Stomaku, shtëpia e sëmundjeve

Shëndeti i gjithë trupit fillon nga stomaku. Ushqimet që ju konsumoni, vendosin nëse do jeni i shëndetshëm apo i sëmurë. Për tretjen e ushqimit në stomak duhet të jetë disponueshmëria e një lloji të veçantë të enzimeve përgjegjëse për tretje, jo-disponueshmëria e këtyre enzimave do të çojë në tretje të dobët të proteinave dhe kështu do të ndodhë çekuilibër i sheqerit në gjak (duke rritur dëshirën për të ngrënë sheqer), mbipeshë, sëmundje tumorale, ulçër dhe kancer të stomakut dhe zorrëve, dhimbje barku, kocka të dobëta, dhëmbë të dobët, rënie floku, thonj të brishtë, infeksione, sëmundje të mushkërive, etj.

Ja disa këshilla  këshilla për të rritur këto enzima

– Rritja e konsumimit të perimeve të papërpunuara në dietën tuaj të përditëshme.

– Rritja e konsumimit të sasisë së frutave të freskëta, sidomos papajës, ananasit dhe fiqve.

– Konsumimi i brokolit, lulelakrës, karrotat, selinos, domatet dhe avokado.

– Konsumimi i përditshëm i kosit të bërë në shtëpi.

– Konsumimi i drithërave të plota si: gruri, elbi, tërshëra.

– Thjerrëzat janë gjithashtu të rëndësishme, të tilla si: fasulet, qiqrat, orizi, bizelet dhe bamjet.

– Farat ndihmojnë sistemin tretës; arrat, bajamet, fëstëku, lajthia, fara kungulli, fara luledielli (të gjitha këto mund t’i hani para ose pas buke, pa kripë dhe jo të pjekura).

Për të ruajtur shëndetin e stomakut dhe shëndetin e përgjithshëm të trupit ju nuk duhet të konsumoni:

Pije të gazuara

– Shmangni alkoolin.

– Stop pirjes së duhanit.

– Mishin e kuq ( ju mund të konsumoni mishin e pulës organike, mishin e lepurit, mishin e devesë).

– Ushqimet e konservuara.

– Qumështin ( përveç qumështit të dhisë dhe qumështit të devesë)

– Ëmbëlsirat artificiale.

– Sheqerin e rafinuar.

– Ushqimet e shpejta.

– Ushqimet e skuqura.