ULÇËRAT E GOJËS

 

Ulçërat e gojës janë infeksion i membranës së brendshme të gojës, i cili shkaktohet nga faktorë të jashtëm, siç është: përdorimi i pasaktë i furçës së dhëmbëve, ngrënia e ushqimit të nxehtë, mospastrimi i protezave tek ata që i mbajnë ato; ose nga faktorë të brendshëm, si mungesa e vitaminës C, dhe B, apo inflamacioni viral apo bakterial i cili çon në anemi dhe sëmundje të tjera.

Trajtimi natyral për ulçërat e gojës

– Të bësh gargarë me lëngun e përfituar nga kamomili, në këtë mënyrë: një lugë nga lulet e kamomilit i shton në një gotë ujë të sapovaluar dhe e lë të mbuluar për 15 min. Pastaj e filtron dhe bën gargarë. Këtë gjë e përsërit 2-3 herë në ditë.

– Një recetë e mirë për shërimin e këtyre ulçërave është të bësh gargarë me kopër të përzierë me goglat e dushkut, në këtë mënyrë: merr dy lugë të vogla nga kopëri i bluar dhe një lugë të vogël nga goglat e dushkut të bluara, i zien dhe i përdor si gargarë, dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

– Në këtë rast bën dobi edhe pirja e uthullës së mollës dhe bërja gargarë me të.

– Sigurisht që nëse shkaqet e këtyre ulçërave janë virale apo bakteriale, apo si pasojë e ndonjë sëmundje tjetër, atëherë duhet të kurohet shkaku dhe me shërimin e tij, shërohen edhe ulçërat e gojës.