Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Ulliri

Ulliri

Ulliri, Pema e Bekuar; Ushqim dhe ilaç i mrekullueshëm

 

Emri shkencor: Olea Europaea L.

Arabisht:الزيتون   Ez-Zejtun.

Anglisht: Olivia.

 

Përshkrimi i ullirit

Ulliri është pemë subtropikale nga familja “Oleaceae”. Trungu i tij ka formë jo të rregullt me gunga dhe me degëzime, gjethet i ka ovale me ngjyrë të gjelbër të errët në anën e sipërme dhe ngjyrë të argjentë në anën e poshtme. Lulet i ka të vogla me ngjyrë të bardhë. Fryti varësisht nga lloji është në forëm vezake dhe me ngjyrë të jeshile të errët. Kur piqet merr ngjyrë të zezë.

Origjina e pemës së ullirit

Pema e ullirit është bimë shumë vjeçare.  Orgjinën e ka në Mesdheun Lindor, vecanërisht mes Adnës së Turqisë dhe Sirisë, në malet Nablis të Palestinës Jugore, Jordani, Marok, Spanjë, Portogali, në jug të Francës, Greqi. Sot ulliri është i njohur dhe i përhapur në të gjithë rruzullin tokësor.

Pema e Ullirit në Kuranin e Shenjtë:

Për vetë rëndësinë dhe vlerën ushqimore dhe kuruese të ullirit, Zoti i Madhëruar e ka përmendur atë në disa ajete, në Librin e Tij të Shenjtë, Kuranin Famëlartë.

– Në suren et-Tin (Fiku), Allahu i Madhëruar betohet për ullirin dhe thotë:

“Pasha fikun dhe ullirin!”

– Në suren Abese, Allahu thotë:

  1. Le të mendojë njeriu për ushqimin e vet:
  2. Jemi Ne që lëshojmë ujë me bollëk,
  3. pastaj e çajmë tokën në thellësi
  4. dhe nxjerrim prej saj drithërat,
  5. rrushin e perimet,
  6. ullirin e palmat,
  7. kopshtet e dendura,
  8. pemët dhe gjithë barërat,
  9. që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.

– Në suren En-Nahl, ajeti 11, thuhet:

Nëpërmjet tij (ujit) rriten të lashtat, ullinjtë, palmat, rrushi

dhe fruta të llojllojshme. Këtu ka vërtet tregues (të fuqisë hyjnore)

për njerëzit, që kuptojnë.

Në suren El-Muminun, Allahu thotë:

  1. Ne kemi krijuar mbi ju shtatë qiej dhe nuk jemi të

pakujdesshëm ndaj krijesave Tona.

  1. Ne zbresim ujë nga qielli me masë të caktuar, pastaj e

depozitojmë atë në Tokë. Por, nëse dëshirojmë, Ne jemi në

gjendje ta heqim atë tërësisht.

  1. Nëpërmjet tij (ujit), Ne bëjmë për ju kopshte hurmash dhe

rrushi, ku ka shumë fruta për të ngrënë,

  1. si dhe pemën213 që rritet në malin e Sinait e që u jep vaj dhe

mëlmesë, atyre që e hanë.

  1. Vërtet, edhe te bagëtitë për ju ka shenja (për të medituar): ju

pini atë që gjendet në barkun e tyre, hani mishin e tyre, nxirrni

shumë dobi të tjera

  1. dhe udhëtoni me ato, ashtu siç udhëtoni me anije.

– Në suren En-Nur, thuhet:

  1. Allahu është Drita e qiejve dhe e Tokës. Drita e Tij shëmbëllen

me atë të një kamareje, në të cilën ndodhet një llambë. Llamba

është në një kristal, kurse kristali është si një yll i shndritshëm. Ajo

(llamba) ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as lindor, as perëndimor,

ndërsa vaji i saj shkëlqen edhe pa e prekur zjarri. Dritë sipër

dritës. Allahu udhëzon drejt dritës së Tij kë të dojë dhe paraqet

shembujt për njerëzit. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.

Në suren El-Enam, thuhet:

  1. Është Ai që lëshon nga qielli ujë, nëpërmjet të cilit Ai nxjerr

sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri

në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte

rrushi, ulliri dhe shege, që ngjajnë, por që janë të ndryshëm nga

njëri-tjetri. Vështroni frytet e tyre kur formohen dhe piqen.

Sigurisht që në këto ka shenja për njerëzit që besojnë.

Ulliri në thëniet profetike të Muhamedit (Paqja dhe Bekimet e Zotit qofshin mbi të)

Hani vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai nxirret nga pemë e bekuar.”

[Hadith i Vërtetë; Tirmidhiu 1851].

Në librat e vjetër mjekësor

Daud el-Antaki thotë: “Ulliri është  pemë e nderuar dhe shumë e dobishme. Gjethet e tij janë të dobishme për sytë. Nëse përtypen gjethet e ullirit kurojnë mishin e dhëmbëve dhe kancerin e fytit. Nëse shtypen gjethet dhe nxirret lëngu i tyre, është i dobishëm për plagët, tumoret, mbyll plagët, ndalojnë gjakrrjedhjen. Nëse lyhet kërthiza, ndalon diarrenë. Nëse përzihen me mjalt, kurojnë sëmundjet e lëkurës së kokës. Nëse pihet çaji i gjetheve, është i dobishëm për kycet, kuron ulçerën e stomakut. Gjethet e ullirit kurojnë dhimbjen kronike të kokës, marramendjen, etj.”

