Supë për të mundur lodhjen dhe stresin tek pacientët me kancer

 

Kur keni lodhje, nganjëherë është shumë e vështirë për të detyruar veten të gatuani një vakt të mirë për ju ose familjen tuaj.

Megjithatë, pikërisht kjo është ajo që ju nevojitet – një vakt i mirë i gatuar në shtëpi, që mund t’ju japë energji, t’ju ushqejë dhe t’ju japë një ndjenjë rehatie.

3 Udhëzime që duhet të ndiqni për përgatitjen e supave

  1. Gjithmonë përfshini proteina në supë
  2. Përdorni të paktën një shije primare
  3. Përfshini një minimum prej 5 perimeve

Arsyeja pse keni nevojë për proteina në supë për të larguar lodhjen, është sepse proteinat sigurojnë kalori dhe mbrojnë përmbajtjen e karbohidrateve në supë.

Një ushqim shumë i lartë në karbohidrate – madje edhe në supë – do të krijojë lodhje. Por kur një ushqim ka sasinë e duhur të karbohidrateve, ju merrni energji dhe e lini lodhjen prapa.

Përbërësit kurativ të perimeve ndihmojnë të largoni  lodhjen, sepse janë plot me ushqyes që aktivizojnë rrugë të shumta biokimike dhe metabolike në trup.

Këtu është një recetë e shkëlqyer dhe e thjeshtë

 Përbërësit

– Xhenxhefil i freskët

–  1 qepë dhe pak hudhër

– ½ kg pulë organike.

– Erëza; rigon ose bërzilok të freskët, majdanoz, piper dhe kripë.

– 1 patate, 1 karrotë, 2 domate.

– 2 lugë vaj ulliri.

– 2 gota ujë.

Përgatitja

– Fillimisht shtoni vajin e ullirit në tenxhere, qepën dhe hudhrat, dhe i përzieni për 2 minuta.

– Shtoni mishin e pulës dhe i përzieni për 10 min.

– Me pas shtoni karrotat e prera në rrathë, patatet, domatet e prera në kubikë. I lini në zjarr derisa të avullojë lagështira e tepërt.

– Shtoni ujin dhe e lini të ziejë në temperaturë të ulët për 20 min, dhe më pas shtoni erëzat.

– I lini të ziejnë për 5 min të tjera dhe supa është gati.

Servireni të ngrohtë!