Si të ulni rrezikun e kancerit

Kanceri mund të jetë shkatërrues në çdo aspekt të jetës, në qoftë se ju ose një i dashur i juaji është diagnostikuar me këtë sëmundje. Por ju nuk duhet të dorëzoheni por duhet të luftoni. Sot ka më shumë informacion se kurrë në lidhje me mënyrat si të luftoni dhe të mbroni veten tuaj nga kanceri.
Ekspertët vlerësojnë se të paktën gjysma e rasteve të kancerit mund të parandalohen, duke pasur parasysh se 1.6 milionë njerëz ishin të  diagnostikuar me një formë e kancerit në vitin 2014, dhe kjo është një shifër alarante.

Si mund të ulni rrezikun e kancerit?

Edhe në qoftë se ju bëni çdo gjë në mënyrën e duhur, ju mund të jeni të rrezikuar ose të diagnostikuar me kancer, por rreziku juaj i përgjithshëm bie në mënyrë dramatike me çdo hap që merrni për të qenë larg rrezikut të kancerit.
Këto mënyra jetese që ju mund të bëni tani, ju ndihmojnë për të ulur rrezikun e kancerit:

1. I kushtoni vëmendje trupit tuaj

Shumë forma të kancerit – të tilla si kanceri i gjirit dhe ai i lëkurës – kanë shkallë shumë më të lartë të mbijetesës, nëse zbulohet herët me metodën e duhur të zbulimit. Për shembull, për zbulimin e kancerit të gjirit, thermography është shumë më e mirë se mamografia (e cila në të vërtetë shkakton kancer). Është e rëndësishme që ju të dini për trupin tuaj. Vizitat  vjetore tek mjeku juaj për analiza të gjakut dhe një kontroll, mund të jetë çelësi për kapjen e qelizave kanceroze në fillim, por kini kujdes nga mjekët të cilët vazhdimisht duan të bëni skaner ose rrezatim. Ka shumë teste mjekësore që ata përdorin, por që mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj.

2. Qëndroni larg pijeve alkoolike

Pirja e alkoolit jo vetëm rrit rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë, sëmundjeve të zemrës, dhe diabetit, por ai është i njohur për rritjen e inflamacionit të gjerë në të gjithë trupin.

  1. Merrni mjaftueshëm rreze dielli

Miti popullor është se ekspozimi ndaj diellit shkakton kancerin e lëkurës, por kjo nuk është plotësisht e saktë, sepse ekspozimi ndaj rrezeve të diellit është në të vërtetë i mirë për ju dhe rrit prodhimin e vitaminës D nga trupi juaj (përmes bashkëveprimit të dritës ultravjollcë dhe  kolesterolit në lëkurën tuaj). Tridhjetë minuta në mëngjes herët apo pasdite, në duart dhe fytyrën tuaj, është e mjaftueshme për të marrë dozën e rekomanduar të vitaminës D. Por ju nuk duhet të digjeni, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtimin e ADN-së dhe përfundimisht kancerin. Mos përdorni kremra kimik për mbrojtje nga dielli, sepse ato përmbajnë disa lëndë kimike të cilat në kontakt me diellin shkaktojnë kancer.

  1. Shkelmoni duhanin njëherë e mirë

Duhani përmban substanca kimike që shkaktojnë kancer. Ndalimi i pirjes së duhanit është një masë parandaluese që ju mund të merrni për të ulur rrezikun e kancerit. Një person vdes nga kanceri i mushkërive çdo 30 sekonda diku në botë, dhe ky është vrasësi kryesor i llojit të kancerittë burrave dhe grave. Ana e ndritshme është se trupi juaj fillon të riparojë veten brenda disa orësh pas lënies së përdorimit të duhanit. Përpiquni për të thyer varësinë, dhe jetoni në një mjedis pa duhan, duke përfshirë shtëpinë tuaj dhe vendin e punës apo të pushimit.

  1. Bëni ushtrime fizike për 30 minuta çdo ditë

Ushtrimet e rregullta nuk duhet të jenë të tepruara. Një shëtitje në ajër të pastër, gjimnastikë e lehtë, vrapim në ajër të pastër, pa u lodhur shumë, ju bën të qëndroni të shëndetshëm. Një mënyrë jetese, si qëndrimi ulur, rrit rrezikun e kancerit, sëmundje të zemrës, diabet dhe obezitet.

  1. Kujdes me dietën tuaj

Zgjidhni ushqime organike sa më shumë të jetë e  mundur. Një dietë e pasur me fruta, perime, yndyrna të shëndetshme, dhe ujë, është një mënyrë e garantuar për t’i dhënë trupit energjinë e nevojshm për ta mbajtur atë të fortë për vitet që vijnë.

  1. Thuaj “JO” ushqimeve OMGJ

Organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ) kanë treguar se  shkaktojnë kancer dhe vdekje të parakohshme. Mbi 90% e misrit, sojës, mustardës, panxharit të sheqerit në SHBA është i modifikuar gjenetikisht. Që të jeni të sigurtë për atë që ju blini, lexoni etiketat!

  1. Mos lejoni stresin të ndikojë në shëndetin tuaj

Stresi i vazhdueshëm çon në inflamacion të përgjithshëm të trupit që është i lidhur me kancerin, sëmundjet e zemrës,  dhe sëmundjen Alzheimer. Stresi ju shkatërron  mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht. Luftoni shkaqet e stresit në jetën tuaj, qëndroni larg tyre dhe vazhdoni të ecni para.

