Symprehti – Euphrasia rostkovania

 

Arabisht: العرقون.

Anglisht: Eyebright.

Emri shkencor: Euphrasia rostkovania L.

Familja: Orobanchaceae.

Syri i mprehtë është bimë barishtore me gjatësi 10-30cm, lulet me ngjyrë blu, të bardhë, rozë dhe vjollcë. Syri i mprehtë i referohet një gjinie të gjërë prej 450 lloje.

Orgjina e bimës është Evropa, rritet në mënyrë të egër në Bullgari, Hungari dhe në ishujt Britanik. Emri i bimës rrjedh nga fjala greke dhe do të thotë gëzim, lumturi, kënaqësi. Është përdorur edhe nga austriakët si çaj për kurimin e çrregullimeve të syve dhe të traktit gastrointestinal. Bima kultivohet në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës për qëllime mjekësore. Kryesisht për sëmundjet e syve, sëmundjet akute dhe jo-akute të tyre. Si dhe për proplemet e frymëmarrjes.

Pjesët e bimës ë përdoren: kërcelli, gjethet dhe lulet.

Përmbajtja aktive e bimës: Phenolic compounds, organic acids, sterols and fatty acids. 6 Hydroxycinnamic acids, 9 flavonoids, seven organic acids, 9 fatty acids. borneol, camphor, carvacrol, carvone, caryophyllene, p-cymene, estragole, eucalyptol, limonene, linalool, menthol, menthone, -myrcene, terpinene, thymol ,antibiotics ciprofloxacin , tioconazole, dimethyl sulfoxide, etj.

 

Sëmundjet që kuron symprehti

– Infeksionet e syve dhe dobësinë e tyre.

– Kuron infeksionet e konjunktivës së syrit .

– Kuron daljen e lotëve në mënyrë të pavullnetshme.

– Inflamacionin e qepallave.

– Shikimin e dobët.

– Kuron lodhjen e syve dhe çrregullimet e vizionit.

– Ndihmon shume njerezit me Albinizem per problemet me shikimin dhe ngjyren e syve.

– Infeksionet e sinusitit dhe kollës.

– Dhimbjen e fytit dhe largon gëlbazën.

– Largon dhimbjen e kokës.

– Ndihmon për kurimin e infeksionit të veshit dhe mukozën e brëndëshme të tij.

Përdorimi i jashtëm dhe i brëndshëm

  • Përdorim i jashtëm për problemet e syve

– Pastron sytë me ujin e përfituar nga zierja e bimës.

– Gjysmë luge nga bima e shton në një filxhan çaji me ujë të sapo valuar. Pasi e kullon, e përdor të vakët për larjen ose lyerjen e syve tre herë në ditë.

  • Përdorim i brëndshëm

– Për të kuruar sëmundjet e përmëndura më lart, 2 gram nga  bima i shton në një filxhan me ujë të sapovaluar, e lë te mbuluar për 10 min dhe e pi, tre herë në ditë.

Kujdes!!

– Bima ka shumë elementë aktiv dhe duhet përdorur me masë dhe kohë të caktuar.

– Nuk është e këshullueshme gjatë shtatzanisë as gjatë gjidhënies.

– Nuk duhet përdorur më shumë se dy gram në ditë.