Potenciali i Bimëve Shkretinore (eBook)

SKU eb000102
€175.00
In stock
1
Product Details

Potenciali i Bimëve Shkretinore - Studime Shkencore Mbi Efektet Kurative të 70 Bimëve Shkretinore (eBook - 155 Faqe)


E thënë thjeshtë, mjekësia ka 2 shtylla bazë: Mjekun dhe Ilaçin. Mjeku i mirë njihet nga mjeshtëria në kirurgji, kurse ilaçi i mirë njihet nga efikasiteti dhe mos pasja efekte anësore.

Baza e ilaçit efektiv të sigurtë dhe pa efekte anësore është natyra me bimët e saj të shumëllojshme ku deri më sot numërohen rreth treqind mijë (300.000) lloje bimësh dhe pemësh të ndryshme anembanë botës, dhe një bimë nuk përmban më pak se 50 lëndë aktive, madje me analizimin e të gjitha pjesëve të bimës, ato lëndë e kalojnë numrin 100 lëndë aktive!

Kur gjendesh përballë një numri kaq të madh bimësh dhe lëndësh aktive, sfida e kërkuesve në bimët mjekësore qëndron në zbulimin dhe zgjedhjen e bimëve që janë më efektive dhe më të sigurta se të tjerat për kurimin e sëmundjeve të caktuara, e sidomos atyre të rënda dhe të pashërueshme nga mjekësia konvencionale, si kanceri, diabeti, hepatiti, sëmundjet autoimmune, etj.

Në këtë libër elektronik do të zbuloni 70 bimë të shkretëtirës për të cilat janë kryer kërkime shkencore laboratorike bashkëkohore dhe prova në njerëz për periudha kohore shumë të gjata, madje që prej mijëra vjetësh.

Këto bimë kanë tërhequr vëmendjen e mjekësisë moderne të botës Perëndimore me qëllim të arritjes në ilaçe efektive dhe pa efekte anësore për sëmundjet kërcënuese që i kanë pushtuar, por metodologjia e ndjekur në prodhimin e ilaçeve, qoftë edhe me bazë bimore, është kyçi i suksesit, dhe për këtë “nuk ka shkollë si ajo e lashta”!
Zgjedhja e bimëve dhe kombinimi i tyre me kujdes në varësi të sëmundjes dhe gjendjes së pacientit është sekreti i suksesit, prandaj jo çdokush mund të përdorë bimët mjekësore për kurim, madje ato nuk mund të përdoren pa përshkrimin e mjekut herbalist të specializuar, sidomos kur bimët kanë lëndë aktive të forta, siç janë bimët shkretinore.

Shënim!
Ky libër është për kulturë dhe njohuri, dhe jo për t’u praktikuar në shtëpi në mënyrë vetjake dhe pa udhëzimet e mjekut herbalist që i njeh mirë dhe ka përvojë në përdorimin e bimëve që përmenden këtu.

Libri ka 155 Faqe me dimension (Letter: 816x1056) dhe gjendet në 3 formate elektronike:

1. .EPUB - për Smartphone, iPad dhe Kompjuter (Kërkohet instalim aplikacioni Epub Reader)

2. .MOBI - për Amazon Kindle (Kërkohet instalim aplikacioni Kindle for Amazon)

3. .PDF – për të gjitha aparatet elektronike (Kërkohet instalim PDF Reader)

4. .HTML FlipBook për të gjitha aparatet (Nuk kërkohet kërkohet asnjë aplikacion)

Save this product for later