Supë Brokoli Kundër Kancerit

 

Përzierja e brokolit bën një supë të shkëlqyer, të shëndetshme dhe të butë – përkundër faktit se kjo supë me të vërtetë nuk përmban asnjë krem.

Brokoli mund të luftojë tumorin, por përshtatshmëria e tij lidhet me mënyrën se si gatuhet. Arsyeja është se brokoli përmban një katalizator të quajtur myrosinase që mund të sjellë sulforaphane, që është  armiqësor ndaj qelizave malinje.

Teknikat e gatimit si skuqje dhe gatim në mikrovalë, i shkatërron lëndët myrosinase.

Mënyra më e përshtatshme e gatimit të brokolit është me avull dhe i shtuar në supë. Në këtë mënyrë,  fibrat e dobishme të brokolit, phytonutrients dhe mineralet e ndryshme, mbijetojnë gjatë procedurave të gatimit.

Përbërësit:

  • 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1 qepë të mesme, të copëtuar imët
  • 2 gjethe selino, të copëtuar imët
  • 2 patate të mesme, të qëruara dhe të prera në kubik
  • 1 gotë brokoli të zier në avull
  • 1 tufë mesatare brokoli të freskët
  • 1 filxhan qumësht bajame
  • Kripë dhe piper të zi
  • ¼ filxhan djath dhie

Mënyra e përgatitjes:

  • Nxehni vajin mbi nxehtësinë e mesme në një tenxhere të madhe. Shtoni selino dhe qepë, dhe i përziejini për katër minuta, derisa të zbutet.
  • Shto patatet dhe brokolin, përziejini për dy minuta të tjera.
  • Shtoni qumështin e bajames.
  • Shtoni kripë dhe piper për shije.
  • Ulni nxehtësisë, dhe lëreni të ziej për njëzet minuta.
  • Kur të ziejë, vendosini përzierjen në një blender dhe grijeni.
  • Shërbeni supën, dhe zbukurojeni me djath të grirë dhe brokoli.

Shërbejeni këtë supë me bukë të zezë dhe sallatë, dhe kjo pjatë do të jetë jo vetëm e shijshme, por shumë kuruese.