Spinaqi; Dobitë shëndetësore dhe receta të thjeshta dhe të shëndetëshme
Arabisht: السبانخ
Anglisht: Spinach
Emri shkencor: Spinacia oleracea L
Familja: Chenopodiaceae
Spinaqi është bimë barishtore njëvjeçare, me lartësi deri në 30 cm. me gjethe të thjeshta dhe të ndryshme në madhësi prej 2-30 cm të gjata dhe 1-15 cm të gjëra. Me lule të vogla me ngjyrë të verdhë në të gjelbër. Spinaqi mund të mbijetojë gjatë dimrit në rajone të buta.
Orgjina e spinaqit është Azia qëndrore dhe Perëndimore. Spinaqi mund ta ketë orgjinën në Iran. Në mesjetë u fut prej arabëve në Evropë, pikërisht në Sicili. Botaniku Andaluzian Ibën Avam, në librin e tij thotë se spinaqi është “Udhëheqësi i perimeve”. Gjethet e spinaqit mund të hahen të freskëta dhe të gatuara. Ai përdoret gjerësisht në kuzhinën tradicionale shqiptare.
Elementët përbërës të spinaqit: Energy, Carbohydrates, Sugars, Dietary fiber, Fat, Protein, Vitamins; Thiamine (B1), Riboflavin (B2), Niacin (B3), Pantothenic acid (B5), B6, Folate (B9), C, K, Minerals; Calcium, Iron, Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potassium, Sodium, Zink, Ëater, Fluoride.
Dobitë shëndetësore të spinaqit
– Ndihmon për uljen e kolesterolit.
– Lufton toksinat e mëlçisë dhe ndihmon për kurimin e verdhëzës.
– Ndihmon për kurimin e anemisë, forcon qelizat e kuqe të gjakut dhe lufton toksinat.
– Ndihmon tretjen dhe largon kapsllëkun.
– Konsumimi i rregullt i spinaqit ndihmon për kurimin e Diabetit.
– Mbron zemrën nga sulmet, zvogëlon radikalet e lira, parandalon formimin e kolesterolit.
– Parandalon goditjet në zemër dhe në tru.
– Eleminon radikalet e lira dhe parandalon qelizat kancerore; kryesisht kancerin e stomakut, kancerin e zorrës së trashë, kancerin e lëkurës dhe kancerin e gjirit.
– Forcon shikimin, rrit nivelin e glutathione e cila luan rol të rëndësishëm në parandalimin e cataracts.
– Rrit imunitetin e trupit.
– Nxit zhvillimin e shëndetshëm të kockave.
– Ndihmon për kurimin e ulçërave, qetëson dhimbjet menstruale, dhimbjet e dhëmbëve, largon ethet.
– Largon stresin dhe lehtëson gjumin.
– Parandalon dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe parandalon plakjen e lëkurës.
– Ndihmon për kurimin e puçërrave të rinisë, ekzemës dhe psoriasis.
– Ruan shëndetin e flokëve, ndihmon dhe përmirëson rritjen e tyre.
– Ndihmon për shëndetin dhe zhvillimin e trurit.
– I dobishëm për fëmijët dhe gratë shtatzëna.
Kujdes!
Pacientët që marrin medikamente për zemrën dhe presionin e gjakut nuk duhet të konsumojnë spinaq, sepse mund të shkaktojë mpiksje të gjakut dhe mund të mos lejojë qarkullimin e tij.
Si mund të gatuajmë spinaq në mënyrë të shëndetshme?
– Supë me spinaq ( për 4-5 persona)
Përbërësit
– 400 gram spinaq të larë dhe të prerë.
– 1 lugë hudhër të grirë imët.
– 2 lugë vaj ulliri.
– 1 gotë qumësht.
– Kripë + piper + kumin + limon.
Përgatitja
Në një tenxhere vendosni hudhrën dhe shtoni vajin e ulllirit.
Shtoni spinaqin dhe e përzieni në temperaturë mesatare për dy minuta.
Shtoni gotën me qumësht + kripë, piper dhe kumin, dhe lëreni të ziejë për pesë minuta.
Vendoseni në pjatë dhe mund ti shtoni limon.
– Sallatë me spinaq dhe mollë për 3-4 persona
Përbërësit
– ½ kilogram spinaq të grirë në copa të vogla.
– Mollë e prerë në copa të vogla.
– 2 domate të prera.
– Disa kokrra luleshtrydhe
– 2 qepë të njoma të prera.
– 20 gram arra.
Për salcën
– 3 lugë lëng limoni.
– 2 lugë vaj ulliri.
– 4 lugë uthull balsamic ose molle.
– Kripë.
Përgatitja
Në një pjatë të thellë vendosni përbërësit dhe shtoni salcën e përzier më pare.
I përzieni mirë të gjithë bashkë.
Dekorojeni me arra dhe mund ta servirni.
– Pije me spinaq
Përbërësit
– ½ gote me lëng molle.
– 2 gota me spinaq të copëtuar imët.
– ½ avokado e copëtuar.
– 1 mollë të qëruar dhe të copëtuar.
Përgatitja
Kombino lëngun e mollës, spinaq, mollën dhe avokadon në grirëse, grijeni për një min.
Gjatë grirjes shtoni 2 gota ujë ose më shumë për të arritur trashësinë e duhur, vendoseni në gota dhe mund ta servirni.