You are here:-, Ushqimi-Talbina; Ushqim dhe ilaç për pikëllimin

Talbina; Ushqim dhe ilaç për pikëllimin

2018-02-04T19:04:09+00:00February 4th, 2018|Categories: Nervore Mendore, Ushqimi|

Talbina; Ushqim dhe ilaç për pikëllimin dhe humorin e keq; Ja si përgatitet

 

Ç’është talbina?

Talbina është një lloj supe e bërë nga mielli i elbit. Është quajtur talbina (nga arabishtja “qumështore”) për shkak të përngjasimit të saj me qumështin, nga ngjyra dhe butësia.

Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë për talbinen: “Talbina qetëson zemrën e të sëmurit dhe largon një pjesë të mërzitjes së tij”. [Buhariu, Muslimi, etj].

Element përbërës të telbines: Energy, carbohydrates, sugars, dietary fiber, fat, protein, vitamins, A, B1, B2, B3, B4, B5, B6, B6, C, K, calcium, iron, magnesium, manganese, phosphorus, potassium, sodium, zink, lutein, alpha-linoleic acid, oryzanol, selenium.

Dobitë shëndetësore të talbinës

– Forcon sistemin imunitar.

– Qetëson sistemin nervor.

– Qetëson zemrën dhe largon mërzitjen.

– Largon depresionon, stresin, ankthin dhe frikën.

– Stimulus i mëlçisë.

– Lufton kapsllëkun dhe kuron çrregullimet në zorrë.

– Kuron dobësinë e përgjithshme.

– Ndihmon rritjen e fëmijëve.

– Forcon kujtesën e të rinjëve dhe të moshuarve.

– Ul kolesterolin e lartë.

– Përmban triptofan, i cili ndihmon për të kapërcyer pagjumësinë.

– Shton qumështin tek gratë gjidhënëse.

– Largon agresivitetin tek fëmijët.

– Largon ujrat e tepërt nga trupi.

– Furnizon trupin me energji.

– Ndihmon për luftimin e  qelizave kancerore dhe vonon plakjen.

Si mund ta gatuani?

Përbërësit

– 1 gotë me miell elbi të bluar me gjithë krunde.

– 4 gota me qumësht.

– 3 lugë mjaltë.

Vendoseni miellin në një tenxhere, shtoni qumështin dhe i përzieni. E zieni për 5-10 min, vendoseni në një pjatë dhe shtoni mjaltin.