 

Përmbajtja e ullirit

Ulliri është i pasur me: Kalori, Fibra, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Protein, Vitamin A, Vitamin B6, Vitamin D, Vitamin C, Vitamin E, Magnesium, Sugar, Acid-  Linolenic, Acid-Oleic, Kalori, Kalcium, Triolein Tripalmitin,  Arachidic Esters, aAcid- Oleuropein, etj.

Pjesët që përdoren nga pema e ullirit: fruti, vaji i frutit, gjethet dhe lëvorja e pemës.

 

ulli1

Dobitë e gjethes së ullirit

Gjethet e ullirit  janë gjysëm të gjelbëra dhe dhe kanë aftësi të mahnitshme shkencore. Elementi Olrobain është shumë efektiv  dhe rezistencë ndaj viruseve, parazitëve, kërpudhave, baktiereve dhe ndaj shumë mikro-organizmave të tjera të dëmshme. Gjethet përmbajnë gjithashtu, Mannite dhe Acid-benzuik.

Olrobain që përmbajnë gjethet e ullirit është në gjëndje që të vrasë baktieriet që janë rezistente ndaj shumë  barnave që përdoren për këtë qëllim.  Me këto cilësi që karakterizohen  gjethet e ullirit e bëjnë atë shumë të dobishme për kurimin e shumë sëmundjeve.

– Parandalojnë formimin e trombociteteve serioze në enët e gjakut.

– Sëmundjet e arterieve të zemrës.

– Ulin presionin e lartë të gjakut.

– Gjethet e ullirit ndryshe nga ilacet e tjera ndihmojnë për uljen e triglicerideve dhe të kolesterolit.

– Luftojnë sëmundjet e sistemit të frymarrjes.

– Gripin dhe të ftohtit.

– Tuberkulozin dhe Malarien.

– Helmimin e gjakut.

– Ethet.

– Diarrenë.

– Hepatitet.

– Infeksionet që shkaktohen nga operacionet e ndryshme.

– Disa lloje të alergjive.

– Diabetin e fëmijëve.

– Simptomat e stresit kronik.

– Gjethet e ullirit i japin trupit energji dhe vigjilencë.

– Janë të dobishme për rrahjet e zemrës dhe homorroidet.

– Përmirësojnë sistemin imun.

– Dhimbjet e dhëmbëve.

– Inflomacionin kronik të nyjeve.

– Problemet e fshikësës së urinës.

– Luftojnë virusin AIDS.

– Lëvorja e ullirit ul temperaturën.

Efektet anësore: Deri tani nuk kanë zbuluar asnjë efekt anësor të gjetheve të ullirit.

ulliri

Dobitë e vajit të ullirit

Pema e ullirit është një mrekulli për njerëzimin, vaji i ullirit është më i vlefshëm se ari, ai është lëng i florinjtë që ka shumë shekuj që përdoret.

Vitet e fundit u zbuluan shumë dobi mahnitëse  shëndetësore të vajit të ullirit:

– Vaj i ullirit rrit elasticitetin e artiereve; ngrënia e dy lugëve me vaj ulliri për çdo ditë, e bën njeriun rezistencë ndaj goditjeve dhe sulmeve të zemrës.

– Vaj i ullirit ul nivelin e kolesterolit; vaji i ullirit përmban polyphenols të cilat ndihmojnë për të mbajtur kolesterolin në nivelin e tij normal.

– Vaj i ullirit zvogëlon rrezikun e cerebrovascular (goditjes në tru).

– Vaj i ullirit zvogëlon ndjenjën e urisë.

– Vaj i ullirit zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës tek gratë.

– Zvogëlon paraqitjen e akneve dhe të disa lloje të puçërave të rinisë.

– Mbron qelizat e kuqe të gjakut nga oksidet.

– Për kurimin e lëkurës së djegur nga dielli.

– Vaj i ullirit ndalon kancerin e gjirit.

– Përmirëson kujtesën dhe sëmundjen al-zhemier.

– Parandalon shfaqjen e sulmeve në zemër tek burrat.

– Ndihmon të moshuarit për të jetuar një jetë të shëndetëshme.

– Vaj i ullirit ndihmon në kurimin e sëmundjeve degjenerative.

– Ul presionin e gjakut.

– Vaj i ullirit ndihmon për të jetuar më gjatë.

– Vaj i ullirit redukton celulitin.

Dobitë e vajit të ullirit në kozmetikë

– Pastron lëkurën e ndjeshme.

– Hidratues i lëkurës.

– Nuk i dëmton poret dhe nuk shkakton puçërra.

– Vaji i ullirit parandalon rrudhat e lëëkurës.

– Hidratues i këmbëve.

– Forcon dhe shkëlqen lëkurën.

– Vaji i ullirit qetëson lëkurën delikate të fëmijëve.

– Vaji i ullirit është si balsam për flokët.

– Vaji i ullirit kuron lëkurën e thatë të kokës.

– Freskues për flokët.

– Shton ngjyrën e zezë të flokëve dhe ndalon daljen e parakohëshme të thinjave.

– Ndalon rënien e flokëve.

Shënim!

Vaji i ullirit nuk ka asnjë efekt anësor në trup, nëse është nxjerrë në mënyrën e duhur.

Dy lugë vaj ulliri në ditë plotësojnë 14% të kalorive të nevojshme ditore.

Nuk ka efekte anësore as për gratë shtatzëna.

Nuk është e kësillueshme që vaji i ullirit të gatuhet, por përdoret i freskët.

“Ky është krijimi i Allahut! Më tregoni çfarë kanë krijuar të tjerët pos Tij? Asgjë, por keqbërësit janë vërtet në humbje të plotë.” [Kurani: Lukman, 11].

 

 

By | 2016-12-07T09:10:06+00:00 November 24th, 2016|Bimë Mjekësore|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!