Një Supë më e fortë se antibiotikët

 

Nëse doni lehtësim nga gripi, infeksionet, dhimbjet e veshëve dhe shumë probleme të tjera, atëherë përdorni hudhër, qepë të kuqe dhe trumzë në supën tuaj, dhe kjo do të shkatërrojë viruset dhe do të forcojë imunitetin e dobët.
Ky është një ilaç i fuqishëm për sëmundje të ndryshme. Supa e hudhrave mund të shkatërrojë pothuajse çdo bakterie dhe virus.

Hudhra lufton me sukses viruset e reja dhe mutatet, falë alicinës kimike që zotëron. Kjo lëndë njihet prej shumë kohësh  për fuqinë e saj anti-bakteriale dhe anti-fungale. Hulumtimet tregojnë se alcini gjithashtu na ndihmon për uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut.

Këtu është receta për këtë supë

Përbërësit

– 40 thelpi hudhra (të pastruar)

– 2 lugë gjelle gjalpë

– 2 lugë vaj ulliri

– 2 qepë të kuqe të mëdha të grira

– 1 lugë çaji trumzë të freskët (copëtuar)

– 6 gota (250ml secila) lëng pule organike

– Erëza (majdanoz, rigon, gjethe dafine)

– 3 gota me bukë nga gruri i plotë (të prera në kube)

– 1 filxhan me salcë kosi

Përgatitja

Ju duhet ta ngrohni furrën në 180 gradë. Pritini hudhrat dhe piqini në furrë për 20 minuta. Shtoni  vajin  e ullirit dhe gjalpin në një tenxhere, përziejini qepët për 10 min. Shtypini hudhrat dhe shtojini në tenxhere. Përziejini të gjitha dhe shtoni trumzën, lëngun e pulës dhe erëzat.

Uleni temperaturën, shtoni bukën dhe lëreni të ziej për 5 minuta derisa buka të jetë e butë.

Vendoseni gjithë përzierjen në blender  deri sa përzierja të jetë e plotë. Kthejeni atë në tenxhere dhe shtoni ​​dhe salcë kosi nëse doni. Supa është gati!