Trangulli

Published On: December 20th, 2022Categories: Fruta dhe Perime0 Comments on Trangulli

Trangulli; pastrues i gjithë trupit dhe mënyra të shëndetshme gatimi

 

Arabisht: الخيار، أو القَثَد

Anglisht: Cucumber

Emri shkencor: Cucumis sativus L.

Familja:

Trangulli ose kastraveci është bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të mëdha dhe lule të verdha. Fruti cilindrik dhe me ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë. Rritet lehtë dhe ka forma dhe madhësi të ndryshme, kryesisht konsumohet i freskët.  Kultivohet nga njeriu prej më shumë se 4000 vjetësh.

Orgjina e trangullit është India. Sot kultivohet në shumë vende të botës, Kina zë vendin e parë në botë për kultivimin e tij, e pasuar nga Turqia dhe Irani.

Elementët përbërës të Trangullit: Energy, Carbohydrates, Sugars, Dietary fiber, Fat, Protein, Vitamins; Thiamine (B1), Riboflavin (B2), Niacin (B3), Pantothenic acid (B5), B6, Folate (B9), C, K, Minerals; Calcium, Iron, Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potassium, Sodium, Zink, water, Fluoride.

Dobitë shëndetësore të trangullit

– Konsumimi ditor i tij konsiderohet si ilaç për kurimin e kapsllëkut kronik.

– Parandalon sëmundjet e stomakut, ndihmon tretjen dhe  eleminon komponimet toksike të zorrëve.

– Lufton parazitët e zorrëve.

–  Pastron rrugët urinare dhe shpërbën gurët në veshka.

– Ul presionin e gjakut, normalizon rrahjet e zemrës dhe minimizon efektet e natriumit.

– Lufton radikalet e lira që çojnë në plakje dhe që shkaktojnë sëmundje të lidhura me moshën.

– Stimulon prodhimin e qelizave të shëndetshme në gjak, nxit prodhimin e insulinës dhe ndihmon të sëmurët me  Diabet.

– Zvogëlon rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit si: kancerin e gjirit, të zorrës së trashë, kancerin e mitrës dhe të prostatës.

– Lufton erën e keqe të gojës, vret bakteriet që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve, dhe forcon mishrat e dobët të dhëmbëve.

– Largon dhimbjen e kokës dhe migrenën.

– Relakson muskujt, parandalon sëmundjen Alzheimer, largon stresin dhe lehtëson gjumin.

– Trangulli vepron si një larës për gjithë trupin.

– Forcon kockat dhe indet lidhës.

– Redukton rrudhat, largon të nxirat poshtë syve, forcon dhe zbardh lëkurën, mbron nga djegiet e diellit dhe mbyll poret e mëdha të lëkurës.

– Lufton celulitin.

– Forcon flokët, zbut flokët e ashpër e të thatë, dhe nxit rritjen e tyre.

Kujdes!!

– Tek disa njerëz mund të shkaktojë alergji si:  ënjtje të gojës dhe skuqje të lëkurës.

– Nëse e teproni me konsumimin e tij mund të shkaktojë problem në gastrit.

Sallatë aziatike me trangull

Përbërësit

– 2 tranguj mesatarë të prerë në feta.

– 1 qepë të njomë të prerë në feta.

– 1 lugë gjelle me fara susami të pjekur.

Për salcën

– 1 lugë salcë soje.

– Kripë dhe piper.

– 2 lugë uthull molle.

– 2 lugë vaj ulliri.

– ¼ e lugës me huthër të grirë.

Vendosini trangujt në një pjatë të thellë sallate, shtoni salcën, në krye të sallatës vendosni farat e susamit dhe qepën e prerë.

Sallatë me trangull dhe fruta deti

Përbërësit

– 2 tranguj të prerë në feta.

– 1 qepë e kuqe e prerë në feta.

– 2 lugë uthull molle.

– 2 lugë vaj ulliri.

– Kripë dhe piper.

– 100 gram fruta deti të ziera.

Vendosni trangullin + qepën + frutat e detit në pjatën e sallatës, shtoni salcën, i përzieni mirë dhe pastaj mund ta servirni.

Pije me trangull dhe limon

Kjo pije pastron trupin nga helmet, tret yndyrat, largon stresin, tret ushqimin, lehtëson gjumin, ndihmon uljen në peshë dhe është shumë efektive për të sëmurët me diabet.

Përbërësit

– 4 tranguj të qëruar dhe të prerë në copa.

– 5 limona të shtrydhur.

– 1-2 lugë mjaltë natyral.

Mënyra e përgatitjes.

Vendosni trangujt në grirëse frutash, grijini mirë dhe më pas kullojini.

Vendoseni lëngun e tyre në një enë qelqi të thellë, shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin, përzjeni përbërësit dhe mund ta servirni.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook