Tribulus Terrestris; Forcon muskujt, rrit energjinë trupore e seksuale, lufton depresionin, nxit qarkullimin e gjakut, ndihmon trupin të rindërtohet më i fortë

 

Arabisht: نبات القطب.

Anglisht: Bindii.

Emri shkencor: Tribulus Terrestris L.

Familja: Zygophyllaceae.

Tribulus është bimë barishtore me degë të gjata, që shtrihen në tokë në të gjtha drejtimet, me gjethe që përbëhen nga 7 fletëpalosje, me lule të verdhë me pesë petale, me fara të mbuluara me gjemba të mprehtë e ngjitës.

Origjina e bimës është Gadishulli Arabik. Nga latinishtja, tribulus nënkupton “armë zjarri”. Ajo është bimë e fortë dhe rezistuese ndaj temperaturave ekstreme të shkretëtirës. Bima është përdorur në mjekësi nga bediunët prej mijëra vitesh, sidomos farat e bimës. Devetë që ushqehen me këtë bimë prodhojnë qumësht mjaft cilësor dhe kurues.

Pjesët që përdoren: Farat dhe rrënja.

Dobitë mjekësore të Tribulus Terrestris

– Ndihmon në forcimin e shëndetit të përgjithshëm fizik dhe ka efekte stimuluese në sistemin imunitar.

– Ndërton të gjitha indet, sidomos indet riprodhuese.

– Mbështet shëndetin e veshkave, fshikëzës, traktit urinar dhe kushtet e uro-gjenitale, ku vepron si diuretik.

– Rekomandohet për atletët dhe ndërtuesit e trupit, pasi përmirëson ndërtimin e muskujve, fuqinë, qëndrueshmërinë dhe madhësinë e tyre.

– Ndihmon në kurimin e Diabetit dhe ul kolesterolin.

– Trajton ethet dhe temperaturën.

– Tribulus është shumë  efektive për të përmirësuar shëndetin seksual tek burrat dhe gratë,  prandalon impotencen, rrit dëshirën seksuale, rrit nivelet e testosteroneve, parandalon zgjerimin e prostatës dhe kancerin e prostatës.

– Gratë që e marrin rregullisht tribulusin, luftojnë menopauzën e parakohëshme, gjithashtu në përgjithësi nuk përjetojnë ndryshime në gjendjen shpirtërore apo fizike.

– Është e dobishme për ata që kanë probleme me mosbalancimin e hormoneve. Brenda vetëm disa ditëve të konsumit të rregullt, nivelet e hormoneve janë në gjendje të kthehen në normalitet.

– Përdorimi i rregullt i Tribulus gjatë menopauzës mund të ndihmojë pagjumësinë, hipertensionin, nervozizmin dhe humbjen e interesit seksual.

– Tribulus Terrestris përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut. Ndihmon në pastrimin e helmeve dhe gjithashtu zgjeron enët e gjakut për furnizim më të mirë të gjakut në të gjithë trupin.

– Ul tensionin e lartë të gjakut, lufton aneminë, dhe qarkullimin e dobët.

– Gjithashtu është e dobishme me disa çrregullime të tretjes, të tilla si kapsllëku, fryrja, helmimi me ushqim, etj.

– Është shumë e dobishme për njerëzit që vuajnë nga depresioni dhe ndryshimet e humorit.

– Vepron si një përforcues energjie dhe lufton lodhjen.

– Stimulon funksionin e mëlçisë.

Shënim!

– Kur merret siç rekomandohet, kjo bimë nuk ka ndonjë efekt anësor.

– Disa njerëz raportojnë ndjenja më të ngrohta se zakonisht. Mund të jetë e pakëndshme në mot të nxehtë.

– Produktet Alkutub (per meshkujt), dhe Labisia for Her (per femrat) kane permbajtje te ekstraktit te bimes.