Speci; Dobite shendetesore, Si ta gatuani sa me shendetshem
Arabisht: الفلفل الحلو أو الفلفل الرومي
Anglisht: Bell pepper, pepper
Emri shkencor: Capsicum annuum L.
Familja: Solanaceae.
Speci është bimë barishtore njëvjeçare por mund të mbijetojë edhe disa sezone, me lartësi deri në 30-100cm, me kërcell të butë e të degëzuar, me gjethe vezake, me lule të vogla e të bardha, me fryte të fryra me lëkurë mishtake e me ngjyra të ndryshme, me fara të vogla e të shumta.
Origjina e specit është Afrika dhe më pas u përhap në të gjithë botën. Speci dallohet për shumëllojshmërinë e tij dhe përdorimin e gjerë në gatim. Kina zë vendin e parë për prodhimin e specit, e pasuar nga Meksika dhe SHBA.
Elementët përbërës: flavonoids, Luteolin, quercetin, hesperidin, carotenoids, alfa-carotene, beta-carotene, cryptoxanthin, lutein, zeaxanthin, Hydroxycinnamic Acids, acid ferulic, acid cinnamicEnergy, Carbohydrates, Sugars, Dietary fiber, Fat, Protein, Vitamins; A,Thiamine (B1), Riboflavin (B2), Niacin (B3), Pantothenic acid (B5), B6, Folate (B9), C, E, K, Minerals; Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potassium, Lycopene.
Dobitë shëndetësore të specit
– Forcon sistemin imnunitar dhe lufton radikalet e lira.
– Ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të stomakut, lekuemisë dhe kancerit esophageal.
– Lufton inflamacionet dhe oksidet.
– Mbron shëndetin e syve dhe degjenerimin molekular.
– Ndihmon në normalizimin e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut.
– Qetëson dhimbjet e artritit dhe dhimbjet muskulare.
– Lufton dhimbjet e kokës dhe parandalon sinusitin.
– Ndihmon në shkrirjen e yndyrave dhe uljen në peshë.
– Parandalon plakjen e lëkurës dhe forcon flokët.
– Ndihmon sistemin nervor dhe ripërtërin qelizat.
– Përmirëson tretjen e ushqimit, lufton hemorroidet dhe parandalon mukozën e zorrëve.
– Ndihmon në kurimin e alergjive, anemisë, astmës.
– Lehtëson simptomat e diabetit,
Si ta gatuani sa me shendetshem?
Speci e ka efektin më të madh në gjendje të freskët, prandaj duhet ta hani sa më shumë si sallatë.
Përbërësit
– Disa gjethe marule të prera.
– 1 spec i kuq i prerë.
– 1 spec i verdhë i prerë.
– Disa gjethe qepë të gjelbërta
– pak djathë të bardhë (copëtuar)
Për salcën
– 2 lugë vaj ulliri
– 2 lugë uthull molle
– 1 lugë hudhër të grirë.
– pak krpë dhe piper.
Vendosni përbërësit në një pjatë, shtoni salcën e përzier më parë, dhe mund ta servirni.