9. Ruani një  peshë normale

Të jesh mbi peshë është një nga faktorët kryesorë të rrezikut të kancerit të mitrës, zorrës së trashë, gjirit, dhe veshkave. Edhe  kanceri ovarian dhe ai i pankreasit janë gjithashtu të lidhur me peshën e tepërt. Kur ju jeni mbipeshë, jeni absolutisht të rrezikuar nga kanceri. Duke humbur peshën e tepërt, ju do ta zvogëloni ndjeshëm rrezikun e kancerit.

10. Shtoni ngjyrat e perimeve dhe frutave në dietën tuaj

Një studim i fundit ka zbuluar se ‘anthocyanins’ – komponimet që i japin frutave dhe perimeve ngjyrë të  kuqe, të purpurt, apo ngjyrë blu – mund të ngadalësojnë ose mund të  parandalojnë rritjen e kancerit të zorrës së trashë.

  1. Zvogëloni konsumin e mishit të kuq

Çdo lloj mishi është një burim i madh i proteinave, por mishi i bardhë si ai i pulës, peshkut, dhe prodhimet e detit, janë zgjedhja më e shëndetëshme. Mishi i  kuq si: ai i  viçit, derrit dhe qengjit kanë një përmbajtje të lartë yndyre, të cilat nxitin inflamacion – një faktor kontribues në zhvillimin e shumë sëmundjeve kronike, duke përfshirë edhe kancerin.

12. Ushqeni fëmijët me gji

Kujdes për të gjitha nënat! Sa më gjatë t’i jepni gji fëmijës (deri në dy vjet) aq më shumë reduktohet rreziku nga kanceri i gjirit.Top of Form

13. Pini kafe çdo ditë

Pirja e dy filxhanëve me kafe çdo ditë, ka 40% rënie të rrezikut të kancerit të trurit, sipas disa studimeve. Dy filxhanë të zakonshëm kafeje reduktojnë rrezikun e kancerit të gojës dhe fytit.

  1. Pirja mjaftueshëm e ujit ul rrezikun

Pirja e ujit dhe lëngjeve të tjera mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të fshikëzës, duke e holluar përqendrimin e agjentëve që shkaktojnë kancer në urinë, dhe duke ndihmuar në tkurrjen e tyre nëpërmjet fshikëzës. Pini të paktën 8 gota ujë ose lëngje në ditë.

  1. Perimet e gjelbra

Klorofili që i  jep ngjyrën e gjelbër perimeve, tregon se ato janë të ngarkuara me magnez, i cili ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë tek femrat dhe meshkujt. Magnezi ndikon në  sinjalizimin dhe mbrojtjen e qelizave.

16. Kufizoni përdorimin e telefonit

Përdoreni telefonin tuaj vetëm për thirrje të shkurtra apo tekste. Dëshmi dhe studime të shumta kanë treguar se telefonat celularë rrisin rrezikun e kancerit të trurit.

17. Konsumoni ushqime që përmbajnë kalcium

Mungesa e kalciumit dëmton kockat dhe dhëmbët. Është vërtetuar se mungesa e kalciumit rrit rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe të gjakut.

18. Kushtojini vëmendje dhimbjes

Nëse jeni duke përjetuar bark të fryrë, dhimbje legeni, dhe keni urinim të shpeshtë,  ju duhet të kontrolloheni tek mjeku. Këto simptoma mund të sinjalizojnë kancer ovarian, veçanërisht nëse janë të rënda dhe të shpeshta. Gratë dhe mjekët shpesh i injorojnë këto simptoma, dhe kjo është arsyeja e vërtetë se kjo sëmundje mund të jetë vdekjeprurëse.

19. Shmangni rrezatimet dhe radiografitë e panevojshme

Skanerat janë një mjet i madh diagnostik, por në fakt, studiuesit sugjerojnë se dy e treta e CT-ve janë të panevojshme. Doza e lartë e rrezatimit mund të shkaktojë leucemi, prandaj sigurohuni që Skanerat të mos përsëriten dhe të mos jenë të shpeshta, në qoftë se duhet patjetër, ju mund ti zëvëndësoni ato me ultrazë apo MRI.

Ulja  e rrezikut të kancerit ka të bëjë shumë me zgjedhjet tuaja individuale të jetesës. Angazhohuni me shëndetin tuaj për të luftuar çdo sfidë dhe ju do të ndiheni më mirë tani, si dhe në vitet që vijnë.
Mënyrat natyrale të shëndetëshme janë inkurajuese dhe të thjeshta për të zvogëluar rrezikun e kancerit, dhe për ta bërë këtë zgjedhje të zgjuar, ne Bordi i “Mjekësia Bimore Arabe” besojmë se së bashku mund të mbështesin njëri-tjetrin në udhëtimin tonë për të jetuar shëndetshëm dhe larg sëmundjeve kërcënuese.
[fusion_builder_container hundred_percent=”yes” overflow=”visible”][fusion_builder_row][fusion_builder_column type=”1_1″ background_position=”left top” background_color=”” border_size=”” border_color=”” border_style=”solid” spacing=”yes” background_image=”” background_repeat=”no-repeat” padding=”” margin_top=”0px” margin_bottom=”0px” class=”” id=”” animation_type=”” animation_speed=”0.3″ animation_direction=”left” hide_on_mobile=”no” center_content=”no” min_height=”none”][ecwid widgets=”productbrowser minicart” categories_per_row=”3″ grid=”10,3″ list=”60″ table=”60″ default_category_id=”14047608″ category_view=”grid” search_view=”list” minicart_layout=”MiniAttachToProductBrowser”][/fusion_builder_column][/fusion_builder_row][/fusion_builder_container]