Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Storax

Storax

Storax; Antibakterial, antibiotik natyral, forcues imuniteti, pastrues i mushkërive, gjakut dhe zorrës, forcues i sistemit nervor dhe zemrës

 

Arabisht: الإصطرك لبان جاوي،

Anglisht: Storax, storax balsam

Emri shkencor: Styrax tonkinensis L

Familja: Styracaceae

Storax është pemë shumëvjeçare, me gjelbërim të përjetshëm,  me lartësi 4-15 m, me lule të bardha, të dëndura e të varura.  Benzoin /bɛnzoʊ.ᵻn/ ose benjamin është një rrëshirë e marrë nga pema Styrax. Ajo është përdorur në parfume, disa lloje të temjanit, si një aromatizues, dhe në mjekësi .

Origjina e Storax është Azia Juglindore. Emri i tij, erdhi nga Arabishtja Luban Jaui (لبان جاوي  ). Benzoin është quajtur edhe storax, dhe nuk duhet të ngatërrohet me balsamin me të njëjtin emër të marrë nga familja Hamamelidaceae.

Benzoin është një përbërës i zakonshëm në temjan dhe  parfume për shkak të aromës si vanilje dhe fiksative. Gum benzoin është një komponent i rëndësishëm i llojit të temjanit. Ai është përdorur në shtetet arabe të Gjirit Arabik dhe Indisë. Në shtetet arabe ai është parfumi i preferuar për ajrosjen e shtëpive dhe xhamive. Ata e konsiderojnë atë si parfumin më të mirë për qetësimin e mendjes, zemrës dhe largimin e magjisë ose syrit të keq. Bediuniët e përdorin storax edhe për të përzënë insektet dhe gjarpërinjtë.  Ai është përdorur në kozmetikë, në qirinj aromatike,  si një aromatizues në pijet joalkoolike, çamçakëz, qumështit të ngrirë, xhelatin, puding, dhe karamele.

Avicena (Ibn Seena, ابن سینا) ka shkruajtur për storax në librin e tij,  “Ligji i mjekësisë” (القانون في الطب). Ai tregon se rrëshira storax e përzier me substanca të tjera shndërrohet në një antibiotik dhe material të mirë për forcim dhe tonik.

Aktiviteti antibiotik i rrëshirës storax është kryesisht për shkak të acidit benzoik të bollshëm që gjendet në të.

Vecoritë e storax: Antidepressant, carminativ, cordial, deodorant, disinfektant, relaxant, diuretic, expectorant, antiseptic, vulnerary, astringent, anti-inflammatory, anti-rheumatic and sedative substance.

Dobitë mjekësore të Storaxit

– Forcon sistemin imunitar dhe lufton viruset.

– Forcon kujtesën dhe përqëndrimin.

– Qetëson dhimbjet.

– Qetëson sistemin nervor, largon mërzitjen, ankthin, depresionin dhe stresin.

– Ndihmon në kurimin e astmës.

– Pastron mushkëritë, nxjerr gëlbazën dhe lehtëson rrugët e frymëmarrjes.

– Forcon zemrën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

– Ndihmon në largimin e substancave toksike nga gjaku, ul presionin e gjakut, ndihmon për humbjen në peshë.

– Antiseptik dhe dezinfektues: Komponentët si Benzaldehyde, benzoic Acid dhe benzolin benzoate janë mikrobëvrasës shumë efektiv, baktericid, këpurdhëvrasës dhe substanca antivirale.

– Carminativ dhe Anti-gazrave; bima ka veti carminative dhe anti-gazrave. Kjo ndihmon në largimin e gazrave nga stomaku dhe zorrët dhe heq inflacionin e zorrëve. Relakson tensionin muskulor në zonën e barkut, ndihmon tretjen dhe përmirëson oreksin.

– Deodorant i shkëlqyer; Duke qenë shumë i pasur me aromë, ai është deodorant për trupin dhe dhomat. Në qoftë se aplikohet në trup, largon erën e trupit si dhe mikrobet që shkaktojnë erën.

– Astringent: forcon muskujt dhe lëkurën.

– Nëse përdoret si një gargarë, forcon mishrat e dhëmbëve.

Shënim!

Storax është i sigurtë nëse nuk e tepron me marrjen e tij.

Artikull i ngjashem – Temjani

By | 2017-05-02T16:12:37+00:00 May 2nd, 2017|Bimë Mjekësore|Comments Off on Storax
error: Alert: Content is protected !!