SIMPTOMAT DHE TRANSMETIMI I HBV

 

Simptomat e HBV ndahen në varësi të llojit të Hepatitit, nëse është akut apo kronik, si më poshtë:

Simptomat e Hepatitit B akut

Shumica e të infektuarëve nuk zhvillojnë simptoma gjatë fazës akute të infeksionit me hepatit B. Ndonjë simptomë që mund të shfaqet, është e ngjashme me simptomat e gripit, ku përfshihen: ethet, lodhja, dhimbja e muskujve dhe kyçeve, humbja e oreksit dhe të vjella. Vetëm 1% e individëve të infektuar shfaqin probleme serioze ndërkohë që trupi i tyre është duke luftuar me virusin.

Simptomat serioze përfshijnë nauzenë, të vjellat, zverdhje të lëkurës dhe të syve të quajtur ikter (verdhëz). Stomaku i këtyre pacientëve mund të zmadhohet. Kjo gjëndje është kërcënuse për jetën dhe kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore.

Simptomat e Hepatitit B kronik

Hepatiti B ndryshe quhet dhe infeksion i heshtur sepse shumica e individëve nuk dinë që janë të infektuar. Personat me Hepatit B kronik mund të jetojnë për dekada pa patur asnjë simptomë. Edhe pse nuk kanë simptoma, virusi i Hepatit B shkakton në heshtje dëmtime të mëlçisë per vite me radhë.

Në mëlçi, infeksioni me hepatit B kronik mund të çojë në cirrozë, e cila ëshë një gjëndje ku qelizat e mëlçisë infiltrohen nga indi fibrotik. Kjo e bën mëlçinë më pak efektive, ndërsa në cirrozën e avancuar mëlçia nuk funksionon më duke zhvilluar insufiçiencë hepatike.

Pacientët me hepatit B kronik janë në rrezik për zhvillimin e kancerit të mëlçisë. Simptomat në këto raste nuk janë specifike. Pacientët mund të mos kenë simptoma ose mund të përjetojnë dhimbje abdominale dhe mëlçia e tyre mund të jetë e zmadhuar dhe e enjtur, si dhe mund të kenë humbje në peshë dhe ethe.

Si mund të merret Hepatiti B?

Hepatiti B transmetohet nëpërmjet kontaktit direkt me gjakun e një personi të infektuar, lëngut seminal (spermës), sekrecioneve vaginale, dhe lëngjeve të tjera të trupit.

Disa rrugë nga ku mund të merret hepatiti B janë

– Marrëdhëniet seksuale me një person të infektuar; kjo ndodh zakonisht vetëm në marrëdhëniet jashtë-martesore;

– Përdorimi i të njëjtës shiringë droge;

– Bërja e tatuve dhe vendosja e pirsing duke përdorur mjete josterile ose të përdorura më parë nga shumë njerëz;

– Shpimi me age të kontaminuara (nga kjo mënyrë infektimi janë më të rrezikuar punonjësit e shëndetësisë);

– Bashkëjetesa me persona që kanë hepatitin B; kjo ndodh rrallë.

– Përdorimi i të njëjtës furçë dhëmbësh ose brisku rroje me persona të infektuar;

– Udhëtimi në vende ku Hepatiti B është shumë i përhapur;

– Mosrespektimi i rregullave të sterilizimit te aparaturave tek dentisti;

– Një grua e infektuar mund t’ia kalojë Hepatitin B fëmijës gjatë lindjes ose gjatë ushqyerjes me gji.

Ju nuk mund ta merrni hepatitin B nga:

– Shtrëngimi i duarve me një person të infektuar;

– Përqafimi me një person të infektuar;

– Ulja afër me një person të infektuar.

Në vijim gjeni Udhëzuesin e posaçëm të pacientëve me Hepatit B për trajtimin natyral që kanë nevojë për shërimin dhe jetën sa më cilësore.

Kura Bimore Për Pacientët me HBV

Spektri Autizmit (eBook)

SKU eb000113
€60.00
In stock
1
Product Details

Spektri Autizmit - Udhëzues i Plotë i Trajtimit Natyral për Prindërit me Fëmijë Autikë (eBook - 84 Faqe)

Për faktin se ashpërsia dhe llojet e autizmit ndryshojnë, plus shkaqeve dhe manifestimeve të
ndryshme të njerëzve, trajtimi do të ndryshojë nga personi në person dhe shpesh duhet të jetë i
shoqëruar me porosi për individin.

Trajtimi natyral profesional mbështetet në 3 shtylla kryesore:

1. Kura Bimore Profesionale. Paketa e Mbështetjes së Trurit dhe Kurimit Natyral të Fëmijëve Autik kombinon 3 produkte bimore në një paketë për të siguruar shërimin dhe ushqyesit kryesorë që fëmijët autik kanë nevojë për funksionim optimal të trurit dhe përpunimin njohës.

2. Ndërhyrja dietike. Të ushqyerit është një përbërës jetik në zhvillimin e trurit. Disa ekspertë kanë sugjeruar se raste të caktuara të autizmit mund të jenë si rezultat i mangësive ushqyese ose keqpërvetësimit të ushqyesve nga dieta. Ka edhe sugjerime se simptomat me autizëm mund të shkaktohen si rezultat i keqpërvetësimit dhe intolerancës ndaj ushqimeve të caktuara, veçanërisht produkteve të qumështit, sheqerit, dhe glutenit të përfshirë te gruri dhe produktet e drithërave.

3. Qasjet terapeutike Arsimore. Kjo përfshin edukim të specializuar, si dhe fizioterapi, terapi profesionale, integrim ndijor, modifikimin e sjelljes, dhe terapinë e të folurit. Në varësi të simptomave dhe fushave të vonesës në zhvillim, këto terapi mund të jenë tepër efektive dhe të kombinuara në planin e përgjithshëm të trajtimit. Është e rëndësishme të kuptohet se asnjë nga këto terapi nuk janë ‘zgjidhje të shpejta', por kërkojnë këmbëngulje dhe kohë.

Ky udhëzues elektronik për prindërit me fëmijë autikë përfshin gjithçka duhet të dini për kushtin e fëmijës suaj, trajtimin natyral të padëmshëm dhe pa ilaçe kimike, dhe përgatitjen e fëmijës për një jetë normale, të shëndetshme dhe kreative.

Libri ka 84 Faqe me dimension (Letter: 816x1056) dhe gjendet në 4 formate elektronike:

1. .EPUB - për Smartphone, iPad dhe Kompjuter (Kërkohet instalim aplikacioni Epub Reader)

2. .MOBI - për Amazon Kindle (Kërkohet instalim aplikacioni Kindle for Amazon)

3. .PDF – për të gjitha aparatet elektronike (Kërkohet instalim PDF Reader)

4. .HTML FlipBook për të gjitha aparatet (Nuk kërkohet kërkohet asnjë aplikacion)

Save this product for later