Tamarisk; Për Hepatitin dhe Cirrozën

 

Arabisht: الأثل – Ethël

Anglisht: Tamarisk.

Emri shkencor: Tamarica gallica L. / Sinonim i Tamarica Arabica.

Familja: Tamaricaceae.

Tamarica gallica e ka origjinën në Lindjen e Mesme, zonën e Mesdheut, Afrikën Jugore dhe Gadishullin e Sinait. Tamarisk është bimë shumëvjeçare, me gjelbërim të përjetshëm dhe me gjatësi  1-18 m. Karakterizohet me degë të holla dhe trung të fortë,  me gjethe të gjelbëra në gri, lulet rozë dhe të bardha, lulëzojë nga marsi deri në shtator. Kjo pemë rritet në vënde të ngrohta, nuk mund të rezistojë në vënde të ftohta.

Tamarix është përdorur në mjekësinë e vjetër për funksionet e mëlçisë, kurimin e diarresë kronike, pastrimin dhe shërimin e plagëve, uljen e ënjtjeve dhe lehtësimin e  tretjes.

Mjeku i njohur arab, Daud al Antaki thotë: Tamarix është i ftohtë në gradën e parë, i thatë në gradën e dytë . Pastrues i verdhëzës, forcon mëlçinë, ndalon daljen e thinjave dhe rënien e flokut, duke e pirë si çaj.

Tamarix është nga bimët më të pasura me tannin, flavonoids, carotene, anti –okside, minerale, sodium, glukozë, calcium, potassium, 17 lloje të phenolic,etj.

Pjesët e bimës që përdoren: Rrënja, gjethet, degët e njoma.

 

Dobitë mjekësore të Tamarisk

– Forcon imunitetin dhe ka aftësi të mahnitëshme për të luftuar mikrobet dhe viruset.

– Studimet kanë treguar se Tamarisk ka efekte shumë pozitive për funksionet e mëlçisë.

– Lufton hepatitin dhe cirrozen e melçise.

– Ndihmon qelëzat e dëmtuara të mëlçisë të rimarrin veten.

– Tret yndyrat e mëlçisë.

– Ndalon ngrirjen e shpretkës.

– Ndalon gjakderdhjen e brendëshme.

– Përdoret edhe kundër ënjtjëve të reumatizmës, kurimin e ulçërave, tretjen dhe diarrenë kronike.

 

Shënim! 

Tamarix është e sigurtë në përdorim dhe nuk ka efekte anësore.