Trombocitet – Mpiksjet e gjakut

Published On: February 27th, 2023Categories: Zemra dhe Gjaku0 Comments on Trombocitet – Mpiksjet e gjakut

Trombocitet – Mpiksjet e gjakut; Shkaqet dhe Trajtimi Natyral

 

Mpiksjet gjakut, të njohur gjithashtu si formimi i trombeve apo trombocitet, formohen brenda enëve të mëdha të gjakut, dhe janë shkaku kryesor i shumë sulmeve në zemër, tru, dhe çrregullime të tjera kardiovaskulare.

Simptomet e trombociteve zakonisht nuk janë të dukshme, dhe kjo është arsyeja pse rekomandohet shqyrtimi diagnostik mbi një bazë të rregullt (çdo vit).

Shkaqet

Ngurtësimi i gjakut, ose koagulimi, zakonisht ndodh si përgjigje e shëndetshme brenda disa minutave pasi lëkura pritet ose ka pësuar trauma që shkaktojnë gjakderdhje. Ngjizja në këtë rast ndihmon për të mbllur dëmtimin.

Megjithatë, koagulimi i gjakut mund të jetë i rrezikshëm, kur ai ndodh brenda enëve të shëndetshme të gjakut. Koagulimi i dëmshëm mund të ndodhë nga trombocitet që “aktivizohen” në grumbull së bashku.

Kjo ndodh kur trombocitet vijnë në kontakt me mure të dëmtuara arteriale, ose për shkak të mangësive ushqyese, zakonevertë varfëra ushqimore, apo predispozicionit gjenetik.

Pasi trombocitet bëhen të ngjitëshme, forma e tyre ndryshon dhe ato bëhen shumë lehtë si rrjetë apo grumbull, duke shkaktuar një mpiksje apo lëmsh prej gjaku të mpiksur.

Një faktor tjetër që mund të shkaktojë mpiksje të dëmshme të gjakut është prodhimi i fibrinës, e cila ndihmon lidhjen e grumbujve të trombociteve së bashku. Fibrina është produkti përfundimtar i një ujëvare të faktorëve të koagulimit që ndodh me aktivizimin e një molekule të vetme. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në shpërthimin e deri në 30.000 molekulave fibrinë në vendin e lëndimit në murin arterial.

Faktorët që mund të shkaktojnë rritje të palëvizshmërisë së trombociteve dhe të fibrinës përfshijnë:

– Përdorimi i pilulave që pengojnë lindjen,

– fazat e vona të shtatzënisë,

– mangësitë e lëndëve ushqyese,

– pirja e duhanit,

– radikalet e lira (elementët antioxidant jo adekuat),

– dieta e lartë në kolesterol,

– acidet yndyrore esenciale të ulëta,

– dieta e lartë në yndyrë të ngopur dhe e ulët në perime dhe peshk,

– si dhe sëmundjet e mëlçisë.

– Ulja e zgjatur në fluturime të gjata ajrore, sidomos në kushtet e të qëndruarit ngusht, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të trombozës pulmonare. Mpiksja e gjakut që formohet në këmbë ose në pjesë tjetër të trupit shkëputet dhe bllokon një prej arterieve të mushkërive. Disa masa praktike parandaluese gjatë fluturimeve të gjata përfshijnë ngritjen dhe ecjen në këmbë çdo orë, veshjet e lirshme dhe të rehatshme, shtrirje dhe shtrëngim i këmbëve në mënyrë periodike, etj.

TRAJTIME NATYRALE PËR TROMBOCITET

Ushqimet që veprojnë për të ulur palëvizshmërinë e trombociteve dhe formimin e fibrinës përfshijnë: hudhër, xhenxhefil, qepë dhe speca djegës, të cilat mbrojnë kundër sulmit në zemër dhe infarktit.

Përdorni pluhur hudhre në ushqim si një nuancë të rregullt.

Vajrat e peshkut ndihmojnë gjithashtu për të reduktuar koagulimin e gjakut. Rritni konsumin e peshkut të ujërave të ftohta, të paktën tre herë në javë.

Ulni konsumin e sheqerit, sepse futja e sheqerit rrit palëvizshmërinë e trombociteve.

Murriza është shumë e dobishme për parandalimin e mpiksjes së gjakut.

Hudhra ndihmon për të shpërndarë mpiksjen dhe gjithashtu vepron edhe si antioksidant i fuqishëm dhe antibiotik natyral.

Ekstrakti i fletëve të ullirit është një antioksidant që ndihmon për të ulur presionin e lartë të gjakut dhe për të ruajtur shëndetin e mureve kapilare.

Salicilatet

Një lloj holluesi natyror i gjakut janë edhe substancat që bllokojnë vitaminën K, të njohura si salicilate.

Ushqimet që janë të larta në salicilate përfshijnë:

  • Pluhur Curry
  • Speci i kuq
  • Paprika
  • Trumza
  • Kanella
  • Rigoni
  • Jamball
  • Peppermint

Frutat e larta në salicilate përfshijnë:

  • Rrushi i thatë
  • Qershia
  • Boronica
  • Luleshtrydhe
  • Mandarina
  • Portokalli

Substanca të tjera të larta në salicilate:

  • Mjalti
  • Uthulla

Ushtrimi

Ushtrimi i moderuar mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sulmeve në zemër dhe tru, duke përmirësuar mekanizmin natyror të trupit për shpërndarjen e mpiksjeve të gjakut. Përveç kësaj, studiuesit kanë gjetur se rreziku më i madh i koagulimit të gjakut tek gratë që marrin kontraceptive orale mund të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme nga ushtrimi.

Terapia me lëngje

Kombinoni lëngjet e hudhrës, karrotës, majdanozit, spinaqit, selinos, dhe panxharit dhe pini 250-350 ml çdo ditë.

  • Përdorni produktin bimor Cardiagreen

Cardiagreen është një nga ilaçet me bimë shkretinore më të suskesshme për të gjitha sëmundjet e gjakut, venave dhe zemrës. Cardiagreen zvogëlon inflamacionin, një nga shkaqet kryesore themelore funksionale të trombociteve dhe triglicerideve të larta, zvogëlon nivelet e larta të lipideve tek ata me sindromë metabolike dhe me sëmundje kardiovaskulare, e shumë të tjera.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook