Temperaturat e larta dhe ndryshimet klimatike rrisin numrin e pacientëve me gurë në veshka nëpër botë

 

Me rritjen e temperaturave, mendjet tona shkojnë në rërën e plazhit dhe gjumi nën rrezet e diellit. Sa për urologët, ardhja e verës do të thotë më shumë pacientë me gurë në veshka!

Gurët e veshkave lidhen me ngrohjen e motit në mbarë botën. Zhvillimi i gurëve të veshkave rritet me efektet e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale, veçanërisht në klimat e ngrohta. Kjo ndodh, të paktën pjesërisht, për shkak të thatësirës që rezulton nga temperatura në rritje.

Edhe pse ekziston një lidhje mes temperaturës së lartë dhe rrezikut të gurëve të veshkave, të gjitha shkaqet nuk janë të qarta. Por studiuesit parashikojnë se temperaturat më të larta do të thotë një numër më i lartë i gurëve të veshkave.

Vetëm në SHBA, gjysmë milionë pacientë i drejtohen dhomave emergjente çdo vit për shkak të gurëve të veshkave. Këto shifra janë rritur gjatë tre dekadave të fundit. E njëjta gjë vlen edhe për Europën. Numri i fëmijëve me këtë gjendje është rritur gjithashtu.

Veshkat kanë role të shumta biologjike, si:

– Rregullojnë ekuilibrin e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak si sodiumi, potasiumi, fosfori dhe kalciumi;

– Eliminojnë një sërë toksinash nga trupi;

– Prodhojnë disa hormone, si: reninën që ndikon në presionin arterial, nxisin prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave;

– Marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D.

Për parandalimin e sëmundjeve të veshkave përmbajuni këshillave të mëposhtme

– Bëni rregullisht aktivitet fizik

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për funksionin e veshkave, pasi përmirëson funksionin e muskujve, ul tensionin e gjakut, kolesterolin në gjak, mban një peshë të shëndetshme të trupit dhe përmirëson gjumin.

– Kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak

Gjysma e njerëzve që vuajnë nga sëmundja e sheqerit zhvillojnë dëmtime të veshkave. Pacientët diabetikë duhet të bëjnë një kontroll të rregullt të albuminurisë, të paktën një herë në gjashtë muaj, të mbajnë në normë shifrat e glicemisë dhe të kenë kujdes me dietën.

– Masni rregullisht tensionin e gjakut

Pak njerëz e dinë se tensioni i lartë i gjakut është një shkaktar i zakonshëm i dëmtimit të veshkave. Pacientët me tension të lartë të gjakut, duhet të mbajnë nën kontroll shifrat e tensionit, të kenë kujdes me dietën dhe aktivitetin fizik, pasi të gjitha këto ngadalësojnë progresionin drejt sëmundjes renale kronike.

– Ushqehuni shëndetshëm dhe mbani peshën nën kontroll

Ngrënia e shëndetshme parandalon diabetin, sëmundjet e zemrës dhe faktorë të tjerë të lidhura me sëmundjet kronike të veshkave. Çdo ditë përdorni 5 porcione fruta e zarzavate, 5 porcione drithra.

– Shmangni pirjen e duhanit

Nikotina dëmton muret e brendshme të enëve të gjakut dhe lejon yndyrnat dhe pllakëzat e gjakut që të ngjiten në to; duke ngadalësuar rrjedhjen e gjakut në veshka dhe dëmtimin e funksionimit të tyre. Duhanpirja rrit rrezikun për kancer të veshkave me 50%.

Lexoni Gjithashtu

– Shmangni përdorimin e ilaçeve kimike

Shumë pacientë, sidomos të moshuarit, bëhen të sëmurë me sëmundje kronike të veshkave pasi përdorin pa kriter apo me shumicë ilaçe anti-inflamatore për të qetësuar dhimbje të ndryshme.

– Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave.

– Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka.

– Kufizoni  sheqernat e rafinuara.

– Shtoni më shumë arra dhe bajame në dietën tuaj.

– Përdorni ushqime të lehta: supë me zarzavate, lëngje frutash.

– Bëni banja me ujë të ngrohtë.