Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Spelt

Gruri i lashtë “Spelt”

 

Arabisht: العَلَس

Anglisht: Spelt, dinkel wheat

Emri shkencor: Triticum spelta L

Familja: Poaceae

Spelti – Gruri i lashtë, është bimë barishtore, me kërcell të drejtë e të nyjëzuar, me gjethe të holla e të gjata, me fara të gjata e me ngjyrë kafe të zbardhur. Spelti është i ngjashëm me format e tjera të grurit.

Orgjina e grurit të lashtë – spelt është Egjipti. Spelti ka qenë element kryesor i rëndësishëm i mesjetës në disa pjesë të Evropës, që nga koha e Epokës së Bronzit e deri në kohët mesjetare. Kjo bimë është nga bimët më të vjetra në tokë dhe njihet prej më shumë se 8000 vitesh.

Spelti është bimë e fortë dhe rezistuese ndaj thatësirës, nxehtësisë dhe tokës së varfër. Spelt është përmëndur edhe në Bibël: Ezekiel 4:9, thuhet: “Merr me vete grurë (spelt), elb, bathë, thjerrëza, mel, futi në një enë dhe bëji bukë”. Spelti konsiderohet më i shëndetshëm se gruri dhe mund të konsumohet edhe nga indivitët që u ndalohet gluteni.

Elementët përbërës të speltit: Amino-acids, Energy, carbohydrates, sugars, dietary fiber, fat, protein, vitamins, B1, B2, B3, B4, B5, B6, B6, B9, E, calcium, iron, magnesium, manganese, phosphorus, potassium, sodium, zink, selenium, copper, fluoride.

Dobitë shëndetësore të grurit të lashtë – Spelt

– Ndihmon në rregullimin e metabolizmit në trup.

– Ndihmon në krijimin e hormoneve seksuale.

– Rrit qarkullimin e gjakut, ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve dhe shmang aneminë.

– Përmirëson dhe forcon shëndetin e kockave.

– Parandalon osteoporozën dhe prishjen e strukturës së  kockave.

– Forcon sistemin imunitar, lufton stresin psikologjik, ankthin dhe infeksionet.

– Ndihmon tretjen e ushqimit, lufton kapsllëkun, gazrat, diarrenë e rëndë.

– Ndihmon në kurimin e ulçërave.

– Ndihmon në ndërtimin e qelizave të reja, rritjen e indeve, forcimin e muskujve dhe organeve të tjera.

– Redukton nivelin e kolesterolit të dëmshëm në trup.

– Rregullon lirimin e insulinës, glukozës ndihmon në kurimin e Diabetit tipit 1 dhe 2.

Kujdes!

– Tek disa individë mund të shkaktojë alergji.

 

 

By | 2017-01-05T23:16:31+00:00 January 7th, 2017|Bimë Mjekësore|Comments Off on Spelt
error: Alert: Content is protected !!