Suaeda Vermiculata L; Bimë shkretinore me veti kurative të veçanta

 

Arabisht: السويداء الدودية

Anglisht: Seepweeds

Emri shkencor: Suaeda Vermiculata L

Familja: Amaranthaceae

Suaeda Vermiculata është bimë shkurre shumëvjeçare, me gjelbërim të përjetshëm, me degëzime të shumta, me lartësi 0.3m, me lule të gjelbërta ose të kuqërreme, qw lulëzon nga korriku deri në tetor dhe nuk mund të rritet në hije.

Origjina e Suaeda Vermiculata është Gadishulli Arabik, Afrika e Veriut, Jordania, Palestina dhe Somalia. Ajo gjendet në rrafshinat e rërës, në vende gurore, dhe në luginat e shkretëtirës.  Gjethet kanë një aromë të  këndshme e të kripur, dhe i bëjnë ato një shtesë të këndshme në sasi të vogla në sallatë. Farat janë burim i vajit ushqimor me cilësi të lartë të pasur me acide yndyrore të pangopura.

Pjesët që përdoren:  Kërcelli, gjethet, farat.

Dobitë mjekësore të Suaeda Vermiculata

– Ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat.

– Nga veçoritë kryesore të bimës është shfaqja e aktivitetit të saj të fuqishëm atibaktrial dhe antioksidant.

– Bima ka treguar gjithashtu aktivitet hepatoprotective.

– Punon si laksative dhe diuretike.

– Ndihmon në kurimin e çrregullimeve të tretjes.

– Pastron mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes.

– Qetëson dhimbjet dhe largon ethet.

– Qetëson dhimbjet e dhëmbëve dhe lufton infeksionin e mishrave të dhëmbëve.

Ndihmon për kurimin e plagëve.