Tonsiliti / Inflamacioni i Bajameve

Published On: February 5th, 2023Categories: Mushkëritë0 Comments on Tonsiliti / Inflamacioni i Bajameve

Tonsiliti / Inflamacioni i Bajameve

 

Tonsiliti është një infektim i zakonshëm, i shkurtër ose i zgjatur i grykëve apo bajameve, që shkakton inflamacion. Ai ndodh kryesisht në fëmijëri, mes moshës katër dhe gjashtë vjeç, dhe përsëritet në moshën e pubertetit. Ai mund të ndodhë gjithashtu në moshën e rritur. Në përgjithësi, sa më shpesh të infektohen bajamet, aq më të prirura bëhen për përsëritjen e infeksioneve.

Simptomat

Bajamet janë një pjesë thelbësore e sistemit imunitar, funksioni kryesor i tyre është filtrimi nga bakteret dhe çdo mikroorganiza të tjerë që mund të shkaktojnë infeksione. Megjithatë, ndonjëherë, vetë bajamet mund të vuajnë një infeksion që rezulton në dhimbje dhe inflamacion.

Simptomat e tonsilitit përfshijnë:

– ënjtje dhe dhimbje në qafë,

– dhimbje në fyt,

– bajame të zgjeruara dhe të përflakura,

– gëlltitje të dhimbshme,

– dhimbje që rrezaton te veshët.

Simptoma të tjera mund të përfshijnë:

– temperaturë të lartë,

– lungë mbi bajame,

– humbje e përkohshme e dëgjimit,

– dhimbje koke,

– ngjirje e zërit,

– kollitje,

– të vjella,

– dhe ndjenja të përgjithshme të sëmurjes dhe lodhjes.

Shkaqet

Inflamacioni i bajameve shkaktohet:

– ose nga bakteri streptokok

– ose, më rrallë, nga infeksionet virale.

Shënim: bajamet janë pjesë integrale e sistemit limfatik dhe ato luajnë një rol të rëndësishëm në funksionin e veshkave, dhe për këtë arsye duhet të ruhen.

TRAJTIME NATYRALE PËR TONSILITIN

  • Ushqimi

Rrisni konsumin e ujit të pastër e të filtruar, çajit të nxehtë bimor, lëngjet e frutave të holluar dhe supërave.

Hani një ushqime të plota organike duke vënë theksin mbi perimet e freskëta dhe supër perimesh.

Shmangni ushqimet ndaj të cilave jeni alergjik apo të ndjeshëm.

Gatuani me hudhër, xhenxhefil, kërpudha shiitake dhe kërpudha Reishi, sepse të gjitha këto kanë efekte që forcojnë sistemin imunitar.

Është e rëndësishme që të mos shtoni toksicitetit të mëtejshëm në sistemin tuaj kështu që përpiquni të përmbaheni për sa më poshtë:

– Mos konsumoni asnjë ëmbëltues artificial.

– Mos konsumoni shurup të lartë në fruktozë.

– Mos pini pije të gazuara.

– Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta.

– Shmangi të gjitha ushqimet e konservuara.

– Eliminoni produktet konvencionale të qumështit.

– Shmangni mishin e viçit konvencional.

  • Aromatherapy – Terapia aromatike me Vajra esencial

Disa studime shkencore kanë treguar se banjo me avull në fakt mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e një infeksioni në fyt. Thithja e avujve benzoike, livando, trumzë, eukalipt, barbarozë, bergamot ose vajin e pemës së çajit lehtëson simptomat e bajameve.

  • Bimët

– Echinacea në formë tretësire ​​– e merr tri herë në ditë.

– Bëni një çaj të nxehtë nga lulet e thara nga kajsumi njëmijë fletësh dhe mendra dhe pijeni gjatë ditës (2-3 herë në ditë).

– Çaj kamomili me një lugë çaji mjaltë është një pije qetësuese.

– Bimë të tjera të dobishme përfshijnë: Echinacea, hudhër, xhenxhefil, goldenseal, Astragalus dhe vidh.

  •  Arti i jetesës

I lejoni vetes pak pushim dhe qetësim në mënyrë që trupi juaj të përdorë shumicën e energjisë së tij për të luftuar infeksionin duke reduktuar kështu kohën tuaj të shërimit.

Shtoni lagështi në ajrin e shtëpisë suaj për të parandaluar tharjen e astarit të fytit. Nëse nuk keni një mjet lagështues (humidifier), atëherë një tas me ujë i vendosur mbi kaloriferin tuaj ose mjetin e ngrohjes dhe lënë aty gjatë natës do të punojë po aq mirë.

Nëse pini duhan është e domosdoshme ta lini atë. Tymi i cigareve është jashtëzakonisht irritues për astarin e fytit.

Fokusohuni te frymëmarrja me hundë në vend të gojës, sepse kjo parandalon tharjen e fytit dhe punon si një humidifier natyror për ajrin që thithni.

Ndërroni furçën e dhëmbëve pas infeksioneve të grykës (bakteret mbi qimet e furçës mund tju ri-infektojnë).

  • Terapia me lëngje

Pirja e lëngut të karrotës, selinos dhe xhenxhefilit mund të qetësojë simptomat.

– Esenca e luleve të mollës së egër ndihmon në pastrimin dhe shërimin e bajameve.

– Qumësht të ngrohtë me shafran të Indisë dhe piper pluhur i marrë para gjumit.

– Gargara e bërë me lëngun e përfituar nga çaj i farave fenugreek, ndihmon gjithashtu.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook