Syri diabetik (Retinopatia)

Published On: December 31st, 2022Categories: Diabeti0 Comments on Syri diabetik (Retinopatia)

Syri diabetik (Retinopatia); nga komplikacionet e Diabetit

 

Retinopatia diabetike është dëmtimi i retinës (Cipa më e brendshme e kokërdhokut të  syrit, që është e ndjeshme ndaj dritës dhe që ia përçon ndijimin nervit pamor, rrjetëza e syrit), një ndërlikim që mund të ndikojë njerëzit me diabet. Retinopatia është shkaku më i zakonshëm i verbërisë në mesin e njerëzve në moshën e punës.

Çfarë e shkakton retinopatinë?

Për të parë, drita duhet të jetë në gjendje të kalojë nga pjesa e përparme e syrit deri në retinë, duke u fokusuar nga lentet. Retina është shtresa dritë-ndjesuese e qelizave në pjesën e prapme të syrit. Ajo e konverton dritën në sinjale elektrike. Këto sinjale dërgohen në tru nëpërmjet nervit optik dhe truri i interpreton ato për të prodhuar imazhet që ju shihni.

Një rrjet delikat i enëve të gjakut furnizon retinën me gjak. Kur këto enë të gjakut bllokohen, pikojnë ose të rriten pa kriter, retina dëmtohet dhe nuk është në gjendje për të punuar si duhet. Retinopatia është dëmtimi i retinës.

Rreziqet për sytë tuaj

Nivelet e vazhdueshme të larta të glukozës mund të çojnë në dëmtimin e syve. Për të reduktuar rrezikun e problemeve të syrit, glukoza në gjak, tensioni i gjakut dhe yndyrnat e gjakut duhet të mbahen brenda një norme të synuar, e cila duhet të miratohet nga ju dhe ekipi juaj i kujdesit shëndetësor. Qëllimi i trajtimit të diabetit me një mënyrë jetese të shëndetshme, është arritja e këtyre objektivave të miratuara.

Pirja e duhanit gjithashtu luan një rol të madh në dëmtimin e syve; në qoftë se ju pini duan, lënia e tij do të jetë jashtëzakonisht e dobishme.

Llojet e retinopatisë

Ka lloje të ndryshme të retinopatisë: retinopati e sfondit, makulopati dhe retinopati proliferative.

  • Retinopatia e sfondit

Ndryshimet e hershme të dukshme në retinë janë njohur si retinopati e sfondit. Kjo nuk e ndikon shikimin tuaj, por duhet të monitorohet me kujdes. Kapilarët (enët e vogla të gjakut) në retinë bllokohen, mund të fryhen pak (microaneurysm) dhe mund të rrjedhin gjak (hemorragji) ose lëng (eksudate).

  • Makulopatia

Makulopatia ndodh kur retinopatia e sfondit është në ose rreth Makulës. Makula është zona më e përdorur e retinës. Ajo siguron vizionin tonë qendror dhe është thelbësore për vizion të qartë të detajuar. Nëse lëngjet rrjedhin nga enët e zgjeruara të gjakut, ato mund të grumbullohen dhe të shkaktojnë ënjtje (edemë). Kjo mund të çojë në humbje të vizionit, veçanërisht për të lexuar dhe parë detajet, dhe çdo gjë mund të duket e paqartë.

  • Retinopatia proliferative

Retinopatia proliferative ndodh kur retinopatia e sfondit zhvillohet dhe zona të mëdha të retinës privohen nga furnizimi i duhur me gjak për shkak të enëve të gjakut të bllokuara dhe të dëmtuara. Kjo stimulon rritjen e enëve të reja të gjakut për të zëvendësuar ato të bllokuara. Këto enët e gjakut në rritje janë shumë delikate dhe rrjedhin pak gjak. Gjakderdhja (hemorragjia) shkakton një rrëpirë indesh që fillojnë të tkurren dhe të tërheqen në retinë, duke çuar në shkëputjen e saj dhe ndoshta duke shkaktuar humbjen e vizionit apo verbërinë.

Pasi retinopatia ka arritur në këtë fazë, zakonisht trajtohet me terapi me lazer. Rrezet e ndritshme të dritës lazer bëjnë djegie të vogël për të ndaluar rrjedhjen dhe për të ndaluar rritjen e enëve të reja të gjakut, por kjo nuk e korigjon problemin në mënyrë rrrënjësore, por vetem përkohësisht, sepse gjëndja do të ripërsëritet për shkak të kushteve të tjera të sëmundjes së diabetit.

Produktet bimore për Retinopatinë Diabetike

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook