Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Trumza

Trumza

Trumza; Dobitë mjekësore

 

Arabisht: الزعتر, az-Zeater.

Anglisht: Thyme.

Emri shkencor: Thymus vulgaris L.

Origjina dhe përshkrimi i bimës

Origjina e trumzës është Evropa Jugore dhe Mesdheu Perëndimor. Trumza është bimë barishtore me gjatësi 15-30 cm, lule të vogla ngjyrë të bardhë ose rozë, me aromë të këndëshme. Lulëzon në fillim të verës.

Informacione Historike

Trumza vendoset në krye të gatimit mesdhetar; përdoret e freskët ose e tharë dhe konsiderohet si bimë prehistorike. Grekët e lashtë  e cilësonin trumzën si simbol i gëzimit dhe lumturisë. Helenët e lashtë e përdornin për të kuruar spazmat e barkut dhe diarrenë. Egjiptanët e lashtë e përdornin në balsamim. Romakët e përdornin për të pastruar dhomat e tyre si dhe e shtonin në djath ose në pijet alkolike për ti dhënë aromë të mirë.

Trumza në mjekësinë Arabe

Daud al Antaki thotë: Trumza është e nxehtë e thatë në fillim të gradës së tretë apo në fund të gradës së dytë. Është nga ilaçet e antibiotikut të madh. Kuron shumicën e helmimeve, shpërbën gazrat dhe kuron dhimbjet e barkut. Nëse pihet pas marrjes së ilaçit zbutës, eliminon dëmet e tij anësore, dhe nëse pihet para tij, ruan trupin nga dëmet e tij dhe e përgatit atë për pastrim rrënjësor. Nëse gatuhet me vaj ulliri dhe kumin pastaj lyen trupin e fëmijës së posalindur, e mbron atë nga të ftohtit, gazrat dhe dalja e kërthizës. Nëse bashkohet me fikun, shpërbën astmën, kollën dhe vështirësitë e frymëmarrjes, kurse me lëngun e selinos, tret gurët dhe shëron vështirësinë e urinimit. Nga veçoritë e tij është se ai rregullon dëmet e të gjitha ushqimeve dhe eliminon mykosjen dhe prishjen. Hollon gjakun nëse përdoret në sasi të barabartë me xinxife në sasi uji sa katërfishi i tyre së bashku duke i lënë mbi zjarr deri sa të mbesë çereku i sasisë. Nëse rëndohet me sheqer bimor dhe me të lyhen sytë mëngjes e mbrëmje, ndërpret avujt, mpreh dhe forcon shikimin, dhe tret tre përzierjet. Lëngu i tij largon shurdhimin duke e pikuar në vesh. Farat e saj janë edhe më të fuqishme në hapjen e bllokimeve dhe kurimin e verdhëzës dhe hepatitit.

Arabët e kanë ushqimin e tyre të prefruar; ata kombinojnë: Trumzë + vaj ulliri + simsim + sherbelë.

Vlerat ushqyese: Fat, Monounsaturated fat, Polyunsaturated fat, Saturated fat, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Fibra dietike, Protein, Vitamins; A, B6, B12, C, D, Kalcium, I ron, Magnesium. vaji i Rigonit është i pasur me; thymol, cymene, myrcene, borneol, linalool.

Pjesët e bimës që përdoren: Kërcelli, gjethet, lulet dhe farat. Përdoret në gatim dhe si ilaç bimor.

 

Dobitë mjekësore të Trumzës

– Trumza ka një veprim antioksidant shumë të fuqishëm, vepron si një “mburojë” kundër viruseve dhe bakterieve, duke parandaluar veprimin e mikroorganizmave në ruajtjen tonë nga sëmundjet e ndryshme.

– Ndihmon për kurimin e kollës së mirë, inflamacionet bronkiale, astmën, dhe gëlbazën. Ndihmon për lehtësimin e nxjerrjes së  mukusit bronkial dhe zbutjes së tij. Pihet si çaj dhe lyhet gjoksi me vajin e tij.

– Forcon sistemin imunitar, forcon muskujt, parandalon arteriosklerozën dhe forcon muskujt e zemrës.

– Qetësues, pastrues dhe  nxitës i qarkullimit të gjakut.

– Trajton sëmundjet renale,  infeksionet e traktit urinar, dhe ul kolesterolin.

– Largon gazrat e stomakut, ndihmon tretjen dhe ndihmon thithjen e lëndëve ushqyese.

– Trumza është repellent – fungal (kërpudhë-vrasës), i parazitëve të tilla si; alombia që shkakton dizanteri, anti- mikrobeve , trajton disa lloje të diarresë.

– Ngrënia e trumzës me vaj ulliri, përmirëson kujtesën.

– Ndihmon në aktivizimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe ndalon rënien e flokut.

– Ndalon dhimbjen e dhëmbëve dhe inflamacionin në mishrat e dhëmbëve sidomos nëse përzihet me karafil. Kundër prishjes së dhëmbëve nëse përtypet i freskët.

– Ndihmon në kurimin e infeksioneve të fytit dhe laringut.

– Nëse përzihet me Mirë Meke kuron lythat.

– Përdoret për kurimin e disa llojeve të ekzemës, djegieve të lëkurës dhe largon mushkonjat nga trupi.

– Përdoret për kurimin e Diabetit.

– Aktivizues i sistemit të shikimit dhe  parandalon tharjen e syve.

– Patron gjakun, nëse e pi çdo ditë (çaj trumze me mjalt) me stomakun bosh.

– Thyen dhe tret gurët e veshkave nëse pi çaj trumze + qime misri; të ëmbëltuar me mjalt, 3 herë në ditë.

 

Shënim!

– Përdorimi i trumzës është i sigurtë nëse përdoret me masë të caktuar.

– Është i sigurtë për fëmijët,  gratë shtatzëna dhe gjatë gjidhënies.

– Personat që kanë alergji prej tij nuk duhet ta përdorin.

– Mund të shkaktojë dhimbje koke tek ata që kanë temperaturë, por këtë gjë e rregullon uthulla.

By | 2017-08-08T14:50:25+00:00 August 8th, 2017|Bimë Mjekësore|Comments Off on Trumza
error: Alert: Content is protected !!