Syzë; Për Epilepsinë dhe Tumorin në Tru
Arabisht: السذاب شديد الرائحة
Anglisht: Rue, common rue, herb-of-grace
Emri shkencor: Ruta graveolens L.
Familja: Rutaceae.
Ruta është bimë barishtore, shumëvjeçare, me lartësi 50-100 cm, me gjethe ngjyrë të gjelbër në blu, me lule të verdha, me aromë të këndëshme dhe të fortë, me farë si të kafes por e rrumbullakët. Kultivohet nëpër kopështe për shkak të aromës dhe ngjyrës blu në të gjelbër të gjetheve. Preferon zona të ngrohta dhe me diell. Kohet e fundit kultivohet në vende të ndryshme të botës si bimë medicinale dhe erëz në ushqim.
Orgjina e bimës është Gadishulli Ballkanik. Për herë të parë është përmëndur nga Turner në vitin 1562. Është përmendur gjithashtu edhe nga shkrimtarët e hershëm si Plini. Është pëdorur kryesisht për kurimin e dhimbjeve të kokës, tensionin nervor, dhimbjet e nervit shiatik. Në disa zona e përdorin për largimin e xhinëve dhe insekteve.
Pjesët e bimës që përdoren: Të gjitha pjesët.
Ruta është cilësuar si: Abortifacient, Analgesic AntiCancer, Antiparasite, Antispasmodic, Aromatic, Bitter, Emmenagogue, Nervine, Rubefacient, anti-inflamator, anti-viral, anti-bakterial.
Elementët aktiv të Rutës: Alkaloids, quinoline, quinolinone (e.g.graveoline),furoquinoline (e.g. dictamnine,γ, fagarine, skimmianine),pyranoquinoline (e.g.rutalinium) and (e.g.furacridone), coumarin, dicoumarins, furanocoumarins (e.g. bergaptene), pyranocoumarins, coumarin-naphtochinone-compounds; flavonoids (e.g. rutin); essential oil (e.g. 2-nonanone, 2-nonylacetate, 2-undecyl acetate.
Dobitë Mjekësore të Rutës
– Ndihmon për kurimin e epilepsisë.
– Ndihmon në kurimin e Tumorit në tru.
– Forcon kockat.
– Ndihmon për kurimin e dhimbjeve të kyçeve.
– Qetëson dhimbjet e muskujve dhe indet lidhëse.
– Kuron çrregullimet e syve dhe forcon shikimin.
– Forcon kyçet dhe dhe largon dhimbjet e tyre.
– Qetëson dhimbjet e kokës.
– Ruta e kombinuar me shafran lufton stresin, mërzitjen, zemërimin dhe çrregullimet psikike.
– Qetëson dhimbjet e shpinës.
– Ruta e kombinuar me mender dhe karafil, largon të përzierat dhe vjelljet e shpeshta.
– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve reumatike.
– Qetëson dhimbjet e nervit shiatik.
– Lehtëson qarkullimin e gjakut.
– Ndihmon për kurimin e variçeve dhe celulitit.
– Lufton ngrirjet e gjakut dhe arteriosklerozën.
– Ndihmon për kurimin e Diabetit.
– Forcon stomakun dhe ndihmon tretjen.
– Lehtëson dhimbjen e dhëmbëve dhe largon erën e keqe të gojës.
– Pastron mitrën dhe kuron çrregullimet menstruale.
– Qetëson dhimbjet e veshit, largon ethet.
– Lufton diarrenë dhe lufton anoreksinë.
– Kuron çrregullimet e shpretkës dhe verdhëzën.
– Shpërbën dhe largon erën e keqe nga trupi.
– Ndihmon për kurimin e astmës.
Kujdes!!
– Nuk është i këshillueshëm për gratë shtatzëna as gjate gjidhënies.
– Nuk duhet marrë me doza të larta, sepse mund të shkaktojë helmim.
– Mund të shkaktojë alergji, skuqje lëkure, kruajtje.