Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Stellaria media, bimë e pasur me lëndë kuruese

//Stellaria media, bimë e pasur me lëndë kuruese

Stellaria media, bimë e pasur me lëndë kuruese

Stellaria media, bimë e pasur me lëndë kuruese

 

Arabisht: حشيشة القزاز

Anglisht: Chickenwort, craches, maruns.

Emri shkencor: Stellaria media L.

Familja: Caryophyllaceae.

Stellaria është bimë barishtore njëvjeçare, me gjatësi 40 cm, me gjethe ovale  e të kundërta, me lule të bardha me pesë petale, që mbyllen gjatë natës ose kur qielli është me re.

Origjina e bimës është Azia, Evropa dhe Amerika e Veriut. Ajo është shumë e zakonshme edhe në shkretëtirë. Është përdorur në kuzhinën kineze dhe si ilaç bimor për kurimin e ftohjes. Bima përmban shumë kalori dhe është konsumuar si sallatë. Ajo kultivohet në pranverë. Gjethet e bimës janë të shijshme dhe të pasura me veti kuruese. Stellaria rrjedh nga fjala ‘stellar’ që do të thotë ‘yll’. Media rrjedh nga latinishtja që do të thotë ‘midis’, ‘ndërmjet’, ‘i mesëm’.

Elementët aktiv: Anthraquinones emodin, parietin (physcion), questin, flavonoid kaempferol-3,7-O-α-L-dirhamnoside, phytosterols β-sitosterol , daucosterol, 1-hexacosanol. apigenin 6-C-beta-D-galactopyranosyl-8-C-alpha-L-arabinopyranoside, apigenin 6-C-alpha-L-arabinopyranosyl-8-C-beta-D-galactopyranoside, apigenin 6-C-beta-D-galactopyranosyl-8-C-beta-L-arabinopyranoside, apigenin 6-C-beta-D-glucopyranosyl-8-C-beta-D-galactopyranoside, apigenin 6, 8-di-C-alpha-L-arabinopyranoside. triterpenoid saponins,  hydroxylated oleanolic acid, vitamina B, iron, vitamin C, gamma-linolenic acid (GLA, the omega-6 fatty acid derivative), saponins, niacin, riboflavin (B2) thiamine (B1), beta carotene (A), magnesium, calcium, potassium, zinc, phosphorus, manganese, sodium.

Vecoritë e bimës:  Anti-inflamator, anticancer , qetësues, laksativ.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, kërcelli, gjethet, lulet dhe farat.

Dobitë mjekësore të Stellarias

– Ndihmon për forcimin dhe kurimin e sëmundjeve të mushkërive, lehtëson frymëmarrjen, lufton tuberkulozin, kollën, gripin, dëbon mukusin ose gëlbazën.

– Bima përmban sasi të lartë të hekurit dhe është përdorur për kurimin e anemisë.

– Largon inflamacionin e mëlçisë dhe yndyrat e tepërta në të.

– Qetëson dhimbjet reumatike dhe parandalon artritin.

– Qetëson dhimbjet e kockave.

– Është konsideruar shumë efektive për trajtimin e kapsllëkut, dhe lehtësimin e shpejtë të dhimbjeve në sistemin e tretjes.

– Ndihmon për të trajtuar cystitis dhe inflamacione të tjera të lidhura me traktin urinar. Si bimë laksative dhe diuretike, ajo ndihmon trupin të shpëtojë  nga substancat toksike.

– Stellaria është përdorur si një agjent detoxifikimi për spastrimin e gjakut nga sëmundje të tilla si Aids, hepatiti dhe leukemia.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve të lëkurës si: plagët, djegiet, kruajtjet, irritimi, ekzema dhe psoriasis.

– Stellaria është një ilaç i vjetër për luftimin e mbipeshës, lehtësimin nga lodhja e skajshme fizike dhe për rivendosjen e metabolizmit në trup.

Shënim!

– Bima është e sigurtë për t’u përdorur nga të gjithë.

– Nuk duhet tepruar në përdorimin e saj.

By | 2017-08-12T01:20:30+00:00 August 12th, 2017|Bimë Mjekësore|Comments Off on Stellaria media, bimë e pasur me lëndë kuruese
error: Alert: Content is protected !!