë arsye të njohur. Berberis është përdorur gjithashtu në këtë rast.

Nëse urinimi në shtrat ndodh për shkak të mungesës së kontrollit nervor të fshikëzës, mund të përdoret një çaj i përbërë nga Bishtkali (horsetail), Lule Basami, qime misri dhe bar blete. Përdorni gjysmë filxhani tri herë në ditë, dhe i fundit bën mire të jetë para gjumit.

Terapia me esencë lulesh

Esenca e Luleve të Sanëzës i sigurojnë prindërve dhe fëmijës se çdo problem me urinimin në shtrat është i përkohshëm dhe përfundimisht i kurueshëm.

Lulet e Arrës mund të përdoren gjithashtu për të lehtësuar kalimin e ndryshimit nga pelena në oturak.

Mjete të tjera për fëmijët të cilët janë duke përjetuar probleme me trajnimin për përdorimin e tualetit janë lulet e mollës gaforre të cilat mund të merren me ndjenjat e turpit apo të papastërtisë që kanë fëmijët, apo lulet e Yllit të Betlehemit për tronditjen që mund të përjetojë një fëmijë më i rritur, dhe lulet e pishës për fajin që të mund të ndjejë një fëmijë për shkak të urinimit në shtrat.

Kur trajnimi për përdorimin e tualetit bëhet një problem dhe fëmija nuk është në gjendje të qëndrojë i thatë përkundër përpjekjeve të përsëritura, atëherë gonxhet e gështenjës mund të ndihmojnë.

Esencën e luleve mund të përdoret duke shtuar disa pika në ujin e banjos apo të vaskës, dhe të lahet fëmija me atë ujë.

Mjalti

Një lugë çaji mjaltë para gjumit ndihmon mbajtjen e ujit dhe zbut frikën te fëmijët.

Lëngu i boronicës

Dhënia e lëngut të boronicës fëmijës para gjumit është një ilaç popullor për urinimin në shtrat. Ky lëng ndihmon fëmijën për të kontrolluar muskujt e tij dhe për të rralluar lagien gjatë natës. Sasia e rekomanduar është rreth 200 ml, para se fëmija të shkojë në shtrat.