You are here:---Testet për Virusin e Hepatitit B

Testet për Virusin e Hepatitit B

2018-06-04T16:47:59+00:00February 14th, 2018|Categories: Mëlçia Hepatiti|

Testet për Virusin e Hepatitit B; Si t’i lexojmë rezultatet

 

Shumë njerëz me hepatit B nuk kanë shenja të sëmundjes dhe nuk e kuptojnë se ata kanë virusin në trupin e tyre. Hepatiti B diagnostikohet me anë të disa testeve të gjakut, të cilat kërkojnë për shenja të Hepatitit B në gjak.

Për të kuptuar testet, është e rëndësishme të kuptojmë dy terma mjekësore themelore:
– antigen: substancë e huaj brenda në trup, siç është virusi i hepatitit B; dhe
– antitrup: proteinë që sistemi imun e prodhon në përgjigjendaj substancës së huaj. Antitrupat mund të prodhohen si përgjigje ndaj një vaksine ose një infeksioni natyror gjithashtu.

Testet e (HBV) mund të përdoren për një sërë arsyesh. Disa nga testet zbulojnë antitrupat e prodhuara në përgjigje ndaj infeksionit HBV; të tjera zbulojnë antigjenet e prodhuara nga virusi, dhe të tjerë zbulojnë ADN virale.

Shkaqet kryesore për testet e HBV përfshijnë:

– Për të përcaktuar nëse shenjat dhe simptomat akute janë për shkak të infeksionit HBV; bëhen dy teste, antigjeni sipërfaqësor i hepatitit B -Ag dhe antitrupi bërthamë i hepatitit B -IgM, së bashku me testet për hepatit A (HAV) dhe hepatitit C (HCV), për të përcaktuar cili virus mund ta ketë shkaktuar infeksionin.
– Për të diagnostikuar hepatitin kronik HBV.
– Për të monitoruar infeksionin kronik të hepatitit B dhe trajtimin e tij.
– Për të zbuluar ekspozimin e mëparshëm ndaj hepatitit B, në një person i cili është me imunitet të kompromentuar (kur virusi mund të riaktivizohet).

Disa nga arsyet sekondare për të kryer testimin e HBV janë: për të zbuluar infeksionin hepatitit B në popullatat në rrezik apo te dhuruesit e gjakut, për të përcaktuar nëse dikush është bartës, për të zbuluar infeksionin e mëparshëm (me imunitet të mëvonshëm), dhe për të përcaktuar nëse imuniteti është zhvilluar për shkak të vaksinimit apo jo.

Në përgjithësi, një grup i testeve është përdorur si një panel fillestare i testeve për të zbuluar infeksionin HBV ose për të përcaktuar shkakun e simptomeve akute, ndërsa një tjetër grup i testeve mund të përdoret pas diagnostikimit të Hepatitit për të monitoruar ecurinë e mundshme të sëmundjes, për të zbuluar infeksionet kronike, dhe / ose për të përcaktuar statusin transportues.

Tabela në vijim përmbledh grupin e testeve të përdorura zakonisht për testim fillestar:

Testi Shkurtimi Çfarë tregon
Antigjeni sipërfaqësor i Hepatitit B HBsAg Zbulon proteinën prezente mbi sipërfaqen e virusit. Zbulon dhe ndihmon në diagnozimin e infeksionit akut ose kronik të Hepatitit;  tregues rutin i hershëm i Hepatitit B akut, i cili shpesh identifikon njerëzit e infektuar para se të shfaqin simptomat;  Nuk mund të zbulohet në gjak gjatë periudhës së rigjenerimit; Mënyra kryesore për identifikimin e njerëzve me infeksion kronik, si dhe ata që janë transmetues të Hepatitit.
Antitrupi sipërfaqësor i Hepatitit B HBsAb /ose

Anti-HBs

Tregon që personi ka zhvilluar imunitetin ndaj Hepatitit B. Ky antitrup mund të kapet te personat që janë shëruar nga Hepatiti B ose që janë vaksinuar kundër Hepatitit B. Personi ka imunitet ndaj Hepatitit dhe nuk mund të preket prej tij në të ardhmen.
Total anti-hepatitis B core Anti-HBc,

IgM dhe IgG

Tregon që personi është infektuar nga Hepatiti B kronik dhe nuk ka siguruar asnjë mbrojtje kundër tij. Antitrupi IgM është i pari antitrup që prodhohet pas infektimit me HBV; Antitrupi IgG prodhohet më vonë si përgjigje ndaj antigjenit të bërthamës  së virusit, dhe zakonisht përsëritet gjatë jetës së njeriut. Por dalja pozitive e këtij testi mund të jetë alarm fals, prandaj interpretimi i tij mbështetet në testet e renditura më sipër.

Tabela e mëposhtme përmbledh analizat që mund të përdoren pas testeve fillestare të zbulimit të HBV:

Testi Shkurtimi Çfarë tregon
Anti-hepatitis B core HBcAb /ose

Anti-HBc,

IgM

Zbulon vetëm antitrupin IgM në bërthamën e antigjenit të Hepatitit B. Përdoret për të zbuluar infeksionet akute; mund të jetë prezent edhe në infeksionet kronike.
Antigjeni-e

i Hepatitit B

HBeAg Zbulon proteinën virale të prodhuar dhe të lëshuar në gjak. Tregon që virusi i Hepatitit B është duke u shumuar; Mund të përdoret për të monitoruar efektivitetin e kurimit; megjithatë jo të gjitha rastet me HBV prodhojnë antigjenin “e”. Më i zakonshëm është në Azi.
Antitrupi-e

i Hepatitit B

HBeAb /ose

Anti-HBe

Tregon që sistemi imun i personit i është përgjigjur  antigjenit “e” të Hepatitit B dhe se virusi nuk është aktiv dhe nuk po kundërpërgjigjet.
DNA e virusit të Hepatitit B HBV DNA Materiali gjenetik i virusit të Hepatitit B që mat sasinë virale në gjak dhe tregon se sa aktiv është virusi në shumim. Kjo analizë përdoret zakonisht për të monitoruar efektivitetin e terapive antivirale te njerëzit me infeksion HBV kronik.
Mutacionet rezistuese të HBV HBV Resistance mutations Zbulon mutacionet e një virusi të veçantë që shkakton infeksion te një person që e lejon virusin të jetë rezistent ndaj trajtimeve; Ndihmon për të zgjedhur trajtimin e duhur, veçanërisht te njerëzit të cilët janë trajtuar më parë ose te ata që nuk i janë përgjigjur trajtimit

 

Përveç testeve të mësipërme për HBV, disa teste të tjera të mëlçisë janë të rëndësishme:

– Testet e funksionit të mëlçisë (AST, ALT – Transaminases): janë një grup i testeve të gjakut që tregojnë se si  është duke punuar mëlçia.  Një test i rëndësishëm është Alanine aminotransferase (ALT). ALT lirohet nga qelizat e mëlçisë në gjak kur mëlçia është dëmtuar. Niveli lartë normales i ALT mund të tregojë dëmtim të mëlçisë. Nivelet e ALT janë të përfshira në monitorimin e rregullt të të gjithë pacientëve të hepatitit B kronik; Ky test mund të jetë i dobishëm për të vendosur nëse një pacient mund të përfitojë nga trajtimi, apo për të vlerësuar se sa mirë është duke punuar një trajtim i tanishëm;
– Biopsia e mëlçisë: përfshin heqjen e një pjesë të vogël etë indeve nga mëlçia duke përdorur një gjilpërë të imët. Indet shqyrtohen nën mikroskop për të parë për inflamacion ose dëmtim të mëlçisë; dhe
– Alfa-fetoprotein: një test i gjakut që ndonjëherë mund të zbulojë kancerin e mëlçisë.

Çfarë do të thonë rezultatet e testeve të HBV?

Testet për hepatitin B mund të porositen në mënyrë individuale, por shpesh urdhërohen të kombinuara, varësisht nga arsyeja për testim. Rezultatet e testeve vlerësohen zakonisht të marra së bashku. Ndonjëherë kuptimi i një rezultati varet nga rezultati i një testi tjetër. Megjithatë, jo të gjitha testet kryhen për të gjithë njerëzit.

Tabela e mëposhtme përmbledh interpretimet e mundshme të disa modeleve të përbashkëta të rezultateve.

Testet fillestare Testet e avancuara
Hep B surface antigen (HBsAg) Hep B surface antibody (Anti-HBs) Hep B core antibody Total (Anti-HBc IgG+IgM) Hep B core antibody (Anti-HBc IgM) Hep B e antigen (HBeAg) Hep B e antibody (Anti-HBe) HBV DNA Interpretimi i mundshëm / Faza e infektimit
Negative Negative Negative Not performed Not performed Not performed Not performed Infeksion jo aktiv ose paraprak; nuk ka imunitet —mund të jetë në fazën e inkubacionit
Negative Positive Negative Not performed Not performed Not performed Not performed Ka imunitet për shkak të vaksinimit të mëparshëm
Negative Positive Positive Not performed Not performed Not performed Not performed Infeksion i zgjidhur (i shëruar), virus i pastruar; imunitet për shkak të një infeksioni natyror. Megjithatë, në qoftë se ke imunitet të kompromituar, virusi mund të riaktivizohet.
Positive Negative Positive or Negative Positive or Negative Positive Negative Detected or none detected Infeksion akut, zakonisht me simptoma; ngjitës; mund të jetë shperthim i infeksionit kronik.
Negative Negative Positive Positive Negative Positive None detected Infeksioni akut është shëruar (personi rimerr veten).
Positive Negative Positive Negative Positive Negative Detected Zakonisht tregon një infeksion kronik aktiv (ka gjasa të dëmtimit të mëlçisë).
Positive Negative Positive Negative Negative Positive None detected or detected at very loë level Infeksion kronik por rreziku për dëmtim të mëlçisë është i ulët. Fazë transmetimi.

Trajtimi Natyral Profesional i Hepatitit B

Trajtimi Natyral Profesional për trajtimin e Hepatitit B kronik, përbëhet nga ilaçe krejtesisht bimore, me bime te egra shkretinore, të sigurta dhe pa efekte anesore, te studiuara ne menyre shkencore dhe qe kane dhene rezultate te shkelqyera ne qindra e mijera paciente nga vende te ndryshme te botes.

Trajtimi ndiqet për një periudhë kohore mesatare 6-12 muaj, me qëllim të asgjësimit të bërthamës së virusit me arritjen e rezultatit HBV DNA NEGATIVE; kurse për arritjen e rezultatit HbsAg Negative –dmth për zhdukjen e gjurmëve të virusit-, tek disa pacientë mund të duhet një kohë pak më e gjatë.

Suksesi total i kures brenda afateve te parashikuara eshte mbi 90%, por megjithate, te gjithe pacientet pa perjashtim perfitojne nga trajtimi dhe mund te thuhet se dalin nga rreziku i semundjes apo avancimit te saj me mbi 99%, nese e ndjekin trajtimin ne rregull se paku per 6-8 muaj, me vullnetin e Zotit Fuqiplote.

Perkrah ilaçeve bimore, pacientet do te ndjekin gjithashtu udhëzimet tona në lidhje me dietën ushqimore dhe stilin e jetesës, që i shoqërojmë bashkë me ilaçet.

Kura bimore për Hepatitin B dhe C, si dhe per Hepatitin Autoimun si dhe Cirrozen e melçise, përfshin 4 ilaçet bimore që i gjeni në vijim; 3 prej tyre janë në formë të kapsulave, kurse i katërti është në formë të pluhurit që duhet të përziehet me mjalt blete natyral para përdorimit (mund te merret gjithashtu ne forme te kapsulave, sipas preferences se pacientit). Ilaçet merren të gjitha nga goja dhe nuk mund të jepen si infuzion.

Perberesit e kures bimore i gjeni ketu.