You are here:---Simptomat e Dopaminës së Ulët

Simptomat e Dopaminës së Ulët

2018-11-08T15:53:06+00:00November 8th, 2018|Categories: Të ndryshme|

Simptomat e Dopaminës së Ulët; Si të rritni nivelet në mënyrë natyrale

 

Dopamina është një neuro-transmetues i prodhuar nga truri. Kur lëshohet dopamina, kalon sinapset dhe i bashkëngjitet një receptori dopamine në nervin pasardhës. Nëse nivelet e dopaminës janë të ulëta, nervat nuk mund të përcjellin mesazhet, dhe këtu fillon të shfaqen sëmundje psikike e nervore.

Dopamina ka shumë role të rëndësishme në trup. Ajo stimulon:

– Kreativitetin

– Funksionin njohës

– Vëmendjen

– Funksionin e zemrës

– Shëndetin seksual

– Humorin

– Lëvizjen e muskujve

– Gjumin.

Pra, çfarë ndodh nëse nivelet e dopaminës janë të ulëta?

Kjo mund të ndikojë në personalitetin tuaj. Nivelet e ulëta të dopaminës mund të ndikojnë në kujtesë, mund të jeni më të prirur për të humbur kujtesën, të ndjeheni të pamotivuar, të keni vështirësi të përqëndroheni, të keni vështirësi të flini ose të ndiheni në depresion.

Disa nga faktorët më të zakonshëm të mungesës së dopaminës janë:

– dieta e dobët

– mangësia e lëndëve ushqyese

– çrregullimet e tiroideve

– obeziteti

Kur ulen nivelet e dopaminës, mund të përjetohen ndjenjat e depresionit, trishtimit, paaftësia për t’u fokusuar dhe mungesa e motivimit. Shenjat e mungesës janë simptoma shumë të zakonshme dhe mund të anashkalohen lehtësisht.

Disa nga simptomat përfshijnë:

  1. Apati- plogështi
  2. Djersitje e tepruar
  3. Vështirësi në fokusim
  4. Ndjenja e tepërt e mungesës së shpresës ose fajit
  5. Lodhje
  6. Sjelljet impulsive ose destruktive
  7. Pamundësia për të shijuar kënaqësinë e jetës / ndjenjës
  8. Mungesa e motivimit
  9. Ndryshime në humor
  10. Sëmundja e Parkinsonit
  11. Dembelizëm
  12. Memorie e dobët
  13. Pagjumësi
  14. Shtimi i peshës

Ushqime për të përmirësuar nivelin e dopaminës

Ka mënyra të shumta për të përmirësuar nivelet e dopaminës. E para është të shikoni dietën tuaj. Konsumimi i ushqimeve të përpunuara, konvencionale nuk i  ofrojnë trupit lëndët ushqyesve që i nevojiten. Kalo në ushqimet organike. Shtoni në dietën tuaj ushqime që ndihmojne në rritjen e nivelit të dopaminës, të tilla si:

  • Bajame
  • Mollë
  • Avokado
  • Banane
  • Panxhar
  • Pulë organike
  • Vezë
  • Peshk
  • Perime me gjethe jeshile
  • Kos
  • Vaj ulliri
  • Rigon
  • Kungull
  • Farat e susamit

Ju mund të habiteni kur mësoni se shumë gjëra që tashmë po bëni mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të dopaminës. Të gjitha këto janë mjaft themelore, siç janë:

Mbani një dietë të shëndetshme, të ekuilibruar me ushqime organike të plota. Shmangni ushqimet e përpunuara dhe sheqerin.

Ushtrimi çon në rritjen e niveleve të kalciumit në serum dhe kalciumi transportohet në tru. Kjo nga ana e vet rrit sintezën e dopaminës së trurit.

Meditimi – Meditimi në natyrë të hapur, apo duke parë qiellin me uje dhe duke menduar për madhështinë e Krijuesit, do të rrisë lirimin e dopaminës.

Masazhi – Ka shumë përfitime pozitive nga masazhi i rregullt, tani ju mund të shtoni nivele të rritura dopamine në listë.

Dëgjimi i Kuranit – “Kurani është kurim për zemrat!”,  dhe siç është gjetur në disa studime, kur dëgjon Kuran, truri lëshon dopaminë.

Kaloni kohë në ajër të freskët dhe në rrezet e diellit, të cilat janë të dobishme për shumë çrregullime. Drita ndriçuese ka treguar që përmirëson ndjenjat e mirëqenies në individët me çrregullime sezonale afektive (SAD), depresion dhe çrregullime me ngrënien. Rrezet e diellit lirojnë gjithashtu dopaminë në retinë, e cila është gjithashtu e dobishme për mbajtjen e vizionit të shëndetshëm.

Produktet me përmbajtje bimore janë një mbështetje e fortë e dopaminës, dhe nxitës natyral për trupin dhe trurin. Ato veprojnë në shumë çrregullime në trup, duke kuruar në rrënjë shkakun e uljes së niveleve të saj.

Ushqime që ulin nivelin e dopaminës

Është e rëndësishme të theksohet se disa ushqime mund të ulin nivelet e dopaminës. Sheqeri dhe ëmbëlsirat artificiale janë të parat në listë. Sheqeri në të vërtetë ndryshon kiminë e trurit duke ndërprerë nivelet e dopaminës. Ndërsa sheqeri mund të rrisë nivelet e dopaminës në afat të shkurtër, në fund ai e boshatis dopaminën dhe kontribuon në mangësinë e saj.

Ëmbëltuesit artificial, si aspartamet, do të ulin jo vetëm dopaminën, por edhe serotoninën, një transmetues tjetër që lidhet me transmetimin e impulseve ndërmjet qelizave nervore, ndjenjat e mirëqenies dhe lëvizjes. Kur aspartama metabolizohet në trup, ajo ndahet në fenilalaninë (50%), acid aspartik (40%) dhe metanol (10%). Epërmja e phenylalanine bllokon aftësinë e trupit për të transportuar aminoacide të rëndësishme në tru, duke kontribuar në nivelet e reduktuara të dopaminës dhe serotoninës.

Ushqimet që përmbajnë nivele të larta të yndyrave të ngopura, ulin gjithashtu ndjeshmërinë e receptorëve të dopaminës.

Si të testosh për nivelet e dopaminës

Nëse besoni se nivelet e dopaminës mund të jenë të ulëta, mund të flisni me mjekun tuaj për marrjen e testit të gjakut. Në mënyrë të veçantë, një test për catecholamines, i cili mat sasinë e hormoneve epinephrine, norepinephrine, dhe dopamine në gjak.

Mjeku do ju japë një listë të ushqimeve për t’i shmangur 2-3 ditë para testit dhe çdo specifikim tjetër të kërkuar për këtë test.

Në përfundim

Ka shumë mënyra të thjeshta për të rritur nivelet e dopaminës:

  • Rritja ose përmirësimi i konsumit të ushqimeve të plota.
  • Shtimi i një lloj vetë-kujdesi të tillë si stërvitja, meditimi ose masazhi.
  • Shtimi i produkteve bimore është i nevojshëm për t’i dhënë trurit dhe trupit një nxitje.

Me angazhimin për shëndetin në mënyrë natyrale, çrregullimet në trup do të bëhen pjesë e së kaluarës.